“”””””””””””””
MBLEDH COPËZA ATDHEU DHE NGRE PALLAT MBRETËROR
Në shkallët më pret Nëna.
Kujtesën e ka të humbur. E la
Në kalimet e shtuara të zemrës,
Thotë se është jetime dhe ende qan në gjumë.
Të sajtë, me vite mërguar nën tokë
Tërheqin litarë dashurie zvarrë
E kërkojnë.
Të humbur e ka kujtesën. E la
Në avuj ëndrrash të vjetra,
Se kish një djalë thotë, dhe gëzon për të.
Vajzat janë secila nga pak djali
I vetëm i saj.
Në shkallët më pret Nëna
Me dashuri të përjetshme.
Mbledh copëza Atdheu dhe hyj
Në pallat mbretëror
Në portë më pret Ati.
Flokun e ka të bardhë. Dhe ndrit
Në çdo fije nga një paraardhës,
Thotë se i ngjan stërgjyshit dhe rrëfen për të.
Të tijtë, me vite mërguar nën tokë
Burojnë dritë e frymë,
E bekojnë.
Në portë më pret Ati
Krahëhapur përjetësisht.
Mbledh copëza Atdheu dhe ngjitem
Shkallëve dy e nga dy
Të një pallati mbretëror…
LindA “Troje”