Jeta nuk është një luftë për të njohur veten, por një luftë për të ndërtuar veten, – kjo është moto e z. Muharrem Kokona, njeriu i paanshëm dhe i pavarur nga opinioni sundues i kohës.Baza e gjykimit të tij është dija në fusha të ndryshme.Të bind dhe të mund me argumentat që shtron në biseda të ndryshme dhe vepron me rrugët e zgjidhjes konkrete, si një ekspert me këndvështrime të reja , zbaton logjikën në çdo argument duke parë gjërat e vjetra me syrin e ri të kohës. Të tillë e kanë bërë pasuria intelektuale e mendimit, sfidat me të cilat është ndeshur në jetë ky njeri i virtytshëm. Njeri me integritet të vërtetë pra, me parime të forta morale njeri i besueshëm. Niveli i lartë i ndershmërisë e ka bërë të besueshëm, si shok, si bashkëshort, si drejtues..Jep mundësi tjetrit të shpjegojë pikpamjet e tij dhe këndvështrimin e tij duke shprehur respekt. Të gjithë meritojnë të trajtohen si qenie njerëzore, secili ka pikpamjet e tij unike që meriton të dëgjohet, kështu shprehet kur bie rasti për çdo person.E mban fjalën dhe tek ai mund të mbeshtetesh shumë i sigurt se do bëjë maksimumin e mundshën për ty.Pra ka një art logjike për të pasur zili.Ai nuk merr vendime të menjëhershme bazuar në instikt por i kontrollon emocionet për të mos i rrëmbyer arsyen. Logjika është mjeti i tij që nuk e lë të gabojë, gjithashtu trajtimi qe i bën fuqisë së fjalës , nxit e buis emocione të vendosura me mendim filozofik që të ngjasojnë me kumbimin e kambanave të tempujve duke e përdorur fjalën pa teprinë e saj. Ai di të japi opinion, ndihmesën e tij në ndriçimin e vlerave, profileve të autorëve të ndryshëm qofshin shqiptarë apo të huaj të të gjitha kohërave. Puna e tij është pjalmi që sfidon kohën, të shkuarën e bën të ardhme.Z. Muharrem Kokona është nga ata të rrallët që nuk e njeh impulsin e prishjes së mardhënieve midis njerëzve, jeton në harmoni me të gjithë, si në përvojat mitike te rinisë e deri më sot …Kjo është një nga veprat njerëzore më të bukura, të jesh i dobishëm për të tjerët. Më kujtohet kur isha e vogël, në ato hone të kohërave ,më bënte përshtypje sesi duke kënduar ngushëllohej nga vuajtjet kalimtare që e mundonin.Nuk është nga ata që kanë aftësinë të krijojnë mite kur era dëlirë kohën.Është për ta admiruar guximin e tij në jetë, për dashurinë njerëzore e cila për atë është si një lule e këndshme , por që duhet të kesh guximin për ta këputur në buzë të një honi të frikshëm.
Të uroj shëndet të plotë vëllai im i nderuar e i vlerësuar, që nga puna e palodhur derisa dole në pension, nga gjithë shoqëria ,miqësia, ….Qofsh gjithmonë i vlefshëm vëllai im i rrallë që je krenaria e familjes tonë të madhe KOKONA!