BENTE NGROHTE RRETH SOBES ME VARAK
( një rrëfim ky aq i dashur si për mua deri nën lëkurë po dhe për kushërirën time aq të dashur Ludën e cila pak vite më parë në këto ditë Tetori iku nga një sëmundje e rëndë- Shpeshë më thoshte në telefon- Aman po s’ma recitove pak atë Sobën me varak)
BENTE NGROHTE RRETH SOBES ME VARAK
Këtu kish minder, aty një shtrat metal
dy pëllëmbë më tej , ibriku në zjarr.
Aty ishte soba, soba me varak
një sit te ky muri
lëre mos e nga;
miell sitej për kulaçin valë
aromë që më s’ka nga llërët e mamasë.
Karshi rrinte Axhemi,
më tej kryetar Xhaferri
e shoqja Nazike rrinte varur në sherr
krushku mbi kat e bënte zeher.
Në hyrjen më lart, qe mik Yzeiri
përballë ,nga Kuçova arriti garip Feimi.
Të gjithëve ua mori mëndtë me të thjeshtën gojë
si këndez në ag muhabetin me kërkënd
e kishte than , e më pas e pan.
Ashtu urtë e butë, si urithi në çark
e zuri Mat , Todi komshiu babaxhan.
E shoqja e tij , hynte e dilte nga ky Feimi
kur turnin e punës nusja vrapin ngiste
të dy kombinuan ” hall “në një shtrat
po hall e ç’hall sa
vetëm ne të vegjëlit çudinë se pam.
Ja shtrirë rrinin telat
të gjithë vijë drejt
plot tesha të ndera
sapun mbanin erë.
Unë , nusja dhe motra
komandën përherë
nëse se zbatonim
gjyq kishim për nder.
… … … … … …
Në gushtin prush , shkova po ç’të gjeja,
te minderi atje ku ëndra kish lënë
banak xhami gjeta e shitëse me dialekt.
Ku qe ai stoli pash furrë që piqte
ku m’ish thumbi hekurt që varej dekoratë
partizanit Skëndo si kish mbetur tarbiat.
Që lotët mos zëmëroja, s’desha të blija
as evrot t’i përktheja siç qënka liria.
Bëra që të vete pastaj pas u ktheva
– Më jep një bukë misri me kusurin brënda…
thash këto fjalë e syt më si ktheva
që në ç’do kafshatë
jetën e të mijve
me gjuhë të re të përktheja.