-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Lebibe Zogiani

 

TI QË NUK BESON NË EMRIN GRUA

Ti që nuk beson
në emrin grua
mjafton ta kujtosh
5 shtatorin
Ditën kur emri Nënë shqiptare
u shenjtërua
Ti që nuk beson
në dashuri femre
mjafton ta kujtosh
26 gushtin
kur nga Nëna shqiptare
lindi një engjëll
Ti që ke dëshirë
të dish se si duket Zoti
e nuk e ke parë kurrë
shiko sytë e Nënës Terezë
parajsa e kësaj bote
dhe bindu
se Zoti është femër

Lebibe Zogiani

Nuk është me e rëndsishmja

si të shohin të tjerët,

më e rëndësishmja është

ti si e sheh veten!

Më pëlqeu!

Dhe ia fala pak kohe duke e përkthyer, për ta ndare edhe me ju miq. Por edhe si nje falenderim zemre për gjithe ato urime aq të përzemërta për bijen time, Drilonën!

Ndonjëherë ndalem dhe mendoj, se a thua a e meritoj kohen e juaj? Mendoj kështu, nga pamundësitë e mia të jem me ju aq sa ju meritoni. Shpresoj të mos e kuptoni si jodëshirë, mendjemadhësi, apo mospërfillje!

Shumë herë edhe kam dashur të mbyll për ca kohe fb, pasi që ndodhë të mos jem fare aktive. Por per ne mergimtaret në mungesë të njeriut tonë, nuk është aspak e lehtë të mbyllim dyer aty ku flitet shqip! Aty ku lexojmë veten dhe te tjerët! Aty ku kaluam vite të tëra, duke ndarë gëzimet e dhimbjet tona…Dhe e lë hapur derën edhe kur nuk them asgjë. E ndjejë që jam me Ju. E dëgjoj fjalën mike, motër, shpresë, respekt, besim edhe kur koha pranë jush më bëhet e pamundur aq sa unë dua.

Ju çmoj miq dhe ju dua! Mos dyshoni kurrë në heshtjen time, e as në respektin tim për JU! I jepni shumë kuptim dites sime dhe çdo momenti që jam me JU! RESPEKT PA FUND!

“”””””””””””””””””””””

Unë kurrë nuk kam dyshuar ne sukseset tua e mira ime!Vill inspirera unga kvinnor att göra karriär – stor respons i sociala medier

Drilona ne maj mbaroi fakultetin ne Göteborg te Suedisë. Tani kur bashke me punen ka filluar edhe magjistraturen ne te njejten kohe bashke me shoqen e saj merret edhe me faqen e saj duke i inspiruar te rejat dhe te rinjet me guximin drejte suksesit dhe percillet nga 2000 lexues suedez.

E pac shendetin dhe shume fat ne jete bija ime!

E per me shume se gjithçka tjeter bardhesia e shpirtit tënd më bënë te ndihem krenare me ty Engjëlli im!

Vill inspirera unga kvinnor att göra karriär – stor respons i sociala medier
Uppdaterad 14 september 2020
Publicerad 13 september 2020
Raimonda Mzi, 25, och Drilona Raqi, 24, från Varberg vill ge tjejer och unga kvinnor det yrkesmässiga stöd som de själva saknat. Nu har deras sida i sociala medier drygt 2 000 följare som de hjälper med cv, tips inför arbetsintervjuer och möten med mentorer.
Det var i februari i år som varbergarna Raimonda Mzi och Drilona Raqi startade sidan Goodgirlsgonebosses. Själva jobbar de som skattekonsult respektive socionom och brinner för att inspirera tjejer och unga kvinnor att ta sig fram i karriären.
I klippet berättar Raimonda och Drilona mer om initiativet och om utmaningarna med jobb under coronapandemin.

Drilona është kjo flokët ngjyre me te mbyllet dhe me bluzën me jakë të bardha, duke dhene nje interviste ne Tv suedez.

“””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe jashtë

Dita e plisit ma kujton gjyshin e babain tim plisbardhe. Ma kujton minieren dhe momentin kur babai im ishte i detyruar ta hiqte plisin dhe vetem per aq kohe sa ishte nen toke. E une kurre nuk e shihja pa plis. As kur zbriste per nen toke nuk e shihja. Dhe ishte mire qe nuk e shihja…

Ia shihja vetem buzeqeshjen ne cdo kohe dhe fytyren e tij me aq pak vjet dhe me rrudhat e nje 80 vjecari…Por ai i buzeqeshte jetes, s’paku para ne femijeve, me shume ne nuk dinim.

Sa i bardhe ishte babai im, si te plisit e ruante krenarine dhe bardhesine e tij ne shpirt. Per familjen dhe njeriun e tij, si dielli i gatshem ne cdo kohe bente drite.

Une kurre nuk i degjova te ankoheshin as gjyshin e as babain tim minator. Kurr nuk na thane se ”Nuk jetohet ketu”, edhe me gjithe ato sakrifica dhe padrejtesi qe i beheshin shqiptarit ne cdo kohe.

Me dashurine shenjte per token qe ua lane te paret tane, piknin djeres e shprese ne cdo dite tonen. Tani e kuptoj, se sa te medhenje ishin baballaret tane. Sa shume kemi per te mesuar nga gjithecka qe bene per ne. Na e thot edhe kjo kohe.

Mjerisht sot, aq shpesh me ka ra te degjoj nga prinder, edhe nga ata te shkolluaret, kur para femiut e thone ate qe kurre nuk duhet ta degjoj nje femije.

Te jesh prind, do te thot t’i behesh shprese femiut, edhe ne netet tua me te erreta te gjesh forcen t’iu behesh drite.

Ju pershendes miq dhe uroj Diten e Plisit!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.