TE FJETURIT E MADH DESHA SONTE
Dhe se qënka natë
bëka batërdi një dhogë grile jashtë.
Mbaka syrin pishë e thoka ; dua vetëm të
t’ ndreq ëndrat që spiegimi zhip në frikë
të fjeturit si purtekë seç ta përpëlitë.
Të fjeturit e madh….do desha më mirë !
I flitkan sytë si zënë mish qepallash,
Mandelin poet nga stepat e Rusisë ma pruri po fill pas tij dhe një fytyrë zi me kaçavit në dorë.
Sikur ja shoh kanatieren bezhë me tiranda gri në blu të ngrohtë. Mbahej mes qiellit dhe tokës.
Cudia më joshi aq fortë e ndoshta nga ëndërr zgjova tim shoq.
— Vetëm ti bredh kufinj më kufinj ; refren ç’do dit i tij.
-“Ty t’vika keq se lëkurë ziu ish në këmbë qiri
mbajtur kushedi
apo se më mori shikim e mëndja mu çorodit?”
Ku mbahesh pa u qep me tokën ? !
Si në datë të përpiktë që Mesdheu ditët do ja zbonte po mos ish një popull mik e
rebeli kapitan që vendosi një më një të shpëtonte frymë jete e ligj të Salvinëve të galvanizonte në mos këkëçarje.
S’mbyllka poteren dhoga në gril !
Gërhitja e ca pleqve fqinjë të dhomës sime
vika t’më bëj shoqëri.
Fjetjen ma zikan rob.
Elbete jam pa qef si në turn të tretë
e pa llastime duhet të shqis dorëzimet se fatit të gjithë i nënshtrohen.
Ju ktheva murit përballë me zell -: O t’jem ti,
o falmë ëndër të re , si psh- Bretkocë pa qasje në pellg t’më shndërrojë
o lule hare shtriqur të paktën në ca orë.
Po dhe pem fiku që një më dy përdhe rrëzon kokrra qulle e të ecurit ngec
jo si të moshës së çapkënërisë po dhe e buzëvarurit aq sa amvisa zhapën kur qëmton t’ëmblën i mallkon.
Gjumi s’dashka të më vijë !
Si mundet ;
Ndërsa në k’të lëmsh gjasash errësire shkela dhe gjyslykët.
Me se t’ja shoh rrenat rruzullit e ç’ndodh në Albani?
Po speci si skuqet që sa mbolla si saksi?
Vrimën rripit të qeniit si do ja pikasë ;
Me se t’ia shoh gjolin thithkave që këlthisin ;
Po orarët e nisjes të bëj sikur si pash?
Si dhe telendaren që nga ballkoni ruan
kush ikën e shkonë !
Mbaka kaq cingërrima kjo natë e gjatë e gjatë
sa dhe kreshtat përballë besojë s’lë rehat.

Mund t’më thoni , pse ne njerëzit e zakonshëm, të thjeshtët duhet të konsiderohemi normalët e disa syresh si pika zjarri në çdo shesh , d m th , që ç’thonë e ç’shkruajnë bëka veçantinë komunikuese ? Pse marrkam shkak nga ky konkluzion?- Para disa ditësh shkrimtari Z Ç kish publikuar një letër prej një miku kosovar..Dhe ai i letrave.Qëllimi ish , përshtypjen që i kish shkaktuar( dhe se kish në të dhe një fjalë nga ato të turpshmet siç i thoshim kur ishim fëmijë) t’ua trasmetonte miqve fesbukianë( këta emrat e njohur s’lënë të ri të marrë frymë në dorëzimin e pasionit letrarë e artistik…- Këta duan të jen gjithnjë në rresht të parë– KRYQI ARTIT TONE) ..Unë s’u habita, madje as s’u entuziazmova se ndër vite kam publikuar shpesh komunikime me miq dhe me nivel më të lartë se i tyre.
NEJSE– Ja çak- fak siç thotë mikja ime Rozina Guli ju ftojë të lexoni sa bukur më shkruajnë edhe në komente miket për një tekst o poezi. që i konsiderojë JANE ADHURIM I RIPERTERIRE.. e i falenderojë për efektin pozitiv që shkaktohet në çdonjërin prej nesh.
E lexova dhe mu ngjallen kujtime, shkruan mikja
Leta Nina u perqendrova tek nji varg…” Hodha nje lule ne ferre jasaman moj lule verdhe “, gjyshja shpesh e recitonte, sikur e kendonte, me pelqeu postimi, gjithmone me befasoni me kto prurje!