Mbrëmë më ka zënë gjumi me fjalët
“ç’vdiqa për atë çun…”
Ai kujtojë se ishte ai çuni e u brrofë në
vetpohim duke thënë : Zgjate dëshirën
kthehu përkëtej nga unë
bëj ç’të duash me k’të çun!
” Ku është ai çuni?”, ju përgjigja unë
e s’pushoja- Eshtë matanë detit
matanë dy kufijve
pranë Pikasos
matanë cërmës së Alpeve që rritën atë çun
e pirgut të mallit për atë çun
pranë ritmit fluturues
që aq shumë deshi
ai çun e ç’çun.
Ai heshti pa habi që s’ish ai çun
e dëshirën në dëshirë menjëherë pështeti.
Unë i thosha ende : – Ti s’je çun
ishe njëherë çun
i je arratisur të qënit çun, e s’heshta-
Ti o çun i bëshëm më dhe çun e ç’ çun
atë që më mbytë malli
për atë çik’ çun.