14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Lela Dardha Kokona

 

R 5 .9 Ëndrra nga një flirt

Serxho, a mund të them një dëshirë ? Ndoshta do ju bezdis por do doja të takoja një miken time . Në fakt vajzën e mësueses time.
– Ku, jeton këtu në Itali?
– Po.
– E ke adresën?
– Po, numër telefoni dhe adresë.
– Patjetër ” Beti”, punë e mbaruar dëshirë e plotësuar!
– Faleminderit Serxho, je fantastik!- I ndriti fytyra nga kënaqësia e cila i dha një buzëqeshje joshëse.Më thonte shpesh që të vija këtu të studioja, por…
-” Beti,” pse nuk mendon që dhe mund të rrish këtu duke vazhduar fakultetin e të plotësosh ato ëndrra që kishe? Nuk të ka shkuar fare në mendje?
– Jo se nuk e kam menduar, por dëshirat nuk përputhen me mundësitë Serxho. Njerëzit mund të dëshirojnë çdo gjë, por nuk mund të arrijnë, se dëshira mund të jetë më e madhe se fuqia e tyre për ta fituar, në këtë rast eshtë forca financiare .
– Pse jo? Ti mund të fillosh ndonjë punë këtu, në axhensinë time, njëkohësisht dhe fakultetin.Do të ishte në të mirën tënde por dhe tonën. Ana të do shumë, po i mbush një boshllëk me miqësinë, përkëdhelinë e ngrohtësinë që ti i jep . Apo mezi po pret të ikësh se dikush ndoshta të pret me padurim?- Pikasi hidhërim në fytyrën e saj. Uli kokën mendueshëm duke bërë një buzëqeshje të ndrojtur paksa ironike.
-A mund të më flasësh pak për Belën?L'immagine può contenere: una o più persone, scarpe e spazio all'aperto
– Serxho, – prishi heshtjen ” Beti”. Hyri në hullinë e rrëfimit, – isha dashuruar marrëzisht me një djalë. Ajo ditë ka vezulluar me shkëndija të arta herë pas herë përmes ditëve të mija të mjera e herë humbet thellë.Përshkon si një gjurmë tërë jetën time të mbuluar me baltë e pluhur. Ndodhet e fshehur brenda qenies time. U mundova ta mbaj atë lidhje ,por në fund më doli një demon.Herë më dukej Krisht e herë Jud. Kur shikonte që unë isha e vendosur në parimet e mia, nxehej e bëhej si luani krifëgjatë përpara gjahut të tij.-Belën filloi ta rrëmbente sërish pikëllimi.U skuq e tëra nga ndjeshmëria.- U bëra si vullkan, digjesha përbrenda pa nxjerr tym jashtë.Tani ujis ëndrrat e mia me optimizëm se diçka mund të ndodhë, por me pak shpresë..,- vazhdoi duke bërë buzëqeshje të ftohtë e ironike .Më pas ndodhi kjo ngjarja e fundit .Nuk arrita ta vërtetoj nëse ishte apo jo e vërtetë ajo çka u bë arsye e padiskutueshme që lidhja jonë nuk duhej të vazhdonte . Kam angazhuar nënë time të zbulojë enigmën e kësaj ngjarjeje.Nganjëherë më ngjallet një vagëllimë e shpresë se mund të shfaqet përsëri. A mund të di se çfarë mund të ketë ndodhur?
– Flitet për një përdhunim.Kjo ishte thjesht një bisedë rruge e dëgjuar nga një mikja ime.
– Si, ti nuk je takuar më për të ditur rrethanat e të vërtetës, nëse ka ngjarë?
– Jo Serxho, nuk më premtoi koha dhe nuk kisha mundësi të lëvizja.
– E ndjen mungesën e tij?
– Sigurisht, – bëri një frymëmarrje të vështirë të thelluar,së fundi i doli një ofshamë.
– Vazhdon të ndjesh ende për të?
– Po,- bëri një lëvizje të kokës.Kam ndjerë stuhi e shtrëngata të forta në shpirt.
