Pse gjakrat mbjellë kësaj toke Arbënore
nuk lindin më Shqiponjë?!
Jo mustak përdredhur në zullum
e lumin kaptuar mbi dëm.
As kë loton dënim e gjalm ethesh thurr si sisa që koi bir në gjashtëmbëdhjetë Tetor
në krye të njëmijë e nëntë qind.
As si kush përmëndesh njeh bilardon
lingot, kodosh, e kosh,
po cingla mbi shpinën e të urtit
që si frika në prikë lanë të xixëllojë.
As nga ata që vënë vulë mbi rërën e tyrit betim
e sa hypin shpinë gamile lidhin kambalet në tokzë sërmë e çirren _ Ku është mbjellë ari… ku…ku…?
Ku është llozi i dëngut tij?
Ku..ku…i ndjejë erë të re atij._ C’kujtoni : harrova xhvatjet lidhur në gen !?
… Zanat lezet_ lezet…
që shtriqte timen buzë lyer hilesh gjithë ylber
si mbi sofrën e malsorit që nxjer rapsodi e gurë
e të labit që lë frymë në bejke e cyrlë…
për mos thënë t’Kavajsit që mbi poç rrumbullon kryt…dhe t’Tironsit që ndrin nure mbi kupë gjithë rruzë.
Se ata të gojës gjolit i ndrydh në përdhetë e fesë qylafin me bisht përpjetë
ngaqë ua di ç’u xhuget në brezë,
sikurse rrogozëve t’besës që çirren për të parin zë…
O rrumpallë … rrumpallë …
…ç’lezet … ç’lezet …ç’lezet!
Eejjj _thirrini mëndjes o të ururar …shihni ç’kokë me cepa kam
si damaxhan i rakisë që rrënjët më kanë në nam…