KÂNGË E VALLE ME SHARKIJA TË NA RROJË SHQIPTARIJA
Pse po i mbani odat hapun,
Kur burrat kanë ikë, kanë metë gratë,
Ma s’ka xhamadan, as shpatë.
E kângë kreshnike me çifteli pse knoni,
Burrat kanë ikë,
Në oda s’ka frangji, as oxhak me flakë.
Gjithmonë me ândrra do të jetoni.
Ngrihuni n’kâmë, banu burra!
Mos fleni në gjumë me ninulla!
N’tel t’sharkisë mos lshoni piskamë,
Se mërzitët gjithë k’to anë.
Burrat kreshnikë kanë dekë,
Ju mâshkujt po luftoni për karrikë e për pushtet!
Për Shqipni t’Madhe mos knoni!
Mos krrokatni! Mos vajton!
Mos na futni në siklet!
Se pa burra vatani ka metë.
Odat po mbahen për kapereqo!
Eh, odat e shkreta i hangër mortja!
Hej, vikat njâni:
Jemi burra, trima asgana,
Për sharki na ka lindë nâna,
E toka tona t’etërve tanë,
Po naj marrin pllambë për pllambë!
Ne sharkinë nuk po e ndalim,
Nihet kânga n’maje t’malit,
N’bjeshkë t’Rugovês e të Gjerovicës,
N’Shalë t’Bajgorës, t’Mitrovicës,
K’tu âsht trolli i Azem e Shotë Galicës.
K’shtu t’partë s’na patën msu,
Me fal toka pa luftu.
Mbahen odat pa frangjija, pa oxhak e pa qingija,
Knohen kângë me çiftelija
Dridhin zânin në sharkija
O na rroftë e gjithë Shqipnia!
“””””””””””””””””””””””
Dy drangonj nga shkëmbi u hodhën në det,
Trupin e mbretëreshës e nxorën në breg,
Valet e detit me ditë të tëra e lanë e shpërlan,
E rrezet e dielli trupin ia thanë.
Me vite të tëra qëndroi e shtrirë Shtatorja e heroinës në bronz e ngrirë,
E gdhendur me kujdes nga duart e artistit,
Me fustan ngjyrë gri, me pelerinë,
Në qafë sa bukur një shall të rri, Ty mbretëresha ime pehrri.
Dy trima nga valët të shpëtuan,
Akoma pikon mote e stinë, Acar të gjatë e suferinë.
O Zot, kush në det të hodhi, heroinë!
Ashtu të gjymtuar, pa kokë,
Përgjigjën rrufetë dhe një bubullimë.
Dua të plas e të pëlcas,
Nga inatit lotoj e vajtoj,
Kokën kush ta këputi atë ditë,
Kur për ty qanin dhe perënditë.
Të mos tregosh origjinën tënde ilirike,
As në vorbullën e valëve, moj heroike!
Në breg kokën tënde po arnoj,
Shpirt nga shpirti im po të ofroj.
Eh mbretëresha ime!
Deshën ta humbin origjinën,
Emrin e mbiemrin ta fshefen,
S’te lanë as hise, as derman,
As babë, as nënë,
Mëshirë nuk patën ty,
Edhe të dogjën, po nuk të bënë hi.
Emrin Ilire të përjetshëm e ke,
Mbretëreshë si ishe, edhe sot je.
Dhe sot zvarrë pas teje të vijnë valët e Dalmacisë,
Në kryqëzata shekujsh andej e këndej historisë.
Po koha të rimgjalli në Muzeun Aerkologjik sot,
Në Zagrebin mik përjetë e mot.
Diellin në vend të kokës aty e ke,
Iliria edhe andej shtrihej, ishte yti atdhe.
Mbretëreshë, aty mbretëron edhe në skulpturë,
Pa kokë e me dëshminë e shkrumbit,
Për inat të detit e të Danubit.
Aq sa je mbretëreshë, je dhe heroinë,
Ende pikon det dalmatin,
Bashkë me të lashtën suferinë,
E koka diku larg të shkrep si bubullimë.