MIKES TIME
Koken mbeshtjelle me kapuc
ulur ne autobuz,
me buzqeshe lehte
shikim i thelle,
e mbante mend,
qe ishim prezantuar njehere…..
E urta e pa fjala Mirjet.
Dhimja dhe trishtimi
Te grryen, perbrenda,
Por ti su qave asnjehere.
E forte plot shpresa,
Ik e hajde, terapira,
tu lodh shpirti, tu lodh zemra…
Shtatorin prisje me pa durim
Qe femijet ne shkolle ti shoqeroje
nga San Giovanni mendove
supriza per djalin dhe vajzen
qe te pervelonin shpirtin….
Pate aq shume shpresa,
perballove dhimbje te tmershme
sa un cuditesha me vete,
ku e merrte gjithe ate force
kjo vajze…..
E donte jeten
Shpresonte per veten
Zotit i luteshe ne heshtje,
te ishte jete gjate
per femijet e saje.
Nje mengjes fund gushti
me tha e trishtuar:Linda,
nuk me do zoti mua,
do iki ne boten tjeter
faleminderit c’far bere per mua….
Ngriva,
per pak me ra filxhani nga dora
te perjetosh nje lajm…..
nga vet goja saj, analizat kish pare.
Zoti ben mrekullira, e forte zemer,
dhe ne vjeshte e rrembeu vdekja
Mbylli syte pergjithmone e dashura
Mirjeta…..
Ne kohen me te bukur,
thurte endra……
Te dyja ishim kur tridhjetegjashte
vjet mbushi plot shpresa
Por si ngjau emrit te saje,
MIRJETA
Si buzqeshi jeta, e pa fat
nje perkushtim ja kisha borxh
me mungon, kur ate rruge
sa here pershkoj, shikoj dritaren…,
gjithcka bosh……
Nje perkujtim per ty, grua e forte
Nene e devotshme,
per ty Mirjeta,
ishe zonje…..
L. M. K.