22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Lazer Kodra

Hoxha i Drishtit e Prifti i Mazrekut!

Asgjà në jetën tëme nuk më ka pelqyer ma shumë se harmonia e sinqeriteti, shoqnia e mirë e pa komplekse, distancimi nga ekstremiteti i çdardo lloji kjoftë. Fatmirësisht, kam punue mesues per shtatë vjet në Drishtë, perkatesisht 2007-20014. Asnjë fjalë, shprehje e zgjanueme apo rrefim pasionant nuk mund ta përmbush respektin e mirenjohjen, që ushqen shpirti im për atë komunitet! Mësova shumë gjana pozitive e ‘përmbajtja’ e shpirtit tim fitoj një përmasë të re, patjetër pozitive! Në POSTRIBËN ‘ NDERI I KOMBIT’ ndihem pjesë e së mirës e lumturisë, por edhe pjesë e çdo dhimbjeje dhe fatkeqësie. M’u kujtua sot një ‘ rrefim tavoline’ , një episod, për të cilin u bànà mbushamendës ta postoj: Hoxha i Drishtit dhe Prifti i Mazrekut kishin vuajtur, bashkarisht, për shumë vitë burg në qelitë e errëta te kohes së diktaturës. Miqesia midis tyne ishte farkëtuar, ,pavdeksisht, deri në embrionin e shpirtit. Pas viteve 90′ dolën nga burgu, por nuk i ndaheshin asnjë hap njani-tjetrit. Kur Hoxha i Drishtit mbante ritet në Xhamì, Prifti i Mazrekut qendronte prapa perdes, disi i mshehur, ndersa kur Prifti i Mazrekut mbante ritet në Kishë, Hoxha i Drishtit rrinte i mshehur pas perdes. E ndodhi, që një ditë, kur Prifti i Mazrekut po mbante Meshën e Shenjtë, nuk u ndie mirë, bile u lëkund para Altarit, zani iu shterr, sytë iu errësuen, shtati i humbi ekiilibrin….e ndërkohë, besimtarët, që ishin në Kishë, u trishtuan, u mpinë, filluan të luteshin për Priftin e tyne…etj, etj. Ndërkaq, nga prapa perdes u shfaq Hoxha, i cili ndihmoj Priftin të largohej, masanej u kthye në vendin e Tij (Priftit). Para besimtarëve të Krishtënë tha:” Mos u mërzitni! Unë e Prifti juej kan bà shekuj bashkë! Ato fjalë e rite të tij jau bàj unë…!” Vazhdoj meshën, aty ku e kishte lànë Prifti dhe e çoi deri në fund! Dikun nga fundi i meshës, Prifti ishte çue në kambë e u afrue pran Hoxhës. Më një zà àmbëltor përsëriste fjalët e Meshës së shenjtë që thoshte Hoxha! Faltorja e Shenjtë u mbush me shndritje Perendie! Dhe shekujt do ta përcjellin nder brezat e ardhshëm shprehjen: Hoxha i Drishtit e Prifti i Mazrekut!’.

Ndersa mue m’u kujtue një shprehje e Hygoit:” Një burg njeriu àshtë i privuar të bàhet ‘Mbret’ por jo të bahet NJERI!’

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.