2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Lela Dardha Kokona

…….Pjesë nga romani 5.
Fillimi për mua ishte shumë i vështirë.Kalova goxha kohë pa punë. Së fundi gjeta një shteg tepër të ngushtë për të mos u endur më, – heshtje dhe një frymëmarrje e rënduar.
– E cili qe shtegu që të çoi në rrugën e duhur Mira?- Pyeti sakaq” Bela”.
– Shtegu që më çoi në …,- ajo përpiqej që ta mbushte atë hendek që ekzistonte ndërmjet tyre, të mbyllej në vetvete në dinjitetin e saj. Fliste me një ton të ftohtë e të pezmatuar.-
– Dëgjo” Beti”, po të thërras edhe unë kështu; ishte heqja dorë nga pritshmëria dhe shpresat e mia duke zgjedhur një jetë më të mirë e jo endacake. Humba nderin ” Beti”.Përpjekja për të qenë më mirë , më ka bjerrë virtytet natyrore.Për një kohë të gjatë asgjë s’më gëzonte,as muzika, të cilën e pëlqej aq shumë nuk arrinte të më hiqte mendjen.
– Si? Me vetëdije apo…?- mblodhi vetullat duke i hedhur ca shikime zhbiruese si të donte të gjente ndonjë pikë të dobët të saja me një pamje agresive e me një zë disi më të lartë habitës.
– Pothuaj e vetëdijshme. – Sytë e Betit u krodhën akoma më thellë brenda zgavrave të saj. – Kudo ku gjeja ndonjë punë edhe si sanitare, më kërkonin të njëjtën gjë, nderin. Sëfundmi u punësova në një klinikë dentare në një laborator protezash.Pas pak kohësh,doktori pronari klinikës, filloi të më komplimentonte mënyrën e të veshurit, krehjen e flokëve, shijet e mia. Atë ditë po punoja e qetë në ambjentin tim, kur dera u hap dhe hyri në mënyrë solemne doktori. Shkoi te tryeza , mori shishen e konjakut, mbushi një gotë dhe e ktheu me një lëvizje të stërvitur. Më hodhi një vështrim ngultas e më tha:
– Ti ke arritur deri këtu ku je , me forcën e mëndjes e të shpirtit tënd e të dalësh zot mbi jetën, mbi veten tënde duke tërhequr vëmendjen e njerëzve që të rrethojnë. Je një person i llastuar, me sa duket nga hiret e tua të bukura.- Kuptova se ai kishte pirë.
– Po ju, mos jeni nga ata që e kanë zakon që tia vënë syrin dikujt duke e pasur në shenjë, si një kënaqësi e veçantë e jetës? I vlerëson njerëzit sipas gjykimit tënd.Mënyra sesi një njeri flet, shërben si masë për vlerësimin e tij. Të ngjall vlerësim eleganca, ose përbuzja kur është njeri i rëndomtë,- i thash.- Njeriu kur vjen rasti që do të arrijë një efekt, e zgjedh dhe e vërtit frazën me kujdesin më të madh.
– Epo, në këtë drejtim më ke lënë një përshtypje të mirë, duke mos përzier gjykimin moral me atë estetik. Gjuha jote brisk, tregon se asnjëherë s’ke qenë në hall për të gjetur fjalën që duhet.
– Hë, ç’je zbehur kështu?
– Zakonisht këtë nuancë zbehje kam,- nëpërdhëmba pasi isha në përpjekje për të rregulluar një protezë.
– Po, Po kur them që je zbehur, dyll, si lule kungulli je bërë. Mos ke qenë sëmurë natën ? Dukesh sikur ke lënguar prej ditësh. Moj, po më dukesh verdhacake po të them!. Mos vallë ndonjë sëmundje mëlçie, hepatit apo verdhëza si i thoni ju?
– Pse po ma ndjell tersin doktor?- ma bëri me shenjë me dorë, ” çohu”!
– Si?
– Unë të këshilloj për një pushim të menjëhershëm. Hajde – hajde qetësohu njëherë se pastaj do kesh shumë punë.