– .Si jeni njohur ” Beti”?
– Fare rastësisht.Më eklipsoi arsyen time, instiktet gati mu tjetërsuan, më verboi Serxho.
– Po nëse është e vërtetë?
– Nuk e besoj. Seç kam një parandjenjë që mund të ishte një trill në mëndjen e shokëve por në armiqësi me njëri – tjetrin, për të bërë të vështirë lidhjen e tij, por edhe nëse, do të shqyrtoj mirë kushtet dhe rrethanat e ngjarjes.
– Po, ke të drejtë. Çdo herë që mbaron një dashuri nuk është thënë që mbaron një dashuri e vërtetë. Kjo tregon se ti vërtetë e ke dashur “Beti”.
– Po, me jetën time.
-Dhimbja është ushqimi kryesor i dashurisë dhe çdo dashuri që nuk është ushqyer me pak dhimbje të pastër, vdes.–Beti, logjika ime se pranon një fakt; mirë ti nuk munde ta takoje , po ai si ka mundësiësi të mos të kërkojë ty për një kohë kaq të gjatë?
– Mardhënia jonë pati shumë mosmarrveshje sa herë takoheshim . Ti je mashkull vetë dhe kupton mirë qëllimin final të tij . Unë kurrë nuk ia dhash atij atë kënaqësi që ai kërkonte.Ajo ishte një nga gjërat e shenjta që mua më bënte krenare.Kjo ishte e gjitha Serxho.Se fundi i thash se nëse ti ke vetëm këtë interes, atëherë kjo dashuri për mua ka marr fund.Pas asaj dite ndodhën avaritë e mia njëra pas tjetrës.
– Po ai si reagoi?
– U mënxyros i tëri.Doli komplet nga vetja.
– As ndonjë telefonatë nuk të ka bërë?
– Jo, unë ndërrova numër edhe ai gjithashtu . U bind vërtetë se unë e prisha atë lidhje.Jam e sigurt se i kam shkaktuar dhimbje .
– Sa zgjati lidhja juaj?
– Gati një vit.
– Dhe ti nuk ia dhe mundësinë ?
– Jo Serxho, unë kisha të tjera këndvështrime për jetën, isha vendosur të ruaja parimet e mia. Çdo gjë ka kohën e saj.Primare për mua ishte formimi im, ai duhet të priste.
– Pse , nuk të kërkoi bashkëjetesë?
– Ai po, e dëshironte, por unë as që e mendoja se do arrija deri atje.
– Pse” Beti” ?
-Ju thash se primare për mua ishte shkollimi, e dyta unë jam shqiptare, kemi traditat tona, zakonet që i ruajmë të shenjta.Jam e brymosur me ato ,janë pjesë e imja, më kupton? Nuk më ka pëlqyer kurrë shthurja, nuk i dorëzohem asaj duke u bërë martire e epsheve.Kam të tjera ndjeshmëri. Kam dashur të jem e virtytshme. Rrjedh nga një familje me parime, e ndershme, pavarësisht se tani babi …na uli kokën nuk mund ta them, se në fund të fundit djersën e tij dogji dhe të ardhmen tonë. Nuk cënojë askënd tjetër…,- Ishte përpjekja e saj për të gjetur një anë pozitive. Pra, kërkonte një fije rreze drite në mes të një errësire të plotë për të ndriçuar sado pak figurën prindërore, për të pastruar sado pak rrënjët e saj duke dashur të justifikonte krenarinë si femër me dinjitet, me karakter të qëndrueshëm .Filloi të qëndronte e mbytur në mendime.E dëshironte atë vetmi që e ndjente si një llojë pavarësie.Qendronte e ftohtë dhe mrekullisht e heshtur, por jo për tu ndjerë joshëse.Kishte një egërsi të gëzueshme, me të cilën të prekte thellë botën e instikteve.Dukej që kishte një çiltersi dhe një shpirt të madh, të një njeriu të përzemërt , jo e shtirur, por kupa e kënaqësisë për të ishte zbrazur një herë e mirë.
