7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Kushe eshte TATJANA HASKAJ?

Lexuesit e gazetes “Nji Dritare e Re” duane te dine se kushte Tatjana,kjo zoje qe boton here pase here ne gazeten poetike me qender ne Rom.

Ma poshte japin shkurtimishte nji pasqyre te shkurter te jetes dhe aktivitetit te saje nder vite.Me kete raste z.Tatjana Haskaj i uroje sukse dhe arritje te me tejsheme.Gjin Musa,gazetar dhe botues.

 Tatjana Haris Haskaj kam lindur ne fshatin Vajze te Vlores qe eshte edhe vendelindja e poetit, dipllomatit , atdhetarit tone te madhe Ali Asllani.

Kur un ishja vetem dy vjece prinderit e mi largohen nga fshati per te realizuar enderrat e tyre duke u trasferuar ne qytete te ndryshme si Vlore , Tirane, Durres , Fier, Memaliaj dhe se fundi u stabilizuan ne Ballesh . Un u rrita ne Ballsh ne kete qytet te mrekullueshem ku mbarova gjimnazin ne vitin 1987 .

.

Ne vitin 1993 largohem nga Shqiperia per te jetuar ne Milano .

Aty mbarova universitetin per design , krijova bizneset e mia dhe punova si dekane ne nje nga universitetet me te mira te Italise .

Italia u be nje atdhe i dyte per mua por asnjehere shpirti nuk mu nda nga Shqiperia ,ku ktheheshja sa here me krijohej mundesia . Femijeve u kendoja ninulla dhe ju flisja gjuhen time qysh ne bark.

Bashke me femijt u rrita dhe un ne ate qytet te mrekullushe ku u pasurova me vlera te tjera kulturore e profesionale dhe ku realizova disa nga enderrat e mia .

Ne 2016 trasferohem ne Londer.

Kur rifillova jeten ne Londer niveli i jetes ra ne minus 10 por per kete ishja e ndergjegjeshme qe para se te niseshja … Kembengulja , durimi dhe largepamesia me kane ndihmuar gjithmon ne jete . Zoti nxori ne rrugen time njerez qe diten te me lexonin shpirtin dhe qe besuan tek un dhe aftesit e mia . Brenda nje kohe te shkurter arrita te stabilizohem. Punoj ne profesionin tim si fashion designer dhe kohen e lire ja dedikoj nje projekt plani qe kam per krijimin e Vatres social-kulturore “Bijte e Ilirise”. Qellimi i kesaj vatre eshte ruajtja, zhvillimi dhe promovimi i artit dhe kultures shqipetare ne Londer dhe rrethinat e saj .

Me pelqen arti ne te gjitha format e tij . Ndjehem me fat qe i perkas nje populli kaq artedashes kaq kreativ dhe human por jam e indinjuar qe populli jone po pret kaq gjate per tu ndergjegjesuar , per tu bashkuar , per te then fjalen e vete , per te nxjerr vlerat e veta , per te shkruar apo edhe per te rishkruar historin …

Individualismi eshte nje plage e madhe qe po con drejt shperberjes …

PO BOTOJME KRIJIME TE AUTORES NE FJAL.

Heshtja

Thell ku fshihet e verteta
Ku cdo gje me eshte e qarte
Aty thell ne brendesi
Heshtja flete me ze te larte
Fjala flet e deshperuar
Me hedh tutje , me perplase
Flet dhe kote pa u menduar
Heshtjes mos ti lere shkase
Heshtja ka fuqi te madhe
Sa dhe fjala se mund dot
Heshtje flet dhimbje e halle
Gjithesesi nuk flet kot…
Heshtja e fjala bashke rrine
Njera flete, tjetra s’fle gjume
Per ke s’eshte analfabet
Heshtja flet edhe me shume

Nga Tatjana Haris Haskaj

Shkendija e jetes 💥

Brenda teje ,nje grimcë jam
Nje grimcë e vogël ,një shkendij
qe vjen nga large …
Nuk di , nga ku e si …
Që ti një zjarrë të bësh me të
Ta ndezësh flak e ta shijosh
E shkëndijezën e vogël , ate
Ti brezit tjetër tja kalosh
Dhe brezat shkojn e vijn
Kufomat humbasin e treten
Por grimcë e vogël , ajo shkëndij
Në jetë të jetëve do mbetet

Nga Tatjana Haris Haskaj

Gjyshi dhe hiri

Gjyshi im Aliu Brate
Fjalët me mbetën ne gryk
Shoh futyrën rrumbullake
Dhëmshuri të ndrisin syt
Jo unë fjalë s’dua të them
Se shpirtrat si njohin fjalët
Ahhh kujtimet kush i ndjen
Edhe detit ja ndal valët
Ti zgjove tek un fëmijën
Dhe unë nga varri të ngrita
Që të dy të shkonim bashkë
Në Beun e Kapenishta
Brodhëm gjatë… ku nuk vajtëm ?!
Te lëmi dhe te përroi
Atje tek lisi i vjeter
Ku bleta mjalt na dhuroi
Pastaj na mblodhi oxhaku
Dhe sofra me nënë plakën
Ti i ulur këmbë kryq
Thoshje : “bije me paç uratën “
Me atë zërin e ngrohtë
Tek më jepje porosi
Që prushi të mos djeg
Mbushi duart me pak hi
Se hiri moj bija ime
Është një gjë e vyer shumë
Që zjarri te mos shuhet
Hiri prap te hyn ne punë
Edhe bima do pak hi
Që të rritet e llastuar
Ndërsa finjë e zotrisë së tij
Është për grat ujë i bekuar
Hiri është esencë e jetës
Se njeriu në hi kthehet
Dhe kush di ta ruaj hirin
Shpirti i tij do ngazëllehet …

Nga Tatjana Haris Haskaj

9 Qershor 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.