– Çfarë do bëjë?- i thash. U afrua me një pamje melankolie: Po më shqetëson shumë kjo pamja jote!….
– Ju falenderoj për merakun që tregoni për mua,- ja ktheva,- por jam shumë mirë siç e sheh! Ra në mendime. Vështroi telefonin i shqetësuar duke mërmëritur. Unë të shoh, po ti nuk e sheh veten, shko shihu në pasqyrë! Sipas meje, ti duhet të qetësohesh,ja atje tek dhoma ime, – tundi kokën dhe erdhi rrotull dhomës duke mërmëritur me një vështrim nervoz. U spraps një hap duke bërë një gjest shpërfillës e në çast ktheu vështrimin tërë qortim. Mos u bëj shumë merak, sot mjekësia bën mrekulli.E di çke ti, hajde të bëj një injeksion qetësues.
– Oh jo, jam shumë mirë doktor!
– Pse po acarohesh kështu?- Fliste dhe sytë i xixëllinin. E shihja thellë sesi sytë e tij tepër të çuditshëm dukeshin se po veniteshin.Vërdallosej të turbullonte ujërat e të më çorodiste shpirtin. Mori sërish një gotë konjak për të ripërtërirë fuqitë e tij.Dukej se ishte çereprishur e i sfilitur, me ato sy të futur thellë.Hidhte ndonjë shikim kureshtar.
– Më duket doktor se je mësuar tua imponosh vullnetin tënd të tjerëve.
– Jo, shoh aftësitë e tua për të mohuar vetveten. Kush di të bindet di dhe të ….komandoj po them .
– Mos donit të thoshit se di të nënshtrohet doktor? S’jam aspak e sëmurë , po them se ndjehem mirë.Jam frikacake, si duroj dot. Më kanë bërë një herë reaksion e tani dridhem kur e kujtoj.Shkova der në buzë të varrit,- u përpoqa të kundërshtoja.
– Mos kundërshto, se sidoqoftë kjo do bëhet dhe reaksion nuk të bën.
– Qenka njeri imponues!- shtoi Beti.
– Jo, ishte pija që ia impononte të ishte i tillë.
– Pastaj ç’ndodhi Mira?
-E di si më tha?
– Mos vallë s’ke fjetur ngase të thashë dje se do të mbaj njëherë tre muaj në provë, e pastaj shohim? Por unë të thash edhe për mundësi rritje rroge.Në atë çast pikasa lumturi në sytë e tu Mira.
– Po, vërtetë u gëzova sa doja t’ju përqafoja si një shpëtimtar. Doktor, më gëzoi fakti që nuk jeni Ksenofob.Ai që është i pajisur me sensin e humanizmit, nuk mund të jetë i till, – i thash, – vazhdonte të tregonte odisenë e saj Mira.
– O, atëherë nuk je vonë Mira! Hë hidhu , ja ku jam! – psherëtiu i lehtësuar. Atëherë kuptova se isha adhuruesja e tij.Duhet të kesh sy të mprehtë të shohësh rreth teje një kurorë drite e cila dikur nuk vezullonte kaq fort nga çështë sot.Kam frikë se me kalimin e kohës do të venitet, do tretet, me moshë gjithçka.- Sytë e tij filluan ti shndrisnin mes zbehtësisë së fytyrës.
– Pse po më vrojton aq shumë doktor?
– Po të vrojtoj se më duket se mbeta nën ndikimin magjepës që buron nga bukuria jote duke paralizuar vetëdijen time. Më duhet të vendos e të veproj njëkohësisht.- fjalët e tij nganjëherë më prodhonin ca ndjenja rebeluese.Më dukej sikur përdorte ato simbole fyese të një sundimtari për të nënshtruar me atë fuqinë e tij. Filloi të binte në një gjendje të habitshme, qëndronte i habitur ,gati po i mbylleshin sytë, shtrëngonte nofullat duke u përpjekur të fitonte forcat që ndjente se po i humbiste.E di si më tha pas gjithë asaj vërdallosjeje?
– Me vështrimin e parë të pacipë që hodhe kur erdhe ditën e parë, pikasa sesa e zonja je për ti bërë ballë çdo llojë pune, apo veprimi. Po më verbonte llamburisja e dritës së shkëlqimit tënd.Ndjeva se ti kishe nevojë për dhimbsurinë time. Atëherë vuaje ti, tani po vuaj unë.- Edhe se ishte i dehur fliste qartë e rrjedhshëm, vetëm se ndihej një notë vetëkënaqësie.- Ja, deshi fati që ne të njiheshim. Ja këtë bënë rastësia, mbreti i botës, nuk thonë kot.- Hoqi xhaketën e hodhi supit, qeshte i entusiazmuar sa i dridheshin supet.Nga përbrenda qe i tronditur megjithëse bënte përpjekje për ta fshehur.Me këtë donte të tregonte se nuk i bëhej vonë nëse nuk i bindesha ndjenjave të tij, duke thënë se ja, jam nga ata që kam sukses e s’kishte shumë problem, se kam të tjera që më flasin me përzëmërsi. Shtiu gishtin në vesh e kruajti. – E çdo na bjerë shi më duket! Tani, mbylle derën kryesore se ….Në fakt ai kishte vërtet një hir dhe finesë të pashoqe, por kurrë nuk pata atë ndjesi si ai .Besova verbërisht në bujarinë dhe drejtësinë e natyrës së tij njerëzore. Por mbi të gjitha, më vonë mësova se ai ishte i martuar dhe me fëmijë.Ishte shumë më i madh se unë .
– Vërtetë?
– Po.Pak kohë pasi u lidha me të mësova të vërtetën e tij.
– U tundove Mira ?
– E di ti se në çaste mërzitje njeriu i kërkon këto momente hareje?
– Dhe?
– Dhe pranova Bela.
– Si munde të pranoje një gjë të tillë Mira?!
– Ishin momente tundimi Bela.Nuk mund të them se përdori forcën e një burri, por nuk po shkëputej dot nga ajo ndjesi. Arsyetimi im ishte mbi peshën e paduruar të të jetuarit.Po jetoja në një vetmi të dhimbshme. Isha një vajzë e re e mbyllur në botën e vetmisë.Nuk mund të gjeja më forca për të ndryshuar realitetin.Të nesërmen në mëngjes trokiti në derë. Mbeta e shashtisur.
– Hë, ç’kemi këndej? Erdha të kërkoj falje për sjelljen e djeshme. Isha i pirë bërë tapë.
– Jo, ti më bëre të ndjehem e gjallë Franko. Rizgjova ato ndjenja që ishin fashitur, – i thash atë që ndjeja për momentin.
– Nuk pate turp që u shprehe ashtu?
– Jo, aspak!
-Nesër ose pasnesër përgatitu se do nisemi për udhëtim! Dakort je? Gjithçka tani e tutje do mbulohet nga llogaria ime,- më tha.Kjo më mjaftoi mua për tu qetësuar.
– E vështrova mirë për të kuptuar sesa sinqerisht fliste. Nuk i lëvizte fare qerpiku.
– Ok doktor! – I thash.Pas dy ditësh u nisëm me një anije turistike. Provova shumë emocione kur anija u shkëput nga moli. Ishte hera e parë që udhëtoja me anije. Më pas kemi shkelur vende që as që e kisha menduar se do ti shkelja ndonjëherë!
– Të lutem, mos më thuaj më doktor por Franko,- më thoshte.Deri te bisedat telefonike me familjen ai mi mundësonte. – Kështu vazhdoi kjo lidhje për një kohë të gjatë, derisa një pasdite më priste në parkim një grua mjaftë e shqetësuar:
– Ti je Mira, ajo vajza shqiptare?
– Po, – u përgjigja e habitur.
– Jam gruaja e Frankos,- më tha.- Respektoje burrin tim por jo ta duash, se e dashuroj unë prej shumë vitesh! -Sytë e saj të çaplyer e të skuqur po mundoheshin të lexonin brendinë time pa i ulur qepallat fare.- Sa e pacipë që qenke o njeri! – Vazhdoi të qëndronte në qetësinë e saj.- Sa me kurajo të madhe kërkon të bësh atë që don! Të është mbushur mendja se paske të drejtë mbi çdo jetë mashkulli që i pëlqen syri yt për vetëkënaqësi.
