Ishulli i poezisë se ç’ma solli muzen,
Dhe mora penën pa hezitim
Nga thellsia e shpirtit vjen vargu
Dhuratë nga zoti e kam atë !
Si lumë vershon në shtratin e vet,
As nata e dita nuk e ndalon..
Me yjet ngrihet deri në re
Dhe me universin bëhet një.
Poezia eshtë e shejtë , vargu më hynjor
Mesazhin e paqes në të percjellim.
Aty ku flet dhimbja e loti nuk ndalet,
Aty ku plaget s’mshilen por flasin..
Ajo që nuk hesht para pa drejtsive
Ajo e ka guximin ta thotë te vertetën.
Ajo eshte më hynjorja e kesaj bote
Që vet zoti e bekoi atë!
Autore
Leme Gjeta Ahmedi
Në kujtimet e mia më mbeti fiksim,
Ai trendafil i kuq kur ma solle ti
Petalet e tij dhe sot kanë aromë
Ai mbeti simbol i dashuris tonë!
Brenda në petale eshte emri yt,
Dhe unaza jote që ka emrin tim.
Trendafili i kuq çeli në pranverë
Si nuse un erdha e veshur me vello!
Unë si nuse e ti si dhënderr,
Dasma ma e bukur që pati ajo verë!
Kënget e dashurisë per ne u kenduan
Që lumturia të mos mbaroj!
Por kjo enderr e bukur mbaroi shpejt,
Në kete histori të trishtë dashurie!
Lumturia nuk zgjatë pergjithmon
– Po dashuria e zemres kurrë s’harrohet.
Autore
Leme Gjeta Ahmedi
Maqedonia E Veriut
“VARGJE SHPIRTI “
Vargu im dritë dhe shpresë,
Paqe percjell në letren e bardhë.
Si vesë trendafili pikon lot
Nga malli që digjem per ty atdhe.
Vargjet e shpirtit i shkruaj në vetmi,
Në netët e gjata deri vonë
Mendimet trazojn ndjenjat e pafajshme,
Në një vend të larget, i quajtur mergim.
Ketu shpirti asnjëher nuk eshte i qetë,
Edhe endrren kur e sheh,rrinë në merak.
Mezi pret drita të zbardhë,
Të thirrish ne tel dhe të pyesish si janë?
Eh,jeta në gurbet eshte e rëndë,
Malli të thërrmon e në shpirt të bën me vujtë
Si nje mal mbi supe të rëndon ne shpirte
Vitet më te bukura ti vjedh në heshtje.
Në mes të ketyre vargjeve,
veten shumë kush e gjen ;
Në rruget e fatit që na solli jeta
Që nga halli u degdisem të gjithë.
Dhimbjet e shpirtit na bëjn bashkë,
Të gjithë mergimtarve kudo që jemi
Nje plagë të perbashket e kemi në shpirt.
Mallin per atdhe e kemi të perbashket.
Autore
Leme Gjeta Ahmedi