13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Lindita Prenga

Shtigjeve të pa shkelura endet mirësia
atyre shtigjeve që të kaplojnë mbi qiell.
Atij qielli të mbushur me yje lumturie
asaj orbite me rreze dashurie.
Po pra atyre shtigjeve ligjerojnë Zanat
aty ku ngadale rreket mbi asht çdo ndjesi.
Ndoshta padashur u zunë ngusht me hënën
me deshe s’me deshe ç’të them në poezi.
Ofshame e një shpirtit luftarak të dashuruar
kështu shprethej brinjësh një britmë poetike.
Në çdo hapsire mendësore mjeshtërisht të zdrukthtuar
flasim me ndjenjën në mënyrë sitematike.
E shajmë e shtërngojmë e hedhim e largojmë
e duam se duam e hedhim mbi gunë.
E përqafojmë në ëndërr e pikturojmë mbi jastek
e ndrydhim në zhganderr e hedhim në lumë.
E duam se duam përsëri ndërmendësime
na mungon këngë-sirena valë- dallgësh.
Pastaj kthejmë qeleshen të mbushur me kujtime
na kujtohen fëshferimat e erës trup-ahesh..
Lindita Prenga
“”””””””””””””””””””””
Për at zot që më ka falun
për at qiell me yje të lumnume.
Dashuni kam lind me dhanun
kam lind Zanë në votër të bekume.
Ndër të tana kangët që patët knu
ju këngtar të kangve të dashnis.
Mblodht ylberin gushës lëshu
urë e bat në damar të mirësisë.
Lindita
Lindita Prenga
“””””””””””””””””””
Shumë njerëz !
E masin veten me hijen e mëngjesit dhe vet’ë-knaqen me gjatesinë e sajë.
Pastaj i turren hijes së pasdites.
Duke anashkaluar hijen e drekës.
Nuk e di kur do vesh-marrin që paqësisht janë dejshëm.
Nuk e di kur do e kuptojne që,
hija e drekës asht ajo që të tregon sa je.
Një cifël në pemën e kohës.
Një ashkël që del pas bredhjes së sopatës.
Një pikë ujë në oqean.
Ndoshta
Një thoz njollë në univers.
Të cilin me shumë nuk e njohim sesa e njohim.
Vet-kënaqësia tipar dominues.
I fituar nga eksperienca jetsore
Çuditërisht.
——-Lindita Frrok Prenga
“”””””””””””””””””””””””””””””””””
Letër për tim Atë
Shkruajta një letër sonte për tim Atë
ka vite që të tilla marifete nuk kam bërë.
Nuk desha ta mërzisja atje në atë botë
desha të ishte i qete dhe pse malli më ka marrë.
Një zot e din sa shumë e mundova
atë letër të përthyer mbi të timen zemër.
Si munda të gërvisht çdo fjalë që shkrova
nuk isha burrneshë nuk i vura emër.
Brendësia ime mu trazua përsëri
nga kujtimet dikur kur ai më ledhatonte.
Ju betohem një zëri mu përgjigj ai njeri
bijë i di të gjitha dhe çfarë të mundonte.
Qesh gëzohu bëj të dridhen përnjëheri të gjitha malet
lumturohu me fisikërinë që kurrë se lëshove.
E di mirë që mundimi kurrë nuk falet
paq bekimin bijë në çdo kohë dhe motmote.
Lindita Prenga ..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.