29.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

KUR HARROHET POPULLI PËR KARRIGË

 

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

KUR HARROHET POPULLI PËR KARRIGË

 

Kur e tërë bota bënë një luftë me pandeminë e virusit Covid 19. Kur e tërë bota është përqëndruar dhe mobilizuar për të i dalë përballë kësaj pandemia e cila po shkatrron shëndetin e njerëzve në tërë botën, por edhe po merr jetëra mua më duket e palogjikshme që i tërë pushteti duke i mobilizuar të gjitha institucionet e veta duhet të japin deri në maksimum kontributin e tyre që të ndihmojnë në këtë rast. Në këtë gjendje që gjendemi për momentin edhe ne si popull shqiptar duhet të jemi të gjithë të mobilizuar për të e mbrojtur popullin tonë nga kjo pandemi vdekjeprurëse. Ja sot ja kurr duhet të jemi të bashkuar rreth kësaj çështje duke mos shikuar se kush është në pushtet dhe kush në opozitë, por të gjithë bashkarisht të japim kontributin tonë në këtë betejë. Në të shumtën e rasteve kudo që jetojnë shqiptaret jepen disa deklarata nga disa liderë të partive politike për të fituar poena politike në këtë kohë. Ky është një absurd mbi absurdet që nuk mund të kapërdihet. Mbi të gjitha në këtë gjendje shumë të vështirë më së tepërmi më brengos ajo që po ndodhë me vëllezërit e gjakut tim në Republikën e Kosovës kur në këtë kohë shumë të vështirë duheshin si ata të pushtetit dhe ata të opozitës të jenë tok të bashkuar dhe bashkarisht të e luftojnë pandeminë e virusit Covid19 dhe të e ndihmojnë popullin e tyre për të e shpëtuar mga kjo epidemi dhe jo të merren me gjëra politike mu në këtë kohë. Një gjë të tillë nuk mund të e kuptoj aspak, por edhe nëse  e kuptoj nuk mund të e arsyetoj kursesi. Në vend që të orientohen së bashku në luftë të kësaj beteje që po shkatrron njerëz po e shkatrron edhe ekonominë, ndërsa këta të partive politike janë orientua tërësisht në politikë dhe bëjnë luftë politike kush të e kap pushtetin. Në vend që për çdo natë të dëgjojmë ekspert të mjeksisë se si të e parandalojmë këtë epidemi , po ndodhë e kundërta për çdo natë ekranet telivizeve mbushen me njerëz të politikës dhe popullit i servohen lloj- lloj ofendimesh mes njëri tjetrit dhe shitje golash për dushk duke na treguar patriotizëm. Patriotizëm është ajo që kur të gjithë tani bashkohen dhe veprojnë për të e shpëtuar popullin e tyre nga pandinemia e virusit Covid19. Sa i përket patriotizmit ishte koha kur secilit ( secilës) iu dha shansa pët të e treguar ate në vepër siç e treguan shumë  prej tyre gjatë luftës së vititi 1998/ 99 kur bijat dhe bijtë  më të dasur ia kthyen armiku grykën e pushkës dhe luftuan duke dhënë kontributin e tyre të atdhedashurisë dhe kur një numër prej tyre,,

Ia falën edhe gjakun, gjymtyrët e tyre atdheut të , ndërsa shumica prej tyre edhe ranë në altarinë e lirisë. Edhe sot toka e Kosovës ka aromën e gjakut të njomë , ndërsa politikanët bëjnë luftë në këtë kohë të krizës se kush të vijë në pushtet. Sot kur duhet të gjithë të mobilozohen së bashku kundër Koronavirusit 19 në Kosovën tonë të përgjakur po bëhet luftë politike për karrigë. Një gjë të këtillë nuk e kap aspak logjika e shëndoshë e njeriut. Në fund iu kisha lutur të gjithë liderëve të subjekteve të partive politike në veçanti atyre të Republikës së Kosovës që të jenë shumë më të matur në deklaratat e tyre, por edhe popullit të Kosovës që të gjithë së bashku në këto çaste të jenë në një qëllin të përbashkët për të qenë unik duke u përqëndruar në luftë të përbashkët kundër pandemisë së virusit Covid 19 për të e mbrojtur shëndetin e popullit dhe… Pasi të kaloj kjo pandemi, atëherë le të vazhdojnë të merren në mënyrë shumë korrekte dhe le të formojnë qeverinë e cila do të jetë e popullit dhe për popullin.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.