– Bela, “çmoje” Unin tënd! Kështu qetëson e lehtëson ndërgjegjen .Ti ke impulse të forta që të shtyjnë drejt asaj që ti do! Arratisu nga ato skëterrat e atyre instikteve që të mundojnë.Mos jeto me vetmi të dhimbshme.Mëso të njohësh vetveten!
Beti”, ndodh që nga një trëndafil del gjemb por dhe nga gjembi del trëndafil.- I vendosi lehtshëm dorën mbi flokët e saj të zinj e të shndritshëm, futi gishtat nëpër to duke e përkëdhelur me një ndjenjë keqardhjeje.- Ti je një vajzë e rrallë ” Beti”! – Vuri re që nga sytë e saj rrodhën ujvarë pikat e sferta e të kristalta lotësh, si pikat e vesës që shndrisin agimeve mbi fletët e trëndafilit. E tërhoqi pas vetes duke i vendosur kokën në gjoksin e tij. Ndjeu se do të kishte përkujdesjen, mbështetjen e plotë të një miku të mirë.
– Njeriu në jetë do të ketë dhe njohje apo dashuri të reja.,- ngushëlloi Serxho.
– Tek mua nuk besoj se do të ndodhë një gjë e tillë.
– Po më parë , para njohjes me Timin, ke pasur lidhje tjetër?
– Jo, dashuria ime e vetme ishin librat. Nuk di pse jam kaq e padëshiruar, kështu më duket vetja.
– Jo, ti nuk je njeri i urryer për njerëzit, por ti je ajo që skërkon të të afrojnë për një lidhje .Rreth teje ke vetëm ajër të vetmuarish, pra ti s’ke dëshirë vetë për mardhënie.Ky është një tipar dallues i rendësishëm i jetës tënde.
.- Serxho kuptoi mjaftë mirë karakterin e saj, dinjitetin e lartë, thellësinë e mendimit, formimin, qëllimet dhe pikësynimet e saj për jetën.Ajo ishte në kërkim të përkryerjes.
– Që në fëmijëri kam qenë e egër, e distancuar në shoqëri.
– Mundohu ta mbysësh atë bishë të egër brenda vetes, të duket sikur të është mishëruar në qenien tënde. Kjo do jetë ndonjë trill e mëndjes ” Beti”! Ti kështu i bën vetes vetëvrasje.
– Vërtetë që në mëndjen time e kam menduar flijimin.
– Si? Pse?
Kishte arritur kufiri i të durueshmes.Mu trondit gjendja shpirtërore deri në palcë, nga egërsinë i jetës.Dhimbjet, humbjet më kishin zhytur tërë ndjenjat në një përfytyrim të tmerrshëm. Hë, vazhdoj të mbetem një qenie e dyzuar.Njësimi i trupit nuk i përputhet njësimit të shpirtit. Njeriu nuk ka një jetë të njësuar.Çdo njeri, si trup është një ,por shpirt që jeton në të janë shumë.
– E kam ndërgjegjen e vrarë, se në fakt e dëshiroja shumë atë mardhënie por logjika ime nuk e pranonte.
– Është më fisnike të të “rrëzojë” vet jeta, sesa dora jote. Je treguar një tunduese e shpirtit.Ke jetuar tërë jetën në mardhënie kundërshtimi dhe revolte.
– S’ke pse të kesh një ndërgjegje të vrarë.Ti ske vënë maska ndjenjash të gënjeshtra.Je një vajzë me personalitet. Unin tënd mos e përfytyro sikur jeton në zbrastësi!.Kjo është një lojë melankolije e fantazisë në çdo tronditje, në çdo dhimbje, në çdo situatë të vështirë të jetës zgjon dëshirën për tu tërhequr nga jeta, nga lumturia me një gëzim mizor me një llojë dashaligësie.- Aty mbyllën atë bisedë duke vazhduar me temën e takimit me Merin.Të nesërmen u nisën të dy me adresën në xhep. I thanë se është te lokali përballë shtëpisë së saj. U afruan në atë ambjent modest.
