Gruaja histerike.
Thuhet se, gruaja, është gjysmë hëna e njerëzimit. Gjysma tjetër, është burri.
Mendoj se ndarja nuk është e saktë.
Duke u nisur nga programimi natyror i saj, detyrat dhe roli që ajo luan në familje dhe jetën sociale, duhet menduar, të paktën, dy të tretatat e shoqërisë njerëzore. Nëse, për një moment, do ta mendojmë njerëzimin pa gruan, burrat, me siguri, akoma do të ishin me gjethe në nënbarkun e tyre.
Por, natyra, ashtu si tek çdo specie, edhe tek gruaja ka prodhuar „skarcitet“. Në shumë raste, edhe gruan tip histerik, të papërmbajtshme.
Në një vidio shqip, të publikuar nga një gazetë shqip, pash një grua shqipfolëse, politikane, e cila tregonte pasionin më të madh, për të gjuajtur me molotov, policët përballë deminstruesëve rebelë dhe anarshistë. Megjithse e pazakontë për një femër, nuk është dhe aq interesante mënyra e të menduarit të saj.
E parë në rrafshin psikologjik, ajo është një femër e degjeneruar, nga arti i femrës. Ajo ka degjeneruar aq shumë nga lloji i vet, si femër, sa e ëndrron veten mbi tank, duke shtypur me zinxhirët e tankut, armiqtë e vet. Kush janë armiqtë e saj!? Atë e din ajo.
Jo vetëm kaq.
Shpesh shikojmë dhe dëgjojmë gra, që i bashkohen korit fanatik të meshkujve, në thirrjet „Rroftë vdekja!“
Femra, nga natyra, është programuar „zjarrfikse“ e vatrave të dhunës. Jo „katalizator“, për nxitjen e vatrave të dhunës. Natyra e ka programuar nënë, çka do të thotë, për të sjellur jetë në këtë botë, dhe kurrë për të marrë jetë. E gjithë qenia e saj, nga natyra, është programuar, për një mision të tillë, më humani në botë. Psiqika e saj, mekanizmi i ndjenjave, anatomia e trupit, janë ndërtuar dhe programuar krejt ndryshej nga ajo e burrit. Për të qënë nënë.
Një grua e tillë, si puna e zonjës në vidio, e cila vuan nga pasioni për të gjakosur, ndoshta edhe për të vrarë njerëz, qofshin ata edhe policët, mbrojtësit e rendit, jetës dhe pasurisë publike dhe private, mendohet një individ që ka degjeneruar nga lloji i vet. Ajo, edhe nëse ka lindur fëmijë, nuk është nënë. Nëse është lindur e tillë, apo është bërë, nuk është e lehtë të thuhet. Duket qartë se ajo, minimumi, vuan nga çrregullime të forta të personalitetit. Eshtë tip shoqërisht i rrezikshëm. Në funksionin e saj, si politikane, mund të shkaktojë trazira shumë të mëdha sociale, të cilat mund të sjellin humbje jetësh të njerëzve të pafajshëm. Të tilla, nga psikologët, ndër të tjera, mendohen gra histerike, që endërrojnë të bëhen historike.
Në vendet e diktaturës, por edhe sot, ku ka denim me vdekje, gratë ushtarake, nuk janë përdorur kurrë si ekzekutore të kriminelëve të denuar me vdekje. Nëse nuk munden apo nuk duhet të bëjnë një gjë të tillë, është punë tjetër.
Krimi kundër jetës dhe shëndetit të njeriut, nuk është në natyrën e gruas. Në programimin e saj natyror, nuk ekziston një gjë e tillë. Absolutisht jo.
Në Amerikë, nga të denuarët për krime kundër personit, vetëm 8,7 për qind janë gra.
Gratë politikane, që mbërthehen fort në karrigen e pushtetit, që shfaqin pasione dhe prirje të tilla agresive, kundër jetës së njerëzve, që nxisin dhe mbështesin vandalizmin, që bëjnë thirrje për luftë apo bashkohen me politikanë, individë, rryma apo lëvizje luftënxitëse, duhet të zhduken menjiherë nga politika. Nuk ke çfarë pret prej tyre, nuk korigjohen, janë të sëmura rëndë.
Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist