12.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Lela Dardha Kokona

Oh, seç kam në shpirt një vragë të madhe, të papeshë, që më trazon mendimet e s’më lë të frymoj. Shuarja jote motër mori me vete dhe gjysmën e jetës sime, o engjëllore, ikonë e mirësisë, buajrisë e dashurisë njerëzore.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe qiell Ma preve buzëqeshjen, o modeli I mirë i një motre të dhimbsur. Sa me fat e ndjeja veten që kisha një motër si ti. Përvoja, forca, virtytet e tua ishin të paarritshme për mua, o thesar, që mbarte në vete aq vlera. Por vetë zoti t’I kishte blatuar ato duar si të një nëne, o bujare e pa masë! Kush trokiti në derën tënde e nuk iu hap, o shembëlltyra e dashurisë njerëzore. Mbështetja jote kthehej në forcë për këdo. Sa shumë shprehje keqardhjeje janë lëshuar për ty, për fatin dhe moshën tënde, se ti ishe e mikluar nga të gjithë, o engjëll I shenjtëruar! Ti motra ime s’do mbetesh kurrë e harruar. Jo, ti s’ke vdekur, ti jeton në dimensionin e jetës, ti, që nuk njihje as një lloj urrejtjeje, motra ime e shtrenjtë! Pse vallë e humbe lidhjen me këtë botë? Ti nuk I trembeshe sfidave të jetës, sado të vështira të ishin. Pse nxitove pra, pse?! Për një botë më të mirë se kjo, duke na lënë tharmin e dhimbjes, në mbresa e kujtime?

Do të kujtoj o motër, sa të kem edhe pikën e fundit të frymës. Shpresoj ti dëgjosh këto thirrje shpirti, motër. Dritë tu bëftë shpirti në parajsë, ti rreze vezulluese! Ti, o Jeta ime e dashur, që emrin motër ma kishe skalitur me tinguj të artë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.