– E tmerrshme, ajo kishte të drejtë Mira!
– Ti Bela je një ëngjëll i ardhur nga vetë parajsa! Lum kush ka për të shijuar këtë ëmbëlsi!Sikur të isha unë në vend të tij do të doja me ndjenja zjarri zemra ime.Sytë e mi s’ do të shihnin më asnjë llojë qenie njerëzore femërore veç syve të tu!-
– Mira, po të më thonte këto fjalë ndonjë mashkull si i parezistueshëm, do ti quaja fjalë mashtruese, një përpjekje për mashtrim, poshtrim me ligësi.
-Po ti si reagove ndaj shqetësimit të saj Mira? Nuk ndjeve ndonjë nuancë keqardhjeje kur të bënte thirrje?!
– Më ngjau si një protestë duke pretenduar se unë isha ajo që e mbaja peng Frankon.Më fliste me sy të zgurdulluar e të çaplyer .
– Më dolën djersët e helmët.I fshiva, largova flokët nga pas koke.
Atëherë kuptova se po shkatërroja një familje, por padashje. Tentova ti thoja se nuk e dija që ai ishte i martuar, por sigurisht që nuk do më besonte aspak! . U largova dhe përfundova keq Bela, po shumë keq!.
– A të kërkoi Franko?
– Po, por unë ika nga ai qytet.Vendosa ta braktisë . Ai në pamundësi për të pranuar humbjen , i zemëruar dhe i dëshpëruar u mundua të më sulmonte . Pagoi një shqiptarë i cili tentoi të më hidhte acid në fytyrë, por shkathësia që përdora bëri të më digjte këmbën dhe jo fytyrën që ai synonte. Ja, shikoje, – ngriti pantallonat deri në gjunjë.
– Një akt i neveritshëm kriminal Mira!
– Pasi nuk mundi të më kishte më ai, të mos më kishte askush tjetër.
-“Çfarë dashuri e çmëndur!
– Jo, do thosha egoiste.
– Dhe? Vazhdo Mira, bisedat e nisura nuk lihen përgjysëm.
– Jo, nuk mundem më të vazhdoj Beti!
– E kuptoi mami Drita?
– Po, qëndroi për një kohë të gjatë pa folur fare me mua.
– Unë nuk do të gjej më qetësi në shpirt,- më tha
– Vazhdon tashmë me ndonjë lidhje?
– Jo- jo! Është një e shkuar që dua ta harroj, por se harroj dot.
– Më trondite shumë me këtë rrëfim Mira!
– Do të tronditesh më shumë kur të rrëfej diçka tjetër .
Si? Më keq? Çfarë ka më keq se kaq?
– Ka” Beti” ka! Kam kapërcyer kufijtë e të zakonshmes Bela! Kam përvoja të mbështjella me trishtim.- fliste me një melankoli të paqartë. ” Beti” e dëgjonte por me një tis pjesëzash të holla ndjesish që e bënin të drithërohej e tëra.
– A e ndjeje se ajo ishte një dashuri në ajër?-
– Sigurisht, por e doja dhe aventurën . Jeta është e shkurtër e duhet shijuar Bela. Kur u largova ,zemra më ndali rrahjet për një çast tek ai prag, dhe këmbët mezi i komandoja. Po humbisja një parajsë. Ai ishte një burim ngazëllimi për mua.Më solli buzëqeshjen, harenë. E di që Franko është ndjerë i braktisur. I refuzova dashurinë.
– Për çfarë dashurie po thua Mira? Ai e ruajti dashurinë e tij, gruan, familjen ku di unë çfarë ka ai më,…
– Një gjë nuk arrij ta kuptoj. Ai i martuar dhe argëtohej me ty?!
