8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Lela Dardha Kokona

Çfarë të mbjellësh, do të korrësh..
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, jashtë dhe ujë
Pasi u përmend nga kolapsi dhe u mundua të ngrihej në këmbë, i moshuari, kuptoi se një zinxhir i hekurt,që vazhdonte ta mbante lidhur bashkë me një qafore të urryer, i kishin bërë plagë sa ishte gjakosur.Kuptoi ç’i kishte ndodhur, donte të bërtiste duke dashur të kërkonte ndihmë, por nga kraharori i doli vetëm një rënkim .I tërë trupi i drobitur i dridhej. — Oh,tmerr! Po sikur të mos më shikoj njeri? E kujt do t’i shkoi ndërmend të uli kokën kaq poshtë në këtë rrëpirë, duke menduar se dikush mund të ndodhet në këtë humbëtirë? Mos vallë do të thotë se s’kam kohë të bëj mirësi në këto orë të vona ? — Mendoi i moshuari ndërsa provoi përsëri të bërtiste,këtë herë duke mbledhur dhe fuqitë e fundit të mbetura në trupin e drobitur. I doli nga kraharori një klithmë dëshpëruese, vajtuese që do t’i prekte zemrën çdo krijese njerëzore më të pamëshirshme .
Një udhëtarë që po kalonte, u ngjethë sa u drodhë nga ajo klithmë. Më duket se dikush po kërkon ndihmë, apo më bënë veshët? ,–Monologonte me vete duke bindur veten se duhej nxituar.- Atëherë, nuk kam pse pres bamirësi nga të tjerët,nëse nuk e ndihmoj këtë të gjorë që pret ndihmë,ndonëse nuk e di se si do ketë ngjarë, se ndryshe do më vrasë pendesa pastaj.Kësaj i thonë ” Vdis që të dua “. –E bindi veten udhëtari dukej rrëshqitur me kujdes asaj rrëpire.Hapi dritën e telefonit deri sa e gjeti. –Kush është vallë ai i pashpirt, që të ka katandisur kështu në këtë pikë halli? Po si ke mundur të shpëtosh kështu si je katandisur ?– Një rrjedhje gjaku i ngrirë kishte rrethuar syrin e tij të djathtë e cila kish vazhduar deri në gjoks.– Eh mor mik!, Se kisha provuar zinxhirin e robërisë, këtë qafore metalike. Kisha dëgjuar e lexuar por se do më vinte dhe mua një ditë radha ,se kisha menduar! –u shpreh i dëshpëruar i moshuari.– Eh mor zotëri, kështu është jeta, me plagë. Ai ishte një zotri i moshuar me një trup të bëshëm, tërë muskuj. — Kush qe ky i pabesë? Fliste udhëtari duke i ngulur sytë me mëshirë.– Kam neveri prej tij, sdua të flas për të, por dhe sesa kohë kam këtu ne këtë skllavëri lidhur me zinxhir,nuk e di.Mos,– i kishte thënë i moshuari,–vrasës i ndyrë.Kam lindur i lirë e më lër të vdes i lirë ,–ndërsa ai kishte qeshur duke i thënë se duhet të mësohej dhe pa lirinë dhe se nuk e meriton të ishte i lirë, më mirë të ngordhte aty — e ia kishte mbathur sapo e kishte hedhur me shqelma . — siduket më ngatërroi me ndonjë tjetër, — vazhdonte të tregonte i moshuari..– Udhëtari shante e mallkonte atë vrasës.Na trego kush është ajo bishë, që gabimisht quhet njeri, se për atë Zot do t’a vras me duart e mia.– iu drejtua udhëtari. — Nuk di ku ndodhet ,por ju lutem më shpëtoni nga këto zinxhirë. I gjori ti mor zotëri! Qenke katandisur mos më keq!Udhëtari buzëqeshte për t’i dhënë zemër, mori një gurë të madh dhe filloi të godiste me forcë zinxhirin,ndërsa hoqi çantën që e mbante krahëqafë, ku kishte telefonin me të cilën donte të lajmëronte policinë.– Jo,të lutem mos e njofto policinë se më hap avaze — fliste i trembur i moshuari.Udhëtari e pa me kureshtje të madhe dhe sikur u drodh ca por nuk e vazhdoi më atë bisedë për të njoftuar.– Eh mor zotri, sna mjafton që ka pllakosur varfëria si në kohën e zisë, por ka pllakosur tashmë keq e më keq varfëria shpirtërore. Nuk vuajmë vetëm për koren e bukës,por kemi frikë mos na befason ndonjë i paudhë e na hedh përtej, në greminë si ju,– shtoi udhëtari.
