Kur fola symbyllur me çastin që ndër tjerash nuk më ish aq sterrë dhe se bënte punën si Zoti komandonë ndërsa më pyeti qivurin si e do.
— Ti do japësh frymën e fundit në këtë vënd katolik ku të vdekurit kanë shumë zgjedhje e sa janë gjallë vendosin vet.
Në daç arkivol të kuq ,them që nuk të shkonë me thinjat as me sisët bërë trokë.

Në e daç të zi – pse ..sikur s’do mjaftojë vëndi bosh që do lësh se do lypen për ty haret dhe hoket që dite t’i shijoshë.
Atëhere u thash unë : Çrrugë më mbetet për atje ?
Zgjidh e merr ! Pa u tutur, qepën llafin në zanat: – O të digjesh në njëmijë gradë celsius e të futesh në qyp sa përrallë e fundit që në ëndër pe ; O të shtrihesh për së gjati në tokën me gjitonë , të ç’do rrace , bese e ç’do feje.
Unë u mendova , po dhe kohë më shumë se një xixëllonjë që më kalon këtë stinë para sysh ja dhash si desh xhevapin që ne i themi dhe hazër dhe se dridhesha purtekë.
Ndërhyri syri i pangopur me gjumë e menjëherë si më poshtë seç reagoi- E dini ç’të më bëni- .Kam aq e shpeshë gjum sa ju them me vulë e shpresë shtoi dhe lutjet laike
më lini të fle kallëp akull si të jem.
Mos më fusni në atë furrë
mos më copëtoni gjymtyrë
po thjeshtë , mbyllmëni sytë e thoni- Më në fund ngopu me gjumë e bëjë siç bëre në jetë- Jepu dhe krimbave bukë.