Burrat nuk janë gra, dhe gratë nuk janë burra.
nga libri im: Viktima të pushtetit të verbër
Dikur, ndoshta para shumë shekujsh, ka ekzistuar një kohë, kur bashkëshortët, kanë jetuar në harmoni të plotë, janë ndier të lumtur me njëri-tjetrin. Kjo, ndoshta për faktin, se ndarja e detyrave ishte e qartë.
Burri, ditë për ditë guxonte të rrezikonte jetën pas egersirave, për të siguruar ushqimin për familjen. Krahas kësaj, ai qëndronte gjithnjë i gatshëm, për mbrojtjen e vendbanimit dhe familjes nga egersirat dhe armiqtë e mundshëm.
Këto ishin detyrat e burrit. Të gjithë i dinin këto, dhe askush nuk i kërkonte diçka më shumë.
As që mund të merrej me mend që burri të lante prapanicën e fëmijës, apo të nxirrte plehrat jashtë, të fshinte shtëpinë apo të ndizte zjarrin në vatër.
Në mbremje, burrat ktheheshin të lodhur nga gjahu me prenë e tyre. E ndanin kafshën në mënyrë të barabartë dhe e hanin bashkë me familjen. Pas ngrënjes ata uleshin pranë zjarrit, duke tretur mendimmet e tyre në flakët bubulluese. Luanin me fëmijët dhe tregonin histori nga jeta e tyre e gjahut. Iu duhej të pushonin, të çlodheshin, për të rimarrë veten për ditën e nesërme, e cila nuk do të ishte aspak më e lehtë.
Edhe detyrat e gruas ishin të qarta. Të lindte fëmijë dhe të kujdesej për jetën dhe edukimin e tyre, kjo ishte detyra e saj kryesore.
Ajo mblidhte fruta, bimë ngrënëse dhe vëndoste lidhje me gratë e tjera, për të krijuar grupet sociale.
Askush nuk mendonte, që gruaja, duhej të shkonte në pyll, për të vrarë egërsira, apo të luftonte kundër armiqve që mund të sulmonin kasollen apo familjen.
Ato kujdeseshin për fëmijët dhe për burrat e tyre. Burrit i kushtonin shumë vemendje, nëse kishte ngrënë mirë, nëse çlodheshin dhe flinin tamam.
Gjithkush e çmonte dhe vlerësonte punën e tjetrit. Burrat nuk mendoheshin dembelë dhe gratë nuk trajtoheshin si pastruese shtëpiake.
Sigurimi i jetësës ishte shumë i vështirë, ndërsa jeta bashkëshortore, ishte shumë e lehtë, si një lojë fëmijësh.
Rituale të tilla ka edhe sot, në disa vende të Afrikës, Indonezisë, në fiset Aborigine në Australi, tek Maoris në Zelandën e Re, në Groenland dhe Inuit në Kanada. Në këto kultura gjithkush e njeh, kupton dhe respekton rolin e vet dhe të tjetrit. Nuk ka konflikte.
Në evolucionin prej qindëra dhe mijëra vjetësh, kjo ndarje detyrash, bëri që burrat dhe gratë, fizikisht dhe psiqikisht, nga natyra, të programoheshin dhe zhvilloheshion në mënyra të ndryshme.
Burrat, fizikisht, u bënë më të fuqishëm, dhe më rezistentë se gratë. Edhe psiqika e tyre u pragramua në përputhje me detyrat që ata kryenin.
Edhe tek gartë ndodhi e njejta gjë.
Në vitet 80, shkencëtarët u muarën shumë, me studimin e trurit të mashkullit dhe femrës. U bë e qartë, se të dya gjinitë, i përpunojnë në mënyra krejt të ndryshme informacionet. Meshkujt dhe femërat mendojnë në mënyra të ndryshme, percaptojnë ndryshej, kanë prioritete të ndryshme dhe sillen në mënyra të ndryshme.
Me një studim të tillë janë angazhuar shumë paleontelogë, etnologë, psikologë, filozofë, biologë, neurologë etj.
