“”””””””””””””””””””””””
Talebanizmi dhe “talebanët” shqipfolës.
Talebanizmi është një lidhje fanatikësh, ekstremisto-fashiste, brënda botës islame. Ata nuk kanë as komb, as histori, as kulturë, as art. Ata janë armiqtë më të rrezikshëm të artit dhe kulturës botërore, asaj të lashtë dhe të sotme.
Janë dhe antiamerikanë të tërbuar.
Por, jo vetëm ata.
Edhe “talebanët” tonë shqipfolës, po mundohen të sillen në të njejtën mënyrë, me historinë, kulturën dhe artin tonë, të trashëguar dhe të sotëm. Po mundohen të fshinë historinë dhe identitetin e kombit tonë.
Ashtu, si dhe talebanët e botës islame, janë vetdeklaruar edhe antiamerikanë.
Ku është ndryshimi midis talebanëve të bin Ladenit dhe këtyre shqipfolës? L/Im
“””””””””””””””””””””
Inteligjenca dhe diktatorët.
Të gjithë politikanët janë të sëmurë. Minimumi vuajnë nga komplekse inferioriteti. Ata nuk kanë ndjenja, kanë vetëm pasione, për pushtet, lavdi dhe pasuri. Pushtet me çdo kusht, sa më shumë, sa më lart dhe sa më gjatë. Paqeja, liria, të drejtat, jeta, mirëqenia, e vërteta, nuk u interesojnë atyre. Sa më shumë pushtet, për t’u bërë sa më i pushtetshëm, për të sunduar të tjerët dhe për të zhdukur armiqtë e vet. Ky është principi bazë i tyre.
“Muri inteligjencë“ i trembë, i pengon ata shumë.
Njeriu inteligjent nuk ka nevojë për politikën, nuk merret me politikë dhe as nuk pret nga ajo. Ai e merr vetë në dorë jetën e vet, pa pritur diçka nga dikush.
Nga natyra, njeriu është pajisur me shumë më tepër inteligjencë, nga sa i duhet për të jetuar normal. Kjo është “dhuratë” e natyrës për njeriun. Kjo dhuratë tek secili, disa i shqetëson dhe i mundon shumë. Dhe këta janë diktatorët, ata, që kërkojnë me çdo kusht pushtet mbi të tjerët. Këta mundohen t’u fusin frikën të tjerëve. Tek njeriu, frika është si puna e ndryshkut në mekanikë. Ndryshku në mekanikë e bllokon lëvizjen. Frika tek njeriu, vret inteligjencën, bllokohet lëvizja. Aty ku vritet inteligjenca, fatura është shumë e lartë.
Njeriu inteligjent nuk vuan nga lakmia. Njeriu injorant vuan nga lakmia. Njeriut me inteligjencë të mangët, nuk i punon “busulla”sociale. Ai është gati të vrapojë pas cilitdo dhe të futet nën çdo çadër, vetëm dhe vetëm për të arritur atë që lakmon.
Lakmia dhe frika shkojnë bashkë.
Pretendimi për të pamundshmen, është simptoma më tipike e mungesës së inteligjencës. Njeriu inteligjent, për çdo rast qëndron tek e vërteta. Ai pajtohet dhe kënaqet me ato që ka dhe, për më shumë dhe më mirë, përpiqet në rrugë normale.
Nëse do t’i hedhim një vështrim rrugës sonë politiko-sociale, për gjatë gati 80 vjetësh, shikojmë se, që nga periudha e diktatorit mbret dhe deri me sot, objektivi kryesor i udhëheqësve tanë ka qenë vrasja e inteigjencës së popullit.
Mbreti, si fshatar që ishte, kishte alergji dhe e ndjente rrezikun nga intelektualët, patriotët dhe të diturit. Ai e zgjidhi problemin me pushkë me ata. I vrau. Ose vrau shumë nga ata. E gjithë kjo u krye në emër të sigurisë së kombit.
Pas pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi italian, kryefashisti fshatar shqipfolës, me klikën e tij, pushkën e drejtoi mbi patriotët dhe inteligjencën e kombit. Kjo në emër të besnikërisë ndaj fashizmit.
Gjatë periudhës së diktaturës komuniste, intelektualët përbënin potencialin më të madh të rrezikut për diktatorin. Sidomos ata që kishin mbaruar studimet jashtë shtetit. E vetmja rrugë, për të shpëtuar nga rreziku intelektual, ishte thyerja e të gjitha pasqyrave intelektuale. Dhe ashtu bëri. Zhduku shumë prej tyre. I vetmi “krim” i tyre, ishte se ata, ishin më të mençur dhe më të ditur se diktatori. Në këtë mënyrë, ai vuri nën kontroll të gjithë inteligjencën e kombit. Gjithçka do të matej vetëm me kutin e tij. E gjithë kjo u krye në emër të luftës së klasave.
U mendua se me rënjen e komunizmit klasik, i erdhi më në fund rradha inteleigjencës të popullit tonë, që të shfaqë shkëlqimin e saj. Në vend të kësaj, ndodhi zhgënjimi i madh.
Regjimit të ri lumpenkomunisto-fshatar nuk i duhej, as inteligjencë dhe as intelektualizëm. Në çdo vend dhe kudo, u bë spastrimi i madh intelektual. Edhe diktatorit të ri i duhej që patjetër, t’i thyente pasqyrat. Dhe i theu. Bishti u bë kokë dhe koka u bë bisht. Pushtetin dhe shtetin i pushtoi njeriu injorant, militantët kobure në dorën e fshatarit sundimtar. Të katër pushtetet degjeneruan, u shndërruan në asgjë. Kjo u krye në emër të reformimit të administratës, pushtetit dhe shtetit.
Ja, këtu jemi sot, pas 30 vjetësh regjim lumpenkomunist, pa shtet.
Dhe, militatët e verbër, sikur nuk ka ndodhur asgjë, vazhdojnë të mbështesin ata që degjeneruan pushtetin dhe shtetin, ata që në vend të Shtetit të së Drejtës, instaluan krimin dhe korrupsionin. Ata që e mendojnë veten pronar të partiesë, pushtetit, shtetit, madje edhe të kombit, që të rikthehen tek “pronat” e tyre.
Me të tillë politikanë dhe, militantë dygishtakë apo njëgrushtak, që i mbështesin ata, nuk bëhet kurrë Shqipëria.
Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.