Historia e një veterani ; nostalgji.
Rrugëve të atdheut I’m
Ku s’kam shkelur, e s’ kam shkuar
E kam prekur vendin tim
Gjithandej me këto duar
U rritëm dhe u shkolluam
Me të madhen dashuri
Dhe punuam pa u lodhur
Për të shtrënjtën Shqipëri
Që nga jugu në veri
Të bashkuar ishim nji
Ku punonim dhe gezonim
Të pa pun s’kishte njeri
Thon kishte fukarallëk ??
Këtë se mohon njeri
Po pse vinte dhe kush ishte shkaku
Këtë nuk e thot njeri
Po nga e gjith kjo pun
U ngritën industri
Që vendi të zhvillohej
E të kishte përparsi
Me aksjone vullntare
U bën vepra të mëdha
U bën rrug dhe hekurudha
Nga ky popull fukara
Sepse ishin të vet dijëshëm
Se nga vinin koh më par
Nga një vënd i prapambetur
Mbi 90% analfabet i pa shkolluar
U punua 40 vjet
Për të parë mirësi
Në ç’ do çep të Shqipëris
Të lulzonin industri
U zhdukën hasmërit
Dhe zakonet prapanike
I hodhi në kosh të plerave
Rinija ton heroike
Krijuam një ushtri të fort
I gjithë populli ushtar
Me gjak të mbrohej liria
Se me gjak ishte fituar
Por tani në 30 vjet
Çfar ësht bër me Shqiptar
Të gjithë të pa pun
Flakur rrugëve si lypsar
Të mbyt droga , edhe krimi
Vjedhje vrasje në çdo an
Gjakmarrja dhe ngujimi
Nuk ka dit që jet të mos mar
I gjith vendi i përçar
Që nga jugu në veri
Ku padronet hedhin valle
Gjith kush për hesap të tij
Prandaj për atë koh
Populli ka nostalgji
Më mir pak fukara
Edhe zot në shpin e tij .
Shkroi dhe pregatiti T – A dhe Laura Gjakovare më 4-7-2020