14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Lindita Kurti

 

Pse pikëllohesh? o i s’provuar
kur di se dhimbja, s’te ka gjunjëzuar
të bjenë me gurë, ti bënë kalanë
të nxjerrin synë, ti prap nuk qanë

Kërkojnë dhe emrin, ta njollosin
kur dine se ti, je i pafaj
harrojnë se veten, do groposin
e atje ku qeshin, në fund do qajne

Ti dhe me vdekjen, kur përballohesh
gjoksin i nxjerr, e nuk frikësohesh
si mund të vdesësh, nga disa të mjerë
kur s’kanë meshire, e vjellin vrere

Mos u mbështet, kurrë tek asnji
as tek vetja, është si përpëlitje syri
thirre Zotin, me sa ke fuqi
pikëllimin në këngë, ta kthen vetë Ai.

L. Mema.

Këshillat e nënës.

Ki kujdes moj bij
burri do pune shume
të dielën të merr
të hënën tek une

Këshillat e nënës
me kujdes degjoja
me rrëzë e me dege
shtëpinë e pastroja

C,do dite kur i beja
dilnin dhe me shume
shkëlqente tigani
me teper se une

Bukur thosh bandilli
C’farë nuse kam marre
nuse për shtepi
që nuk ka të share

Kështu iknin vitet
une si sherbetore
pas s’erdha moj nene
po zuri d….nore

Me vrave moj jetë.L'immagine può contenere: Lindita Kurti, persona seduta

Fjalët që nuk nxora, i hodha mbi flete
dhe germat ledhatova, mos ti lendoja
sic u lëndua shpirti kaq vjete
e ndihmë askujt, nuk i kerkoja

E bardhë fleta, dhe unë e ngjyrosa
me ngjyrën e zeze, që kurrë s’preferoja
e butë në gjuhe, dhe kur u plagosa
e fortë si hekuri, dhimbjet të duroja

Te bardha si fletët, thinjat mbi koke
I prekja i puthja me dashuri
duke shkruar numëroja vuajtjet në to
që ç’do fjalë e hedhur, të ishte mencuri

E kur buzeqeshja zuri vend, në fytyrën time
fillova Zotin ta dua dhe më shume
per vuajtjet qe me dha, duke e falenderuar
ashtu si Ai s’u lodh, duke më bekuar.

L. Kurti(Mema)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.