– Bela, si do bëjmë? Po iki unë, por nuk e njoh.
– Po vi dhe unë, shpresoj të mos jetë moment ters për mua. Ajo s’më njeh, nuk besoj se do të ketë një kujtesë aq të fortë . Kam qenë e vogël kur ajo vinte në klasën tonë.
– A thua të jetë ky ambjenti streha e saj?- foli habitshëm. Iu kujtua biseda me mësuese Dritën, fjalët e saj, meraku për të bijën që e kishte plagosur keq në shpirt. Përshkoi me sy tërë sallën me një shikim të shpejtë. Në një kënd të sallës kishin zënë vend disa instrumentistë frymorë që interpretonin pjesë të ndryshme dhe ca të ulur rreth tryezave të cilët ngjasonin si pijanec të përhumbur. Nganjëherë bënin ndonjë buzëqeshje lehtësuese.Më tej dëgjoi një zë hokatar.Ishte një çift i ri që buzëqeshja e tyre s’kishte mbarim. Ktheu kokën djathtas.Me një vështrim zhbirues filloi të shikonte matanë një holli.
-Të ndodhet atje ajo vallë? – i tha Serxhos. Dalloi një vajzë të gjatë bukuroshe e cila qëndronte e zhytur thellë në mendime. Tërhoqi një gotë pranë vetes që ndodhej mbi banak. E tundi , veshtroi me kujdes fundin e saj, Ishte bosh. U ngrit, tërhoqi një derë pas vetes. Doli me vrull me një hap të lodhur.Çapiti përpara. Koka i kolovitej.Nxituan pas saj. E përshëndetën por ajo u tregua mospërfillëse.Siduket u ndje e bezdisur.U kthye në të djathtë të rrugës. Përshpejtoi hapat. Ndjeu se po e ndiqnin.Kaloi në një rrugicë të përgjumur .
– Zonjush! – Ngriti zërin ” Beti”.Ju lutem , a keni mundësi të ndaloni pak? Po kërkojmë një vajzë shqiptare që banon këtu afër jush.
– Jo,nuk e njoh,- ngriti gishtin e mesit lart. Pas disa hapash arriti në shtëpinë e saj.
– ” Beti”, kjo është Meri, ja kjo është adresa e saj.
– Meri, jam ” Beti”!- thirri nxitimthi.
– Nuk njoh ndonjë Beti.- foli pa kthyer kokën pas.
-Jo më fal, Bela! Nxënësja e mamit tënd, e mësuese Dritës.Nuk të kujtohet zëri im? Sa herë kemi komunikuar në telefon!? – Ndaloi hapat.
– Kjo është Bela, motra e Aldos, – shtoi Serxho
– Po, vajza e Lolës.- vazhdoi Bela. Sa shumë kemi luajtur bashkë Merushkë! – foli me një zë mallëngjyes.
– Ajo Ktheu kokën pas. – Kush? Bela? – Vështroi përmes asaj turbullire sytë e saj. Iu kujtuan vitet e harruara të rinisë.E dehur thithte gjendjen shpirtërore të melankolisë e mbushur me kënaqësi të thellë.Nga kënaqësia e saj bëri të kuqëlonin faqet e saj të zbehta. Një rreze dielli që sapo ndriu vezulluonte këndshëm në flokët e saj të praruara.
– Po , për atë Zot, ti je Bela bukuroshe! – Sikur ai mall e gëzim ia nxori gjithë avujt e alkolit, avulluan në çast si eter. – Tani u bëra esëll – shtoi Mira e entusiazmuar. Nxorri një zë hokatar të përmalluar.Bela përjetojnte çaste të ngrohta me diell dhe lule të vogla lumturie në mes të shkretëtirës në atë të ftohtë Janari.Kjo magji vezulluese, preku dhe magjepsi me rrezatimin e saj zemërplagosurën. Sikur lindi përmbi atë det vuajtjesh , përmbi vet fatin e saj.Lumturia bëri të ndriçonte si yll, si vetë ëndrra e saj. I ftoi të hynin brenda.Zhveshi xhupin, ata u rehatuan në një kolltuk dysh. Dhoma e vetme që kishte ishte e gjerë, e rehatshme,dyert e larta prej xhami shihnin nga lokalet dhe lulishtet e tyre të gjelbëruara . Shpalosej pamja e një lëndine të vogël.Në cepin e dhomës një bibliotekë e vogël.