– Po, e vërtetë.E braktisa për të ndjekur udhën e drejtë, pikërisht kur fillova ta doja. Më mjaftonte të shihja ndonjë film apo të lexoja ndonjë rresht libri dhe më dukej se dëgjoja zërin e tij. Megjithë përpjekjet e bëra për të ndryshuar atë mënyrë jetese prap nuk arrita …
– Çfarë nuk arrite Mira?
– Ja, atë që ke ruajtur ti me aq fanatizëm.E keqja ishte se shtigjet e mia sa vinin e ngushtoheshin më shumë. Më nxirrnin vetëm në udhëkryq.Kupton Bela?
– O Bela, ti himnizon njësimin e të gjitha gjërave të brishtësisë! Ti jep kuptimin e brishtësisë .Ndërsa unë kam lundruar nën një flamur të rremë.
– Ndërsa unë Mira, të sjell në kujtesën time si për cilësitë e tua intelektuale dhe letrare. Unë kam qenë e vogël atëherë, po mami im më fliste për inteligjencën tënde, shkathtësinë, duke përfshirë dhe bukurinë zemër!
– Vjen një kohë dhe nuk të hynë më në punë zgjuarsia, është fati i shkruar që përmbush atë çka është e thënë dhe shkruar, – Fliste e pezmatuar.Nën këmbët e mia nuk ishte trualli im, më kupton? Jam detyruar të punoj në shtëpi publike si prostitutë.
– Si, si the?! – Ngriti zërin habitshëm .
-Po, besoje Bela!.
– Jo, Jo- jo këtë gjë nuk mund ta besoj Mira! Si ke guxuar të biesh në kthetrat e kësaj paturpësie ? Duhet ta kishe ndrydhur këtë pasion!
– Pse e ngre zërin ” Beti”?
– Më fal për ngritjen e zërit !
– E kupton gjendjen tënde Mira se ku ke arritur?!
– Histori e gjatë Bela por mjaftë e trishtë.
– Si arrite të futesh në atë kurth?
– Hë,- Ofshau thellë dhe filloi të tregonte historinë e asaj nate.
-Kisha disa muaj që kisha ardhur dhe po endesha nëpër vende të ndryshme në kërkim të ndonjë pune stabël. Vendosa të shkoja në Brindizi me obutobusin e linjës që përshkonte çdo ditë atë rrugë. Përball meje qëndronte një çift jo shumë të rinjë.Pas një distancë kohore qëndrimi në heshtje iu drejtova asaj pasi gjithë rrugës nuk mi ndante sytë. :
– Zonjë, ju jeni nga Brindizi?
– Po.
– Po ju? – I fola rreth identitetit dhe vendit tonë. Më pas filluan të pyesnin:
– Ku do të shkoni, keni ndonjë adresë?
– Jo, në hotel, – u përgjigja
– Do rrini shumë ditë këtu?
– Jam në kërkim të një pune. Do doja të qëndroja stabël në Brindizi, një qytet i vogël e i qetë, afër me vendin tim, por, të shoh si do më eci fati.- Ata panë njëri – tjetrin në sy.
– Po nëse ju bëjmë ne një ofertë pune, pranoni?
– Po unë punë kërkoj.
– Ku?
– Kemi një hotel të vogël tonin, tani e kemi hapur,e administrojnë ne.Të punosh atje pastrim a çfarë pune të ketë të ndryshme. Rrogën do e kesh të kënaqëshme. – Më rrahu zemra nga gëzimi. Çfarë fati mendova me vete! Atëherë prezantohemi, unë jam Alfredo,kjo gruaja ime Klaudia .Kështu bëra. Ditët kalonin bukur, klientë të ndryshëm, puna nuk ishte shumë e lodhshme. Atë ditë më thërret ky, pronari:
– Mira, i ke çelsat e dhomës 12?
– Jo.
– Shko tani rregulloje se do vijë një çift .
– E kam rregulluar, është në rregull!
– Shko – shko se isha e kontrollova , kishte pluhura.
– Ok, çelsin Alfredo!
– A, po, – kontrolloi nëpër xhepa . – dreq o punë! Sapo iku dhe Klaudia ime! Shpresoj të ketë ndonjë çelës rezervë në magazinë, hajde!
