“TRADHTI“ PA DASHJE
Jam qenie sociale. Si e tillë, nuk e duroi dot izolimin, vetminë. Dua të lidhem me njerëz, me sa më shumë njerëz.
Dhe, kam plot lidhje, me tipa të ndryshëm.
Kam nevojë për njerëz që, gjithmonë guxojnë, të m’i thonë gabimet e mia. Kam të tillë.
Kam nevojë edhe për ata me të cilët guxoj të llomotis gjëra koti, pa më keqkuptuar. Edhe nga ata kam.
Kam njerëz rreth vetes, për të gjitha situatat e jetës. E di shumë mirë se, cilit mund t’i telefonoj, në rast rreziku dhe, cilin mund të ftoj për kafe.
Por… në gjithë këta tipa që unë kam grumbulluar rreth vetes, a mund të ishte njëri më ndryshe se të tjerët? Njëri me të cilin unë mund të shkoja jo vetëm për kafe por, edhe t’i besoja diçka më shumë?
Në një lidhje normale, të gjithë ne flasim për “gjysmën më të mirë” dhe i premtojmë njëri-tjetrit besnikëri të përjetshme, deri në vdekje.
Kështu do të ishte mirë, por çfarë ndodh?
Meqënse bashkëshorti im, nuk i përmbahej dot këtij premtimi dhe principi, unë u drejtova diku tjetër. Jo si ndëshkim apo hakmarrje por, vetëm për faktin se, më duhej një lidhje emocionale, një dashuri platonike. Tek ai tejtri, gjeta tamam njeriun që më duhej për momentin.
Ky “kërcim” nuk ishte aq i lehtë. Lidhja ime emocionale, me personin e tretë, e bëri burrin tim shumë xheloz. Ai është kundër lidhjeve jashtëmartesore, qofshin ato edhe platonike.
E di që një gjë e tillë është e ndaluar, e pamoralshme. Por, nuk e kuptoj që, një dashuri platonike, mund të rrezikojë jetën bashkëshortore.
Lidhjet e mia, me personin e tretë, ishin rrjedhojë e boshllëkut të madh në jetën bashkëshortore. Unë përjetoja një jetë bashkëshortore të vdekur.
Si mund të mendohet tradhti bashkëshortore kur unë, me personin e tretë, nuk bëja seks?
Lidhja e jonë ishte thjesht një mbushje boshllëku shpirtëror. Asgjë më shumë.
Në fillim, brënda meje, diçka bërtiti me të madhe: “Jo, mos e bëj këtë lidhje!”
Unë nuk bëja seks me burrin e huaj dhe, as isha e interesuar për diçka romantike me atë.
Megjithatë, ndoshta, isha futur me një këmbë, në një lidhje emocionale, pa qënë e vetëdijshme.
Psikologeja angleze, Ammanda Major thotë: “Një lidhje emocionale shkatërron besimin reciprok në jetën bashkëshortore. Ai që lidhet me personin e tretë, krijon një lidhje emocionale me atë, dhe këmbejnë bashkë mendimet dhe ndjenjat më intime, në vend që ta bëjë këtë me bashkëshortin/en e vet. Kjo e rrezikon jetën bashkëshortore”.
Ammanda shjegon edhe shkaqet që e diktojnë lidhjen me personin e tretë.
Në rastin tim, grindjet për vogëlsira, shtoheshin gjithnjë e më shumë dhe bëheshin gjithnjë e më të forta. Dikur u bënë aq të forta sa nuk mund të diskutonim më, për asnjë temë dhe, për asgjë.
Kur më duhej të diskutoja patjetër për diçka, shkoja me vrap, tek miku im platonik. Ai ishte “valvola” ime, ndryshej do të kisha plasur disa herë.
Gjithçka ndodhi ashtu siç duhej të ndodhte. Meqënëse burri im nuk ishte kurrë aty për mua, ose nuk donte të ishte, lidhjet e mia me mikun platonik, forcoheshin gjithnjë e më shumë.
Ammanda thotë se: “Një gjë e tillë ndodhë shpesh, nëse njëri nga partnerët sëmuret, nëse ka një të sëmur në shtëpi, nëse njëri apo të dy janë shumë të ngarkuar me punë dhe, nuk janë kurrë aty për njëri’tjetrin, nëse fëmia futet në mes. Në situata të tilla, nuk ka asgjë për t’u çuditur, nëse njëri nga bashkëshortët, kërcen diku, jashtë lidhjes, me dikë tjetër. Pa menduar për seks”.
Ndodhë që njeriu, në mardhenje me të tretin, shkon aq larg, pa e kuptuar fare. Nëse tjetrit ia tregon të gjitha sekretet e jetës bashkëshortore, kjo do të thotë se ke shkuar shumë larg në mardhënje me atë. Ai fillon dhe mendon: “Ti vërtetë je një njeri fatkeq. Ke nevojë për dashurinë e dikujt, dhe ai, jam unë”. Dhe ti e pranon. Eshtë pika kulmore e mardhënieve me njeriun e huaj. Shtrirja me atë në krevat, është vetëm punë kohe.
Pyes veten time, nëse është e mundur të futesh aq thellë në një lidhje emocionale, sa të mos e kuptosh ku ndodhesh dhe, nuk del dot më nga ajo?
Në rastin tim, as që bëhej fjalë për kontakt fizik, me njeriun e huaj.
Po përjetoja rastin e kapërcyellit, as përpara as pas. Gjendja shpirtërore në të cilën ndodhesha unë ishte shokuese. Kjo për faktin se, nuk ishte as gjysmë, as e plotë.
Çfarë ishte!?
Ishte ajo që mua më duhej për momentin, prania e një të huaji, për të kaluar në dremitje, qoftë dhe përkohësisht, ndjenjën e braktisjes së madhe.
Eshtë normale që, në raste lidhjesh të tilla emocionale, njëri, zakonisht mashkulli, të kërkojë diçka më shumë, krevatin.
Rasti ynë nuk ishte i tillë. Partneri im emocional, e njihet kufirin dhe e dinte arsyen përse unë takohesha me atë. Megjithatë unë vazhdimisht mendoja: Po nëse…?
Lekë Imeraj – shkrimtar, përkthyes, publicist.