– Bela, ajo është i vetmi gëzim këtu që më sjell buzëqeshje të vakëta.
– Më thuaj Bela si ka shkuar jeta jote?
– Jeta ime është një lëvizje e vrundullt , e përvuajtur, fatzezë e dhimbshërisht rrëqethëse dhe e pakuptimte. Nuk po arrij të gjej kuptimin e jetës Mira! – Jeta ime i ngjanë një aborti të vështirë dështuar kobshëm.
– Diçka kam dëgjuar Bela, më vjen shumë keq për familjen tuaj!
,- Po ti Mira si po kalon këtu në vend të huaj?
– Brenda meje, në vetvete, ekzistojnë dy shpirtra, dy qenie, aftësia për lumturi dhe ajo për vuajtje.Njeriu që synon lekun , shkatërrohet nga leku.Lakmuesin e epshit e shkatërronë epshi, ai që synon pushtetin , pushteti e kështu me radhë.
– Çdo njeri i vendosur arrin atë që kërkon, i shtyrë nga instiktet e tij.- ndërhyri Serxho.
– Këtu, më duket se po mbytem në mjedisin ku ajri po rrallohet gjithnjë e më shumë nga mungesa e mardhënieve dhe nga vetmia.-U bë një heshtje. Befas Mira u afrua me ngurrim nga pas .
– Hajde, dalim një shëtitje bashkë?
– Si, jasht bën ftohtë dhe gati për shi?! -” Beti”i bëri një vështrim hetues.
– Unë dhe netët dimërore me shi i kaloj jashtë duke shëtitur.Nuk dua të prish humorin e ditës time.A e kupton se kam nevojë për shoqërim? Më përzihet keq, kam nevojë për ajër- fliste dhe ndërkohë lemza po e mbyste keqas. Muzika që dëgjohej nga larg në sfond, sikur ishte futur në akordet e fshehura të shpirtit të saj. Ajo e interpretonte për vete duke mërmëritur me një frymëmarrje ritmike në mënyrë të ravijëzuar. Beti mendoi ta shoqëronte duke dashur ta investigonte.
– Dalim po deshe një shëtitje,- shtoi ” Beti”. Dolën
-Jam tip vizual më shumë, nuk kam fjalë, -shtoi ajo dhe një aromë alkoli u shpërnda në ajër si eter. Ajo gropsimë, bëri që pa vetëdije, “Beti” të bënte një lëvizje bezdisëse të kokës .
– Nuk do të ikja kaq shpejt nga ai ambjent gazmor, por u detyrova nga një bukurosh që filloi ne vargje poetike të më joshte.Unë rebelohem shpejt . Nuk doja ta prishja ditën time sot.E di si mu drejtua? Si poet.
– Më lejo të depërtoj në thellësitë më të ëmbla të shpirtit të dashuruar, që frymon përmes dhimbjes time, e cila përcillet natyrshëm e të lidh me fijet e ndjesive të forta. .- Paske zgjedhur me shije të hollë lindjen e një dite të bukur pothuaj “pranverore,” ku gjithçka nis si me magjinë e një melodie të gëzuar. Gëzim i pafund në kolorin dhe aromën e luleve , të motivon gëzim , dashuri, bukurinë e jetës. A të përqafoj me magjinë e kësaj bukurie, për një ditë të gëzuar dhe të bukur , mes hijeshisë mëngjesore të” pranverës”?
-E, kur bie në dashuri, secili bëhet poet, – foli me të qeshur ” Beti”.
