13.5 C
Tiranë
E dielë, 17 Maj 2026

Kushe eshte “Nasia Xhemalaj”

 

 

Biografia.May be an image of 2 njerëz

U rrita në një familje fshatare me prindit, babain peshkatar dhe nënën bujkesh. Në kohën e monizmit kishim veshtiresi të shumta jetese e varfëri ashtu si pjesa më e madhe e popullsisë në ato vite Babai im ishte një njeri inteligjent dhe kreu me zotësi shkollën e mesme, dhe luftoi për një burse të lartë por qe i dënuar politik dhe nuk e fitonte. Ai u mundua të na shkollonte ne fëmijëve që të ishim të ditur dhe jeta të na jepte shance për një jetë më të mirë. Unë kreva shkollën e mesme bujqësore dhe me ardhjen e demokracisë shkova në shkollë të lartë në Gjirokastër në Universitetin Eqerem Çabej për degën mësuesi për ciklin e ulët. Paisioni imë ishte të shkoja për degën e arteve, muzik klasike opera, por mentaliteti në atë kohë ishte i ngushtë nga ana e njofjes se prindërve të mi dhe kështu që ma rrëzuan atë dëshirë dhe studiova për mësuese. Në vitet 1992deri në 1996, dhe mbarova me sukses duke u diplomuar. Punova dy vjet në fshatin tim të lindjes Xarrë të Sarandës, si mësuese. Pasi ato vite filloj emigrimi i njerzve dhe fshati filloj të boshatisej, unë si è re në moshë kisha ëndrra të mëdha për jetën dhe vendosa të largohesha prej fshatit që ishte një fshat buzë kufirit e mora rrugën e emigracionit. Ndertova një jete te re me shume vështirësi që kalova tash jam rregulluar e punoj sistematikisht në një marketing shitëse. Gjatë shkollës së lartë në ato vite shkruaja poezi dhe ja lexoja shoqeve të dhomës Ato dalluan se kisha një dhunti të veçantë për të kryer poezi të bukura dhe me shtynin të shkonim ti çonim në redio Gjirokastra për ti lexuar dhe ndoshta dikush do të japi një dorë për botimin e poezive. Asnjeher nuk shkova se pasioni me i madh ishte muzika per mua Dhe ato poezi u humbën Ndoshta dhe mosha nuk më kishte formuar pjekurinë e duhur për një drejtim në jetë. Kështu që këtu në Athinë ku jetoj duke lexuar një ditë disa poezi të një mikut tim në fb mu zgjua ajo Muza e krijimit të poezisë, si një eshkë u ndezë dhe vazhdon dhe sot Muza e shpirti tim të derdhet ëmbël në vargjet e krijimtarisë sime. Kam një vit që shkruaj dhe se shpejti pres botimin e librit tim të parë. Njëkohësisht kam kryer dy vite shkoll muzik klasike dhe një vit për piano. Pandemia na shkëputi nga ritmi i gjallerishem së jetës por shpirti ka rrugët e veta të gjallerishëm nga ku unë eci dhe shkruaj, punoj,jetoj…

Po botojme disa nga krijimet e autores ne fjale.

May be an image of 1 person

“”””””””””””””””””””””””””””””

NË VENDIN TIM…
Në vendin tim, ka shumë”gjyqtar”,
të diturin, e bëjnë të marrë,
dhe trupeshkun e bëjnë prijës,
punon së prapthi mulliri i dijes.
Shumica e popullit dijetar,
veç një zanat të kenë samar,
me tetë klasë të “diplomuar”
karvani i “ujqërve” të tërbuar.
Me një gjimnazë çalë, çalë,
ja sot, u zgjodh një kryetar,
drejton e fryhet si kadi,
zë be, betohet për parti.
Dhe na drejtojnë njëqindë parti,
me programe çdo qeveri,
por në planë të parë e kanë,
të trashëgojnë kolltuk “kalanë”.
“Dijetarët” prijësit tanë,
një” ligjë”kanë nxjerrë, për vatanë,
një dorë të vjedhë, tjetra të rrjepi,
dhe krunde popullit tu jepi.
Ja zihen çirren parlamentit,
qef o qef i gjithë miletit,
ne i zgjedhim, ne i veshim,
dhe ata na shtrojnë përsheshin.
Përshesh me hirr nga shurr e tyre,
se dhe e trasha u ka xhevahire,
sa herë e bëjnë, pas kokën kthejnë
ndonjë xhevahir, mos pas e lenë.
Dhe ne të lumtur gjithë tok
ashtu ishim dhe një motë,
zanat se kemi, të ndërrojmë zakon,
hajdutët mbajmë, në timon.
Dhe vaj me det o njerëzi,
ata jetojnë për mrekulli,
në doni flini në babëzi,
në doni zgjidhni drejtësi.
“””””””””””””””””May be an image of qiell
MALLI MË BROFI
Ej, ç’më nxore mall,
kur pashë atë detë,
sytë më ndërruan ngjyrë,
të kaltër mu bënë krejt.
Eh, ç’më brofi malli,
të ikte vrap, mërguar,
ndalu pak i thashë,
je në kraharruar.
Pikë pikë më dogji,
më lotoi syri,
atje lart Milesë,
mall mu bë dhe lisi.
“””””””””””””””””””””

QË TË JETOSH
Në mos ditsh’ të jetosh,
veten, në mëshirë të fatit ta lëshosh,
në rrugën tënde të hyjë dreqi,
drejt greminës shpejt do shkosh.
Në mos ditsh’ të jesh i mençur
por i fjetur, me sytë nga qielli,
mos prit prej Zotit, bëju i gjallë
që errësira ti lër vend diellit.
Me urtësi e mençuri,
gjëja fillin jetës, ku është mpleksur,
se kjo botë, lëmsh i ngatëruar
me kujdes hapin të hedhësh.
Nga rrugë e drejtë mos u tutë,
të shtrembtën mos e bëj të drejtë,
n’mashtrim e kurthe jeta s’shkon,
dhe shteg të keqit mos i lerë.
Se uji nën rrogozë kur hyn,
mbyt shtëpi e vendë të tërë,
dhe kur fle në gjumë të thellë,
të merr lumi, në detë të hedh.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.