14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Laureta Poga

NGA. MALLI. PO. DIGJEM. SI. QIRI…

Kur ika nga Ty, vendi im..
” I putha yjet me pergjerim .”
Henes ju luta” te mos derdhte lote “
Se vendin lashe…ika ne tjeter toke…
I pershendeta agimet e zjarrta .
Perendimet e mjegullta i lashe pas..
Maleve dhe fushave e brengosur renda .
E thitha ajrin tend .rrembeva veten dhe ika larg.
Rendja ..rendja .per ku valle ?!
Nuk kish nje grimce toke te me mbaje ?!
Si nje zog pa krahe shtegtova larg..
Dhe Ty, qe me largove, te mora prane !!
Binjake me veten te bera…
” Te futa ne pallton time” neteve te ngrira .
Degjoja me denese renkime te fjetura…
Te futa ne trupin tim ..edhe pse ngrija ..
” Na hengre dhe te hengrem moj, NENE ,!”
” Edhe sikur dhimbjen time ta degjonin yjet e arte .
Nga lartesia e tyre do te zbrisnin kete nate..
Per ngushellim…pa fjale..”
Ne hidherimin e ndarjes jam perpire..
Qetesi: edhe zemra me eshte ngrire..
Nga malli po digjem si qiri…
Po me dhemb shpirti; se kam dashuri !!

SELANIK. 17 janar 2022…

“””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze dielli

Dua te me duash…

Sic jam..

Te me nanurisesh dhe ledhatosh..

Embel..si nje femije..

Te jem une zjarri dhe ti qiriri im…

Dua te me ndiesh..

Te jem vala ledhatare..

Dhe ti…bregu im…

“”””””””””””””””””””””””

” Vuiste deti nga dritherima jote !

Valet u ngriten ne lartesi..

Epshi yt lart ne qiell i coi..”

Kur me the:” Te dua “, perseri..

” E thitha nektarin nga buzet e tu

Si mushti ne gusht..prush..

Trupin e sperkata me aromen tende..

Te te ndiej sikur te kam prane…

dhe te fle me endje ..

“”””””””””””””””””””””””

QYTETI IM…
” Te kam shume dhimbshem ne moshen e hijeshise..”
Me ka marre malli per ty, e di ?!
Te me futesh edhe njehere, ne gjirin tend..
Si dikur, femije..kur mbi kalldreme bija dhe ngrihesha perseri..
Ti..aty ” me jepje doren, Qyteti im..”
” Te shoh permallshem ne kujtimet e Rinise..
Kur guri ndizej, manxurana moskovoliste..
Degjoj akoma te qeshurat rinore..
Bej t’i kap…me mbeten perrallore..”
Ulur jam , aty, ne sokaket e qytetit tim..
Ne cdo prag po marr fryme..
Sa me lodhi ky sokak, sot, per cudi ?!
U rrita…me kane mbuluar thinjat ..e di ?!
Po zemra eshte e forte..
Kembadoras do te vete..
” Ta puth Gjirokastren porte me porte..
T’i fus ne shpirt ato vende !

O, ZOT ! Futmi celik zemres !

Kthema Rinine e humbur !

Futmi force magjike thembres !

VENDLINDJA me ben te lumtur !!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.