Në një stan në vërri
Ujqërit lidhën miqësi
Me sheleg me dhën e dhi
Te dy palët dakord ranë
Por ujqërit berra hanë
Kur puna u vete mbarë
Sa uqër janë vrarë
Nga cobanët e parë
Kur në duar u ranë
Që të mos ngatëronin fjalë
Dhanë peng të dy palë
E të rrojnë në qetësi thanë
Por ujqërit e djallëzuar
Lan këlyshët tek dhëntë
Se ato nuk e kuptuan
Dhanë qënt për tu barazuar
Por këlyshët shpejt u rrinë
Dhe ujqër të zot u bënë
Një ditë barinjtë munguan
Edhe ujqërit përfituan
Ujqërit atë ditë
Të gjith bashkë u bashkuan
U hodhën e mbytën bagëtinë
Sa deshën sa dëshiruan
Në një pyll në një breg
Nuk ngeli asnjë sheleg
Se nga dhitë e dhëntë
Nuk shpëtuan as qënte
Gjakëtarët i mbynë
Atje në gjumë tek flijënë
Nuk mbeti asnjë i gjallë
Nga këta të liq gjakëtar
Shok e miq me këtë përrallë
Duhet që ta kuptojmë
Se armiku s’bëhet mik
Dhe as njeriu i lig
Kur s’duhet ti besojmë
Kur u vete puna mbarë
Neve na punojën varrë
Këta të liq gjakëtarë
KUNDRET PULOMEMAJ 14, 10, 2021