Por prap, thuaj flm Zotit që ke shpëtuar me kaq.– Andaj mor zotëri, po ikin rini e pleqëri nga ky vend.– shtoi udhëtari i trishtuar.Goditjet e gurit në zinxhirë ndërkohë u ndërprenë.Djali i ngazëllyer fshinte djersët që i kishin mbuluar sytë të cilat i përcëllonin . Hajde, më në fund je i lirë mor zotëri!.Shkelë mbi erë tani e vrapo.E mposhte skllavërinë.– Po,tashmë shpëtove je i lirë.E Falenderoi udhëtarin përmes lotëve që i ndrisnin.– Na trego si të ndodhi? — Tani dua ti harroj ato që shkuan, or mik,- ndërsa filloi të ecte ngadalë për shkak të pafuqisë. Përpara tyre doli një lumë i gjerë,brigjet e të cilit ishin të veshura me shkurre e pemë. Ja kufiri,– foli i aksidentuari. — Hou! — nxori një pasthirrmë habie udhëtari.Para shumë vjetësh, kam ardhur deri këtu,doja të kaloja kufirin, por nuk mundesha se atëherë të vdisnin rojet e kufirit pa mëshirë.Por arrita të kaloja më pas me ndihmën e ca trafikantëve të cilët mezi prisnin të kalonin mall si puna ime. E histori e gjatë, — tregonte udhëtari. Kur po binte mbrëmja ,para më doli një “ujk” me dy këmbë që dukej se e njihte mirë atë zonë.– Na more trim,nga udha e mbarë?— Ja, po bëj një shëtitje ,ashtu kot për ajër,– i thash. — Ashtu? Se mos na del ndryshe ,se unë jam roje nga këto anë.– E si? — e pyeta. — Mbase keni ndonjë plan për matanë kufirit.– Po dhe mund t’a kem, –i thash.– Mirë,shumë mirë, por atëherë duhet bërë pazar. Duhet të paguani me lekë apo me Flori apo…,si ti kesh,– dhe vazhdoi duke kërkuar një shumë të majme.Do të jetojmë dhe ne që mendojmë për ju. — Mirë mor zotëri që doni të jetoni dhe ju, po si shumë kërkoni? –Jo, mor tungjatjeta! Ndahet me çakenjtë matan kufirit,. Ne ju hedhim me lundër matanë, të tjerë çakenj ju tregojnë shtigjet për t’ju nxjerrë në vende të sigurta.E kupton ti tani sesi bëhen punët e pastra?– Ne jemi njerëz të mirë. Ndihmojmë të shkoni në botën e bollëkut, u ndryshojmë jetën, do t’i thoni sikter fukarallëkut përgjithmonë, pse na quani të këqinj?Ca dhe janë mbytur në lumë,qëllon fati, kështu është shkruar,do dhe lumi pjesën e vet.Ndërsa udhëtari tregonte ngjarjen,ai filloi të bënte lëvizje të pakontrolluara duke u çaplyer nga sytë dhe forcat i shteruan.– E si ndodhi më vonë ?– I ndërhyri zotëria .– Mirë ,po pranoj,por po më mashtruat, ka luftë,– i thash .– Çështë ajo fjalë? Jemi me sedër ne, punojmë pastër — dhe filloi të lëpinte buzët i kënaqur. Ja dhe kjo punë u krye,– më tha i prerë. — Ok, shpresoj të shkojnë gjërat ashtu si thua ti. Ndërsa fliste udhëtari,sytë i vajtën në një varëse shumë te trashë floriri që i varej në qafë zotërisë.–fliste dhe e vështronte ngultazi zotërinë.Udhëtari, Vështronte me sy ëndërrimtar larg,andej nga binte horizonti.Gjithmonë kam ëndërruar ti bija botës rreth e qark,të vrapoja pa pushim si në një livadh pa fund e askush të mos më ndalonte. Puliste qepallat duke shprehur se donte me shpirt pse jo , të bëhej i pasur dhe pastaj të ndihmonte të gjithë të varfërit e asaj zone.– Sa ndjenja fisnike paske! Sa shumë ëndërroke!? Po,vazhdo më tutje,po të dëgjoj,–i foli me padurim i moshuari– U dukën dy lundra që po i nxirrnin nga shkurret. Kishte filluar të frynte dhe dallgët e lumit ishin kreshpëruar.Zhaurima e dallgëve të ngjethte.Lundra filloi të anohej, aq sa disa ranë në ujë.U dëgjuan klithma tmerri dhe thirrje për ndihmë. — U dëgjua zëri ” çakallit” i cili thërriste me tërbim.Hidhuni në lumë. Pas pak filloi të dilte vorbulla ujit duke çarë pjerrtazi varkën e përfunduam në ca kallamishte.Kur zbritëm,vumë re se as dy km larg nuk ishin nga vendi i nisjes.– Hajdeni këndej. Ku ka ligje ,ka dhe shtigje, –na jepte zemër ” çakalli”– Më duket se ramë në grackë nga këta çakenj, u treguam të cekët- foli njëri. Morëm rrugën në këmbë drejtë kallamishteve– Po ne paguam varkën e jo këmbët tona,– i tha udhëtari . Epo për dy km pagove,po deshe paguaj prap të vazhdosh udhën…vazhdonte të tregonte me trishtim udhëtari.Nuk më vjen keq se humba paratë apo gjithçka kisha,të gjitha këto nuk janë gjithçka kisha si pronë,se nuk më përkasin mua. Do të më vinte keq po të humbisja pronën time të vërtetë,: Dinjitetin njerëzor.Po mor zotëri,ashtu siç e humbe ti atë natë, o i mallkuar! Kush di të kufizojë dëshirat është gjithmonë i lumtur. Vlera e njeriut shihet në atë se çfarë jep dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë.Mor zotëri,mos pandeh se nuk të njoha? — i tha udhëtari . — I moshuari tentoi me gjysëm zëri të kërkonte falje.Mos ki frikë nga unë! Hakmarrja të çon në hakmarrje të reja. Dua të bëj paqe me përvojat e dhimbshme të së shkuarës e të vazhdoj jetën normalisht.Emocioni kurrë nuk më ka rrëmbyer arsyen. Nuk dua që veprimet e tjetrit të ndikojnë keq në jetën time. Hakmarrja më e mirë është ti hedh pas krahëve ndjenjat dhe kujtimet që nuk më bëjnë mirë,nuk jam i lumtur nësa ushqej urrejtje. Më ndihmon gjykimi i thellë që të jem paqësor.E njoh mirë ligjin e shkakut dhe pasojës,ligji i pathyeshëm i universit.Çfarë do të mbjellësh do të korrësh.Jeta i përket veprimeve tona.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.