8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Liljana Shkodrani Baçi

Ndaloni vetëm 2 minuta e jo më shumë….
Të dashura mike E JO VETEM MIKE – Ju lutem vetëm në mënyrë simbolike dëshiroj të jeni të pranishme e në solidaritet me mua duke e dhënë përmes një pjesmarrje virtuale si koment nën këtë status , në mbështetje të grave , vajzave, motrave e studenteve Iraniane që siç e dim prej shumë javësh vazhdojnë protestat duke rrezikuar jetën e tyre në rregjimin e Khameneit për vrasjen e 22 vjeçares MAHSA AMINI ndaluar nga policia morale sepse nuk kish vën shaminë në kokë .Pak javë përsëri ndodhi me 24 vjeçaren Hadith Najafi që shkoj të protestonte me flokët lëshuar mbi shpatulla ,e e vranë .
UNE DHE JU MIKET E MIA NUK KEMI MUNDESI TE JEMI PJESMARRESE NE PROTESTAT E GRAVE KUDO QE ME NJE XHEST SIMBOLIK , JAN PRANE GRAVE IRANAINE E E BEJNE ME DOREZIMIN E NJE TUFEZE TE VOGEL FLOKESH TE PRERE.
“””””””””””””””””””””””””””

JU FLET LILIANA për të Martën
Domozdo erdhi dhe e marta.Menjëherë pa mbaruar rrokjet më godet një zë si pipëz e një shtrëmbërim shikimi nga jo e papritura dhimbje në tëmthin e majtë.U bë kaq ditë.U bë kaq vite ajo nuk më lë.Dhe se fryma filloka të fishkëllejë , dhe se boja bjonde del më shpejt , dhe se si papritur flokët nga si lesh deve u bëkan të mëndafshta , ajo dhimbja nuk më lë.
Dhe se mendoja që vrulli i pasionit do shterë në përtesë , dhe se thosha do kem kohë të shëtis qenin me nge..Joooo…ç’ne !
Ah mo der pe deri..pse kështu bre ?
Pse fola Korçarçe? I kam djemkat pe atij qyteti, ndaj.
Po pse më këtë mbiemër Shkodre ?
Drugo mesele..drugo mesele..
Gjende s’pipëtika zë nga jashtë kësaj dritare.
Po kush ma ngriti gjumin pupthi? Mos vall ky abazhuri? Mos valli librat lënë mbi komodinë që s’kam fuqi t’i mbijë në adhurim e në përthithjen e bukurisë së dijes?
Mos vallë meraku për bijtë, mos vallë gërhitja që u shtoka e del zëri si zhavorr?
Drugo mesele moj dhe ti e martë që vërtetë pas të hënës je- po linde e prapë pa më thënë ; hesht, dhimbjet janë për ne
se jemi të gjallë
të gjalë në mote
që faqia na skuqet
si vera në bote.Mund të jetë një imazh i natyra dhe pemë

( fotoja e porsabërë prej meje pas shtëpisë)

“””””””””””””””””””””””””””””””

HYRI E HENA
Paska hyrë e hëna.Më zgjojë një djenjë trishtimi dhe se me sa kujtojë në ëndër pash e u takova me Silvën.Bëra gallatë dhe me motrën që kishte sajuar një radio marrëse e cila funksiononte nga guzhina deri në dhomë.Ish e bërë me peta byreku dhe se ajo nuk mësojë kurrë petat t’i toll.Po ajo mace sa një qen pse më ndiqte aq? Dreq o shejtankë.
Po pse jam ngritur me trishtimin shok ?!
Po jashtë pse nuk pipëtika asgjë këtë mëngjes.
Ku po kalojnë miqtë e mi që dalin me qenin.Të kalosh nën dritaret e shtëpisë sime në këtë zonë është pothuajse e pashmangshme sepse ka dhe park dhe një kënd lojrash i vogël.Unë dje vetëm sa ndërrova perdet.Hoqa të bardhat e verës e vura ato vishnjet me vija vertikale ngjyrë portokalli.
Paskam ulur grilën.Pëo kjo nuk do të thotë që shmangë zërat.Se marr vesh.
Të gjithë janë ngritur të trishtuar- si vet e hëna.
Hyri në dhomë Kida.Nuk pipëtin.Ku e di që mëngjezi më përfshin në organizimin e udhëtimeve të natës e më lë kohë përpara se ta nxjerr.Ku e di që sot paskam kohë ta nxjerr me nge se nuk jam në punë në mëngjes.
Pse shpeshë më mahnit mua e të gjithë ne njerëzve me inteligjencën e tyre.Me perceptimin e urtë që kanë në ç’do situatë.Me qëndrimin perfekt të respektit.
Dal të pyes heshjen që mbretëroka.
C’të shikoj.Bika shi i urtë
Me nge.Mi njomi mullagat që rezistokan ende.Ta dija nuk do i sajdisia aq shumë mbrëmë.
C’dashka një dru dhe shiu. Po kush e rreh?!
Zaten kush di të rrah nuk di kë rreh!
Kështu që nuk bëj më pyetje hedhur në hava e pasi sistemova kokën e bustin në shtrat thash po lexojë një çik.
Mora gazetën javore letrare.Në ballinë rri fotografia e autorit Gilberto Severino , dhe e artikulli i Quirichio/ s gazetarit tim të preferuar.. me artikullin përkatës të titulluar.
C’do gjë është lumtur, madje ndonjëherë dhe trishtimi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.