17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Kumrie Avdyl Shala

DIL SHPIRT, SE TË PLASI MALLI!

Syri kërkonte,
Zemra rënkonte,
Sa nuk plasi nga malli,
Malli edhe shkëmbin thërrmon.
Thonë se njeriu është më i fortë se guri,
E guri më i butë se shpirti i përmalluar,
Malli ka rrënjët në thellësi të tiktakut të shpirtit.
Aty i thuhet shpirt dil,
Por prapë rri i stërkequr, duke u zvarritur zvarrë,
Në lëngun e lotit të syrit,
Që çdo ditë rrjedh hajnisht.
E buzeqeshjet nuk mungojnë as atëherë,
Kur zemra është e copëtuar,
Shpirti digjet zjarr,
Për ata që ma dhuruan jetën, dashurinë,
E më mësuan si të përballoj furtunat.
Malli thërrmon gurin,
E shpirtin e njeriut e copëton grimca-grimca.
Ah, bre!
Shpirt, dil!
Mos vdis çdo ditë,
Se rënkimet janë të papërballueshme,
Jetën thajnë,
Si gjethet që than vjeshta në mal.

Nuk desha të qaj, sonte,

Po syri nga malli u shtrydh.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.