11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

KUJTIM HAJDARI

NUK TË PRITA DOT, O BIR!Fotografia e Kujtim Hajdari
Tre kate ja bëri piramidën e varrit,
Tre kate të derdhur në safi mermer,
Mermeri i zgjedhur veç lule e strallit,
T’vret sytë me ngjyrat dhe natës në terr.

Nëna, me dhimbje të mëdha, e priti kaq ditë,
Dhe sytë iu tretën nga dera e spitalit,
Në qafë t’merrte nipat që i falnin dritë,
Me qeshjet e tyre t’fshinte lotët e mallit.

“Pak dhè të shkrifët dhe një trëndafil,
I thoshte dikur nëna, dua përmbi varr,
Një nga të shtëpisë te koka më mbill,
Uf, sa më rëndove me gjithë këtë barrë!

Pak ujë t’u hedhin dy nipat si pëllumba,
Shpirti do t’i ndjejë e do t’u flasi ëmbël,
N’petale trëndafili do m’shohin se s’humba,
Kujtime të bukura do t’u ndez në zemër.

E di, biri im, e bëre për nam e për nder,
Por mua s’më duhet më asgjë në këtë botë,
Më ka mbetur shpirti që fluturon në erë,
Prej trupit tim që iku e u tret nën tokë.

T’më kishe sjellur nipat do doja më shumë.
Do më shtonin ca ditë e do ikja e kënaqur,
Po ti humbe larg, në pushime e në punë,
E unë s’të prita dot, o bir, kaq sa isha plakur.”
KUJTIM HAJDARI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.