-Askush nuk më përqafoi apo nuk më uroi sot për ditëlindje! -më tha ai. Beti, seriozisht po të them, se mu prish frymëmarrja nga emocioni.E urova me kënaqësi. Nga thellësia e shpirtit më doli ai urim.
– Faleminderit – shtoi ai, – që urimi miqësor vjen si ngrohtësia e kësaj dite bujare të janarit që ftonë lajmëtarët e pranverës,… – vazhdoi poeti të recitonte.- Ke magji që më tërhoqe me shpirt të ndjeshëm emocional. Është mrekulli përjetimi i së bukurës, zemër. Më lejon të flas kështu?- Vazhdoi Meri të perifrazonte fjalët e tij.
– Meri, nuk ka gjë më të pakëndshme se një fjalë dashurie e shqiptuar ftohtësisht nga një gojë e mërzitur.
– Po, e vërtetë kjo që the! – shtoi Meri. I thash se unë të lejova të flasësh, po ju a do të më lejoni të flas dhe unë? – Me kënaqësi do të dëgjoj zemër!- mu përgjigj
– A mund të më shuani një kuriozitet?
– Po, nëse do mundem, – shtoi ai.
– Si quheni zemër?- e pyeta
– Aha, kërkon të dish çfarë statusi kam ? Atëherë po prezantohem duke të thënë se jam një djalë shqiptar i quajtur Fatmir, por duhet të quhesha fatkeq. Filloi të më rrihte zemra sa ndjeja fërfëritjen e bluzës që vibronte. Nuk i dhash njohje fare edhe se donte të dinte rreth identitetit tim. Nga biseda që bëra me të, mësova se ai ishte me sidë. Më erdhi vërtetë shumë keq.
– Po e përjetonte shumë keq. Kishte vite pa ikur në gjirin e familjes . Vet gjendja e tij shëndetësore nuk e mundësonte. Pastaj dihet se do të gjykohej keq me atë gjendje që katandisur ai.Kishte një ekzistencë të pangushëlluar, pamundësi përballimi të situatës ku gjendej.
-Kjo është jeta Bela, dikujt i ecën dikujt i ngec sharra në gozhdë. E shqiptari i shkretë, bie viktimë e prostitutave ! Din ku hedhin grepat ato!- tha me keqardhje ” Beti”. Mira mbeti pafjalë, u skuq e tëra. – Miria, se u hutova, ke ditëlindjen sot? – Bela diçka nuhati nga mënyra sesi reagoi Mira.
-Po, ku e mësove?
-Po ti na the që sot është dita ime! – e uroi duke e përqafuar.
– Do shkojmë tani të blej diçka e ta festojmë se bashku Bela. Kjo ishte arsyeja që të ftova , të dalim. Megjithë këmbënguljen e” Betit”për të mos u ulur në tryezë ajo përgatiti gjithçka mrekullisht me shije të ndryshme.
– Po nxjerr pak verë të kuqe, kjo është pija më e dashur për mua. Vera do miken pranë. Eh, Omer Khajami nuk i ka kënduar më kot.
….Me ver të kuqe e vajza….. e fitova davanë.
Te shpellë e verës kemi hedhur mëndjen
Dehemi, puthemi për të mbledhur mëndje….
– Më se fundi tha: -shtoi Bela : – Kur të shuhem nënë dhe të zi
Dhe kur të bëhem prapë baltë e hi
Mbrumëni poçe, mbushmëni dolli
Dhe shihni po su ngjalla përsëri!
Hajde të trokasim gotat me dolli,- tha Mira e entusiazmuar.
– Të lutem Mira, pi pak se ti ke pirë dhe atje! E këshilloi ” Beti”.
Vazhdoi Mira të krijonte një atmosferë të gëzueshme.
