Kush janë sundimtarët tonë, dhe kush i mbështet?
Në fundin e vitit 90-të, kur ra diktatura komuniste në vendet e Lindjes, u mendua se edhe tek ne, ndodhi një gjë e tillë. U futëm në rrugën e demokracisë. Kështu menduam shumë nga ne.
Gabuam, dhe u gabuam rëndë. Tek ne diktatura vetëm ndryshoi ngjyrën. Hoqëm Marksin nga qarkullimi, rrëzuam ca buste dhe monumente, të kohës së komunizmit, dhe me kaq e menduam të përfunduar shembjen e diktaturës komuniste.
Bravo!
Kur u shëmb “shtëpia komunishte”, komunistët e thjeshtë, dorëzuan teseren dhe shkuan në shtëpitë e tyre. Por, jo të gjithë.
Disa prej tyre sulmuan drejtë majave të shtetit dhe pushtetit, tashmë të mbetura bosh.
Kush ishin ata që sulmuan majat?
Lumpenkomunistët, ata që gjatë gjithë kohës së diktaturës, ishin hequr si më besnikët e diktatorit dhe diktaturës. Ata, që edhe vetë diktatori, kush e din sa koka do të kishte prerë për kokat e tyre. Ata që ishin përforcuesi më i fuqishëm i trupit të diktaturës komuniste. Ata, që në darkë, shkuan në krevat duke nderua me grusht, dhe në mëmngjes, dualën nga dera e shtëpisë me dy gishta lart.
Pushteti dhe shteti ranë në duartë e lumpenkomunistëve, të turmave të rrugës.
Kur filluan vrapin për të kapur majat e larta, luajtën rolin e hajdutit, i cili, kur e ndjek policia, hedh gjërat e vjedhura, kthen xhaketën, vëndos maskën dhe thotë: Jo, nuk jam unë ai!
Edhe ata, hodhën teserën e PPSH-së, kthyen xhaketat, i dhanë një bojë surratit, sipas ngjyrave që preferuan, blu, rozë, etj. Për të gjitha ndodhitë e kohës së diktaturës, e xhveshën mantelin e fajsisë, dhe drejtuan gishtin mbi të tjerët.
Ata nuk bënë gjë tjetër veçse shpalosën pasionet e tyre të mëdha, për pasuri dhe pushtet, të ndrydhura prej vitesh, në regjimin e diktaturës. Nuk është se u bënë të tjerë, u tjetërsuan. Jo, ata ishin të tillë dhe vetëm shfrytëzuan momentin.
Tipa të tillë, zotërojnë në shkallën më të lartë artin e hipokrizisë, gënjeshtrës, mashtrimit. Nuk kanë moral as ndjenja, kanë vetëm pasione dhe interesa. Ata janë mjeshtër të gënjeshtrës, shpifjes, korupsionit, trushplarjes së masave. Mbi të gjitha, e zotrojnë në mënyrë perfekte artin e përçarjes së masave.
Ata, për marrjen dhe mbaitjen e pushtetit, zgjedhin gjithmonë njerëzit që u duhen për të sunduar dhe kurrë ata që duhen për të qeverisur vendin.
Kombi ynë ka tridhjetë vjet, që sundohet nga banditë të tillë.
Asnjë diktator nuk e ndërton, dhe as nuk e mban dot vetë diktaturën. Diktaturën e ndërtojnë dhe mbajnë turmat e verbëra, kobure në dorën e diktatorit. Edhe tek ne, këto tridhjetë vjet lumpenkomunizëm, kjo po ndodhë. Turmat e verbëra, po i mbajnë në pushtet sundimtarët tonë, të fshehur pas maskës së demokracisë.
Kush janë këto turma?!
Në kohën e diktaturës, 75 për qind e popullsisë së vendit tonë ishin fshatarë. Diktatori ua mbajti dorën mbi kokë. I përkëdheli, i manipuloi me shumë mjeshtri, aq sa ata ishin gati të vdisnin, në çdo kohë dhe moment, për udhëheqësin e tyre.
Shumë prej tyre, kur dëgjuan se ra busti i diktatorit, u vetëshpallën demokratë, ngritën dy gishtet lart dhe thanë: Jo, nuk ishim ne!
Kur vendin e pushtoi anarshizmi, dhe gjithkush mund të bënte çfarë të donte, u shkulën nga trojet e tyre, dhe pushtuan qytetet. U shemb morali dhe ligji. Kjo, dhe kaq ishte demokracia për ata. U turrën me dy gishtat lart pas shpellarit, duke harruar se nga vinin, dhe pa e ditur se ku shkonin.
Një pjesë e madhe e tyre, nga frika se mund të humbasin përfitimet e tyre të paligjshme, edhe sot vazhdojnë të mbështesin njeriun shpallar.
Nga demokracia, nuk kanë kuptuar asgjë. As nuk kanë ndermend të merren me atë punë. Mbi gjithçka janë interesat e tyre personale. Këta përbëjnë turmën e verbër, kobure në dorën e sundimtarit. Dhe janë gati të ngrihen, kur i thërret ai, dhe të shkatrrojnë gjithçka, sipas urdhërit të tij.
Kjo është turma më e rrezikshme, për faktin se përbëhet nga numri më i madh i rebelëve. Nuk u intereson as morali, as rregulli, as ligji. Nuk i binden askujt dhe nuk pranojnë asgjë.
Me rënjen e diktaturës, mbetjet e partive aleate të nazifashizmit, brënda dhe jashtë vendit, u riorganizuan me shpresën e madhe të rikthimit në pushtet. Sundimtarët, të majtë dhe të djathtë, ua ushqyen endrrën e tyre, por deri tek dera. I kërkuan si mbështetës për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, por jo për ta ndarë pushtetin me ata. Meqënse nuk kanë hequr dorë nga endrra e tyre, vazhdojnë të mbështesin, herë majtas e herë djathtas, sundimtarët në pushtet. Janë ushtarë të turmave të verbëra.
Të paangazhuarët, ose të lëkundurit, të cilët nuk kanë asnjë ideologji, gjithmonë marshojnë, majtas-djathtas, sipas interesave të tyre. Edhe këta bëjnë pjesë në turmat e verbëra.
Tipat antisocialë ose të desocializuar, të cilët nuk janë pak, janë gjithmonë të gatshëm për përmbysje.
Këta tipa gjënden në çdo kohë dhe nacion. Pavarsisht se kush i thërret, ata për 1000 lekë dhe një supë, janë gati të marshojnë nga veriu dhe jugu drejtë Tiranës. Presin urdhër veprimi nga njeriu që u flet në tribunën politike. Janë gati për gjithçka.
Shqipëria gjithmonë ka qënë, është dhe do të mbetet objekt i kontrollit të fuqive të mëdha. Kjo, ndoshta më tepër, për shkak të pozicionit gjeografik. Eshtë naivitet të mendohet se, në të gjitha lëvizjet dhe përplasjet e mëdha brëndakombëtare, nuk kanë dorë agjenturat e huaja. Ato kanë njerëzit e tyre, brënda dhe jashtë shqipërisë, dhe invetsojnë për programet dhe qëllimet e tyre , kundër vendit tonë. Flitet shumë për lidhjet e politikanëve, pushtatarëve dhe mediave tona me qarqet antishqiptare, brënda dhe jashtë Shqipërisë. Eshtë shumë e mundur.
Lekë Imeraj-shkrimtar dhe përkthyes.