MË SHUMË SE SHTATË SHALJAN, E DHAN JETËN PËR VATAN!
Plot një shekull ngritën zânin,
Djemtë Shaljanë e kanë bâ nâmin,
Kanë luftu me krajl e mbret,
Shqipnia e Madhe mos me dekë.
Bajraku i Shalës me shtatë Shaljanë,
Kâmbë turku e shkja mos me lânë,
Me jau sundue ato anë.
Be kanë bâ shtatë Shaljantë,
Ndre Pepa, Vat Nika, Marash Pali,
Hasan Pepa, Çun Luci, Deli Pjetra dhe Ndre Koltona,
Nuk i lshojmë kto trojet tona,
Do i dalim zot vatanit,
Nuk lamë t’huj me u përzi,
Njâ kah njâ n’dhe pa hi.
Shtatë Shaljantë e dhân besën,
N’saraj t’shkojmë, atje të desim,
Nuk do lâmë vezirin me sundue,
Tokat tona me naj punue.
N’kâmë janë çue shtatë shaljantë,
U hallallshiten me nânë, grua, vlla e motër,
U betuan n’pushkë e n’votër,
Se do shkojmë vendin me çlirue,
N’kulla t’vezir n’koft nevoja m’u pushkatue,
Tokat prej vezirit m’i shpëtue.
Kur ndigjoi veziri plak,
Shtatë Shaljantë mrrin n’sokak,
Ju çoi fjalë me dredhi,
Hajdeni burra mrena n’shpi,
Vetëm armët n’trapazan m’i lânë.
T’madhe brtiti ai Marash Pali,
Armët tona s’i lshojmë për s’gjalli,
Bashk me armë e me burrni,
N’odë t’vezirit paskan hi.
Filloi plaku me dredhue,
Ndre Pepa ju ka ngërmue,
Tokat tona vezir m’i lshue,
Mos na bân m’u qarpallu,
Shaljantë s’pritojnë me luftue.
Vat Nika n’kâm âsht çue,
Keq vezirit ju ka ngërmue,
Lshoi trojet, o frigacak,
Ta bâj dekën e t’ngjyj me gjak,
Trojet tona vetë i sundojmë,
Vendin tonë vetë e punojmë.
Ktu anmiku s’e ka vendin,
T’madhe brtiti ai Deli Pjetri,
Jem Shaljanë e forcë kombtare,
Turk e shkja i qesim fare.
Çuni e Ndreja fjalë kanë çue,
E gjithë Shala me nau bashkue,
Mos t’lâjmë kush me na përça,
Mos m’u vra vllau me vlla.
Djemtë e Shalës forcë kombtare
N’Dukagjin e Malsi t’Madhe,
Me beslidhje t’vegjëlisë,
Krahë t’fortë i dhânë Shqipnisë.
Edhe n’Plavë e n’Guci,
Mehmet Shpendi me kushëri,
Nuk lanë vend pa çlirue,
Trojet shqipe m’i bashkue,
Kângë, as darsma mos me pushue.
Shtatë Shaljanve ju ecke fjala,
Si n’kuvende, si n’kanun,
Trojet tona do t’i mbrojmë,
Jetën e japim, hiç s’pritojmë.
N’atë vend ku hyjnë djemtë e Shalës,
Shkon vikama n’skaj të Himarës,
Nuk lanë vend pa e çlirue,
Nuk kanë frigë nga mret e krajli,
Si me lind desin për Shqipni.
Trashëgim ua la i pari,
Me kânë trima djalë pas djali,
Si Shaljantë e Dukagjinit,
I ka rritë nâna rrânzë kufinit,
N’hije t’qarrit e të blinit.
Kta janë trimat e Shalës,
Këta janë trima shekullorë,
S’lanë ushtri me na bâ hor,
Kshtu edhe n’vitin 1890,
Kanë lidhë besën, janë besatue,
Shqipninë nga turku m’pshtue,
Si n’vite 1913 deri ne1998,
Djemte e Shalës kanë bâ namin,
Kurrë përjetë s’tradhtun vatanin,
Po përmendi Shaljantë e Grabocit,
Tafë Avdylin e Sadik Shabanin
Që si trembi as Car Dushanit,
U masakrun per A’te e Fe
Mbrojtën vendin ku kan le.
Demë Avdyl Shala, E Isuf Shaban Shala,
Me flamur çlirimtarë,
Kundër shkaut pushtues mizor,
Sa me pushkë, me bombë në dorë.
Shaljanë t’ri e Shaljanë t’vjetër,
Me amanet t’bacit Isë,
N’histori më i radhitë Trojet tona pa i dallue,
Për këta trima dojmë Më shkrue e më këndue
E shumë t’tjerë që s’u përmenden
Fisi Shalës e ka mbrojt vendin,
Si n’Kosovë, si n’Shqipni,
N’Maqedoni e n’Mal të Zi,
N’Lug t’Preshevës e n’Çamëri,
Krejt kudo që i thonë Shqipni.