– Më flit pak për Mirën, – foli e kuriozuar” Beti”.Ajo filloi të rrëfehet:
– Ky miku yt nuk din shqip, kështu po të rrëfehem lirshëm pa doreza. Kam kohë këtu në Itali. Kam ngulur rrënjë në këtë vend pa u ndjerë aspak endacake apo e huaj.Nuk jam shndrruar në eter si disa që ku mbillen nuk korren.Por kam një zakon që njerëzve su pëlqen tu deklarosh të metat me fakte në sy. Këtë gjë unë e quaj vlerë, por për ndonjë quhet antivlerë. Kjo është që më penalizon, më shkakton telashe, ja them në sy, s’di llustra. Më bën të jem ca e izoluar, të jem e fshikulluar nga nervat. Mua më mjafton një hiç, dhe më godet rrufeja.- Belës iu kujtua biseda që bëri me nënën e Mirës ,me mësuesen e saj Drita.
– Mira, Largoje atë egërsi nga brendia jote! Çdo gjë e egër brenda teje quhet ujk, prandaj thuhet ,” Përzeje ujkun brenda vetes.”- shtoi Bela duke bërë një buzëqeshje qortuese.
– Atëherë, gëzuar datëlindjen , gëzofsh e festofsh vite pafund!- e uroi ” Beti” . Kaluan orë mbresëlënëse të tre bashkë.
– Si e mbush ditën këtu Mira?
– Punoj në një azil dhe kohën që më mbetet lexoj libra, sidomos poezitë më pëlqejnë, më mbushin shpirtin. Shpirti i poetëve nuk plaket, po do kënaqësi , do miq të mirë, vital,ka pranverë në shpirtin e tyre.E kuptoj nga komunikimi,që dhe ti je vitale.Shpirti njeh vetëm kënaqësi, do përjetimin e kënaqësisë se është i përkohshëm, nuk njeh moshë.Jam vitale kudo në jetë.
– Është privilegj i ndjeshmërisë së letërsisë, – plotësojë mendimin e saj ” Beti”.
– Tani do të na falësh, por na duhet të largohemi,- Ndërhyri Serxho.
– Nuk ju pyeta, po ju nga njiheni? Italian e kjo shqiptare?
– Eshtë një shok i vëllait. Kur të takohemi sërish do të flasim më gjat Mira.
– Ok.
– Hajde dalim diku bregdetit e pimë një kafe.
– Jo, faleminderit do ikim, – shtoi e stresuar ” Beti”.
-Kafja në magjinë e detit dhe aromën e luleve pihet me mike . Aty e ka shijen ajo e dashur Bela.Je magji ashtu si ke qenë e vogël! Ke një llojë magjie që jo të gjithë e ndjejnë.
-Jo, jeni të dyja magji se ndryshe nuk do të dilnin këto fjalë me kaq ngrohtësi e nuk do të jepeshin përqafime për ti dhënë ditës kënaqësi ,- shtoi Serxho.
– Por sigurohu Mira ta kalosh shijen e kafes me njerëz që ia vlenë zemër!- E këshilloi ” Beti”.- Nuk është asnjëherë e tepërt maturia në zgjedhjen e miqve!.
– O, miqtë e mi i kam fantastik! Ja, shiko si të kam , si shpirt!- Qeshën të tre .Ndërruan numrat e telefonit.
– Kur e ke ditën e pushimit Mira?
– Ja nesër e pasnesër, kam zëvendësuar njërën e tani më dhanë dy ditë pushim.
– Serxho,- u drejtua “Beti”,- a mund ta ftoj Merin të vi me ne për sonte?
– Po, me kënaqësi!
– Të lutem Mira mos ma prish, po të presim! Ajo natë për Mirën mbeti e paharruar.Edhe se kishte pasur pak temperaturë nga një virozë. Në mëngjes u duk edhe Ana e entusiazmuar, me lule të freskëta ndër duar nën shoqërinë e gjyshit .Iu drejtua Mirës:
– Përshëndetje! Këto janë për ju zonjushë! – Shtriu dorën duke dihatur.
