Reagimi i njeriut para rrezikut.
Nga libri im: “Viktima të pushtetit të verbër”
Jo vetëm disa, por ndonjëherë, të gjithë jemi të vëshhtirë, sikur bëhemi “rrezik” për të tjerët. Duket si gjë normale, jo e pazakont. Ndoshta kemi pasur një ditë të keqe, nuk jemi ndier mirë. Disa faktorë, si lodhja, frika, ndodhitë e pakëndshme, gjendja jo e mirë shëndetsore, e bëjnë njeriun që të mos ndjehet mirë, dhe reagon keq, agresiv, brutal, ndaj të tjerve.
Shpesh njeriu ndiehet i braktisur, sikur nuk i takon askujt, sikur askush nuk e merr seriozisht, askush nuk don t’ia dijë për mendimin e tij. Një ndjenjë e tillë e bën agresiv
Konsumi i drogës dhe alkoolit mund të shkaktojnë gjëndje të rëndë shpirtrore dhe sjellje të gabuara.
Çfarë ndodhë me njeriun në rast rreziku apo kërcënimi?
Nëse njerëzit ndjehen të rrezikuar apo kërcënuar, pavarsisht nga shkaku dhe nga kush, zgjohet pjesa “primitive” e trurit, ajo e njeriut gjahtar,
Kjo do të thotë, përgatitje për luftë, ose për t’ia mbathur. Hormonet, si adrenalina, cortisoli dhe testosteroni, derdhen me shumicë në gjak. Si rrjedhojë, shtohen të rrahurat e zemrës, ngrihet tensioni i gjakut, shpeshtohet frymëmarrja. Gjaku, me shumicë, kalon nga sistemi i tretjes dhe truri, në muskuj. Eshtë momenti i përgatitjes automatike të trupit, që njeriu të luftojë apo t’ia mbathë. I gjithë ky proces kryhet në mënyrë automatike, jashtë vullnetit të viktimës.
Nëse dikush ia mbathë para rrezikut, të tjerë e mendojnë frikacak. Gabojnë!
Vendimmarrja në rastet e rrezikut, për të luftuar apo për t’ia mbathur, ësshtë e jashtëvullnetshme, është reagim automatik, i pavetëdishëm i viktimës para rrezikut.
Në kohën e lashtë, ky reaksion, ishte shumë i nevojshëm, kur njeriu gjahtar, ndodhej para rrezikut nga egërsirat.
Luftimi apo reaksioni i të mbathurit, edhe sot ka shumë rëndësi, nëse njeriu ndjehet i rrezikuar, dhe kërkon shpëtim.
Truri i njeriut të sotëm, reagon para rrezikut, ashtu si ai i njeriuit të lashtë, pavarsisht nëse rreziku është real apo i imagjinuar. Asgjë nuk ka ndryshuar. Mjafton që njeriu të ndjehet i kërcënuar apo i frikësuar, dhe truri i derdh menjiherë hormonet e reagimit në gjka.
Në rastet e rrezikut, truri “boshatiset” nga gjaku. Nëse mungon sasia e nevojshme e gjakut në tru, është shumë e vështirë që njeriu të marrë vendime të arsyeshme. Kjo do të thotë shumë në vendimmarrjet në rastet e kërcënimeve. Shpesh ndodhë që njeriu, në raste rreziku apo kërcënimi real, e kapërcen kufirin e vetëmbrojtjes, shkakton një dëm shumë më të madh tek agresori, nga sa mund të ishte e nevojshme. Dhe, ligjerisht, duhet të përgjigjet.
Gjëja pozitive është se, pjesa më e madhe e njerëzve, nuk janë të vështirë të qëllimshëm. Ata, edhe nëse gabojnë, e rikthejnë shpejt kontrollin mbi vetëveten dhe kërkojnë falje.
Njerëzit e vështirë të qëllimshëm, gjithmonë e gjejnë një shkak për t’u konfrontuar me të tjerët. Kjo ndodhë pavarsisht nëse ndjehen të rrezikuar apo jo. Shkaku gjithmonë është brënda tyre.
Kush duhet menduar njeri i vështirë i qëllimshëm, rrezik për të tjerët?
Janë të shumllojshëm, por më tipikët mund të mendohen:
– Ai që këmbëngulë, me çdo kusht, për arritjen e qëllimeve të veta.
– Ai që kërkon të jetë gjithmonë në qendër të vemendjes të të tjerve.
– Ai që e mendon veten më të rëndësishmin nga të gjithë.
– Ai që e ndjen veten mirë, kur të tjerët ndjehen keq.
– Ai që nuk merr asgjë përssipër, në asnjë rast dhe për asgjë.
– Ai që mohon dhe fsheh gabimet e veta, që nuk ndjehet kurrë fajtor për dhimbjet që u shkakton të tjerve, madje i fajson ata për marrëzitë e veta.
– Ai që kërkon me çdo kusht simpatinë dhe solidaritetin e të tjerve.
– Ai që tregon forcën, kur e mendon veten të fortë, dhe mendon hakmarrjen mbi të dobtët.
Ka shumë rëndësi të dallosh personin nga sjelljet e tij. Çdo njeri lindet me disa veçori të personalitetit, të cilat, nuk mund të ndryshohen.
Sjellja është diçka tjetër, është e mundshme të kontrollohet, dhe korigjohet nga njeriu. Edhe kjo nuk është e lehtë, kërkon shumë gatishmëri dhe këmbëngulje.
Kur flasim për njeriun e vështirë të qëllimshëm, në fakt, mendojmë sjellje të vështira të tij, dhe jo njeriun qenie njerëzore. Gjithmonë duhet bërë dallimi, midis njeriut qenie njerëzore dhe sjelljeve të tij. Me njeriun qenie merren vetëm organet dhe njerëzit e specializuar. Qenia e njeriut, është e paprekshme. Dinjiteti i njeriut mbrohet me ligj, është i paprekshëm. Në të gjitha kushtetutat e regjimeve demokratike thuhet: Askush nuk mund të deklarojë një njeri fajtor, nëse dyshohet për një krim, aq kohë sa një organ gjyqësor, nuk e ka deklaruar, fajtor ose të pafajshëm.
Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.