– Ngjitëm shkallët në katin e dytë.
– Ja ku e ke, mbi dyshek, merre, -më tha ! – Nderkohë përfitoi çastin, mbylli derën nga brenda. Për momentin kundërshtova, por kuptova se duhej të pranoja.
– Pse Mira?
– Kam karakter të dobët, e pranoj,… u tundova! Por e keqja më e madhe nuk ishte kjo Bela. Ajo kishte qenë një shtëpi publike në periferi të një qyteti të vogël.
– Mira, më fal të të pyes diçka,: këtë punë të parezistueshme , e bën për lekë apo e ndjen të nevojshme ?
-U kthye në një profesion për mua.
– Ke dal në rrugë nëpër samafore?
– Jo, kurrë!Të thash, vetëm kur më qepeshin keq .
Më pas, ike së andejmi ?
– Jo, aty fillova punë si punëtore seksi.Ky ishte fillimi i asaj që u zhyta keq e nuk dilja dot më. Nuk pati më kthim pas .Shkatërrova të ardhmen e jetës time Bela! Shpesh më ndodhte që të dëshiroja dike që logjika më thonte ta shmang, por zëri i arsyes ishte i dobët përballë fuqisë së pasionit seksual.
– Po Meri, e vërtetë, çfarëdo që nuk disponon logjikë, është e pamundur të qeveriset nga arsyeja.E kam lexuar Frojdin që thotë: Pjesa më e madhe e sjelljes sonë drejtohet nga forca jashtë vetëdijes sonë”
– Edhe Artur Shopenhauer ka shkruar që para se të lindëte Frojdi,kishte argumentuar se qeverisej nga forca të thella biologjike që zgjedhim pa vetëdije veprimet tona.E ke tek libri ” Kura e Shopenhauerit”.Megjithatë nuk jam dakort me ato veprime tuat Mira.
– Po tani?
– Tani pranoj vdekjen më mirë sesa…, – uli kokën e mbuloi fytyrën me dy pëllëmbët e duarve dhe dënesat e saj nuk kishte asnjë ngushëllim që ti qetësonte.
– Po, por po përpiqem të jem një tjetër njeri tani. Padyshim s’është e lehtë tashmë për mua të fitoj besimin tek një mashkull, e shoh qartë. Ja, e shoh në vështrimin tënd, – këmbëngulte duke e rënduar më shumë zërin.
– Mos ke telashe me ndonjë të dashur Mira? – Ngeli në pritje të paduruar.
– Tani jo, por kam patur shumë. – shikimi i saj u end por pa u ndalur gjëkundi.Jam munduar të mbaj ndezur zjarrin e dashurisë për jetën duke i dhënë forcë të durojë sfidat, vuajtjet e jetës që fati më dhuroi.Isha betuar se këtë sekret do t’a mbaja me vete edhe në varr Bela, por nuk munda . Mendoja për pasojat të cilat do të ndikonin në fatin tim, në jetën time .
– A mund të të jap një këshillë Mira edhe se jam më e vogël se ti?
– Po, më thuaj! Do të dëgjoj me kënaqësi Bela.
– Do të ishte mirë që të paktën tani të mbledhësh mëndjen e të tërhiqeshin përgjithmonë! Rruga që ke ndjekur është e rrezikshme! Duhet ta bësh me çdo kusht! Jetët tona janë më të shenjta se dashuria.Mos e rreziko jetën Mira! Kam dhe një pyetje tjetër Mira.
-*Po, më thuaj!
– A po më thua të drejtën Mira? Më duket, apo po them po parashikoj se ti je në pritje të ndonjë stuhie.Ju këshilloj të largoheni nga ky vend për ca kohë, sa të të shuhet ky pasion që ke !
– Pronari i hotelit ende më ndjek. Biznesi i tij pati mjaftë pasoja pas largimit tim. Më ka bërë kërcënime deri në vrasje. ” Do të ngre rrogën “, – më thoshte.
– Pse nuk i thua se je kthyer në atdheun tënd?
– Po Bela, kjo ishte përgjigja e fundit.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.