– Përshëndetje bukuroshe! Paske ardhur me aq vrap sa po të merret fryma! Faleminderit për lulet! Më dhe forcë në këtë situatë virusale që kam. Ma lehtësove shpirtërisht gjendjen që kam e bukura ime Ana! Nuk po të ftoj të të puth se jam pak e sëmurë.Sa do doja të shtrëngoja fort pas vetes princesh e vogël! Ku ka lule në botë që të marrë hijeshinë dhe aromën ty ! Petalet e tyre do ti veja kurorë mbi flokët e princeshës Ana.Më krijuat situata të bukura shpirtërore z. Domeniko, faleminderit!
– Ja, po i vendosim mbi tavolinë në këtë vazo ,- shtoi z. Domeniko. Ëmbëlsinë e kafes ma bëri të magjishme aroma dhe kolori i luleve të Anës.
-Lulet i dua, janë simbol që të dhurojnë ndjeshmëri të forta emocionale! Bota shpirtërore ka forcë të jashtëzakonshme. Bela më ka folur me supërlativa për ju.
– ” Beti ” ta imponon me mirësjelljen, me edukatën dhe dashurinë e madhe që të përcjell në çdo kohë.
– Si ndjeheni z. Domeniko?
– Si të them, si pleqëri që jam duhet thënë mirë. Më dhembin herë- herë këmbët, siduket rri e fshehur dhimbja dhe rebelohet në ndonjë rast. Mbrëmë jo mirë, një shqetësim në gjoks, një fërfëritje ndjeja.E, kur shoh lëkurën e rrudhosur në pasqyrë, them me vete: ” U plake Domeniko, koha jote mbaroi”!
-Mos jeto nga trishti që vjen nga pamjet e ndryshimet fizike, apo dhe gjallëria e organizmit, ju jeni aq sa ndiheni se vitet janë thjesht shifra z. Domeniko!
– Faleminderit mike, por atë fjalën ” zoti” hiqe se më krijon pengesë në konfidencialitetin miqësorë, e bën protokollare bisedën, e bën të ftohtë.Këtij mëngjesi të fundjanari i dha aromë dhe shkëlqim “pranverorë” prania jote e dashur Mira!
– Faleminderit , jeni vërtetë fantastik z. Domeniko!
– U dëgjua mjaullima e një maceje .Më pas zëri i Anës që po dialogonte me të.
– Është macja e Anës, mikja e saj,.- shtoi ” Beti”.
– Sa mirë dinë fëmijët të komunikojnë me kafshë? Shprehin dashuri për to, po edhe kafshët ndihen mirë në shoqërinë e tyre. Kanë dhe instiktin për të vegjëlit e kujdo qofshin. – E kuptojnë që nga të vegjëlit nuk u vjen ndonjë rrezik. – shtoi z. Domeniko – kanë shumë mistere në jetën e tyre.( instikt),- mbylli këtë temë z. Domeniko.
-Gjyshi është i magjishëm, – shtoi ” Beti”. – Po të bisedosh gjatë me të do të kënaqesh.
– Faleminderit më bëre që kam xeherorë. Sa më thellë të gërmosh aq më shumë do gjesh, por jo për të gjithë. Shija është vetëm te një mike që ka magjinë në thellësitë e shpirtit.
-Po nxirri xeherorët, – e ngacmoi Mira.
– Është aftësia e mikes sa di ti zbulojë e tu jap shkëlqim. Më jep ndjeshmëri biseda me ju.
Ëndrrat nuk njohin moshë, vrapojnë në hapësirat e kënaqësisë.Hodhi shikimin përtej xhamave të dritaren. Sa qetësuese është sinfonia e këngës së zogjve në peizazhin e natyrës, mahnitëse. Më kujtohet Luçia ime e shtrenjëtë, me këtë sinfoni këngësh. Përfytyronim peizazhin e natyrës të pikturuar në qiell.Kam mall të pashuar në zemër.Pas largimit të tij Beti tregoi gjithçka rreth z. Domeniko dhe për vet fatin e saj dhe të familjes. Në heshtjen e asaj nate pa zhurmë, Mira filloi të zbrazte kujtimet e pluhurosura.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.