PER NJË BIJË ËSHTË E DHIMBSHME KUR HUMB PRINDIN, POR PËR NJË MOTËR, ËSHTË VDEKJA E SAJË MË E PRANUSHME SE HUMBJA E VELLAIT.

Babai dhe vëllai kishin ardhur në këtë botë, në stinën e jetës, në pranverë, për t’u larguar shumë shpejt, në moshën më të bukur, babai 63 dhe vëllai 39 vjeçë, të dy i mori sëmundja.
Më thonë miqtë dhe të afermit, përse nuk më qeshin sytë,
Përgjigjen do ju a jap me dy fjalë
Sytë nuk qeshin kur shpirti është i vrarë, kur dhimbja ka prekur në palcë, kur një pjesë e trupit është i ngrirë.
Mos e provoftë askush!
MË MUNGON AJRI, SI TË GJITHË JUVE.
Kemi kaluar shumë sfida, ishin të ndryshme, por edhe shumë të rrezikshme.
Kemi patur informacione, nga erdhi rreziku, si duhet të mbrohemi, sa do të zgjasë…?
Por sot është ndryshe:
Nuk jemi të qartë, nga erdhi, sa do rrijë me ne, si do të shpëtojmë nga ai..?
Nuk kemi degjuar që ajri duhet paguar, paguar edhe shumë shtrenjtë.
Për tu mbrojtur po përdorim “MASKAT” por në të njëjten kohë po thithim ajrin që nxjerrim, dioksidin e karbonit.
E them sepse po e vuaj unë, ti, femijet tanë.
Nuk jam aq e ditur sa të them nga dhe si duhet të shpetojmë, por uroj që sa më parë të marrim frymë lirshëm, të jetojmë të lirë.
JU UROJ SHËNDET TË GJITHËVE!