Gjuetia u zhvilloi burrave aftësinë e të shikuarit larg, për të zbuluar gjahun por, në një kënd të ngushtë, 45°. Kujdesi që gratë duhej të tregonin, njëkohësisht, për fëmijët dhe rrezikun që mund t’i kanosej, zhvilloi tek ato shikimin në një kënd shumë më të gjërë, 180°. Gratë kanë „sy“ edhe prapa.
Në Australi, numri i djemve të aksidentuar nga makinat, janë sa dyfishi i vajzave. Specialistët e spjegojnë këtë me faktin se, djemtë janë më të guximshëm dhe se, këndi i ngushtë i shikimit, nuk ua krijon mundësinë të dallojnë rrezikun anash tyre.
Meshkujt tregohen të “verbër”, edhe kur i kanë gjërat para hundës së tyre. Një gjë e tillë, shpesh sjell konflikte në familje. Meshkujt, nga që nuk e njohin këtë defekt natyral të tyre, kur kërkojnë diçka, dhe nuk e gjejnë, fajsojnë gratë për kaotizëm apo fshehje me dashje të sendeve të tyre.
Gruaja, në çdo kohë e ka të qartë ku janë gjërat dhe me symbyllur, i gjenë ato. Burrit, nëse do t’i duhet të gjejë diçka, mbetet si hu para dollapit apo frigoriferit. E lëvizë kokën lartë, poshtë, majtas, djathtas, dhe dikur fillon e ulurinë me të madhe: Ku dreqin e ke fshehur?
Gratë flasin shumë më tepër se burrat.
Burrat konsumojnë, mesatarisht 7-8 mijë fjalë dhe shenja komunikimi në ditë. Gratë shumë më tepër, 22-23 mijë të tilla në ditë, tri herë më shumë. Një gjë e tillë, shpesh sjell konflikte të forta në familje.
Burri, kur kthehet në shtëpi, nga puna apo kafja, e ka konsumuar kuotën e vet ditore. Nuk don të flasë dhe as dëgjojë. Gruaja, nëse ka qënë në shtëpi, ndoshta nuk e ka filluar akoma. Ajo ka nevojë të flasë, të komunikojë dhe, bam ndizet sherri.
Gratë, njëkohësisht, mund të kryejnë disa veprime. Ndjekun telenovelën e tyre të preferuar, telefonojnë, punojnë me shtiza, merren me fëmijët, diskutojnë, etj. Burrat nuk e kanë këtë veti. Ata përqendrohen vetëm në një diçka, dhe kaq. Duhet të përfundojnë atë që kanë në dorë, që të merren me tjetrin. Nëse dikush i flet, kur ai është duke ngulur gozhdën, i bjen gishtit.
Duhet të mbyllin një temë që të fillojnë tjetrën. Nëse një burrë ulet në tavolinë me dy ose më shumë gra, pas pak minutash, ai nuk merr gjë vesh se përse është fjala.
Grave nuk u intereson një temë, por temat. Ato e ndërrojnë aq shpesh temën, sa edhe vetë e harrojnë përse e kishin fjalën.
Gratë kanë tjetër shije, tjetër shenja orientimi jashtë. Nëse dikush e pyet një grua për një adresë, ajo përgjigjet: Ecni drejtë deri tek dyqani i këpucëve, kthehuni djathtas dhe ecni deri tek floktorja, aty merrni majtas deri tek dyqani i modës për gra, vazhdoni drejtë deri tek embëltorja. Pyesni aty. Aty afër është.
Burri përgjigjet: Ec drejtë servisit të makinave, kthehu djathtas në drejtim të pijetores së re, Vazhdo drejtë dyqanit të lënd-ndertimit, kthehu majtas për tek fusha e sportit, aty e ke.
Në princip, femëra është programuar për të dhënë dashuri dhe për të sjellur jetë në këtë botë.
Çfarë po ndodhë me gruan e sotme?
Duket sikur shumë prej tyre kanë dalur nga programimi i tyre natyror.
Në vend të dashurisë, prodhojnë urrejtje dhe ua transmetojnë atë pasaardhësve të tyre. Në vend të jetëprodhueseve, janë kthyre në jetëmarrëse. Janë po aq banale dhe brutale,, sa dhe burrat më të liq.
Ku shkohet kështu!?
Po degjeneron gruaja natyrore, si nënë, e lindur për të dhenë dashuri dhe sjellur jetë!?