15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

LLemadeo Autor

Më tha malli…!

Më tha malli…!
Më tha malli; Mos më pyet,
nëse brënda teje qajë,
nëse lotë të derdhëm syshë,
e drithërije nëpër vajë…!
Nëse qajë gjer natës vonë
rrugëve nga ti udhëton…
nëpër fatin tënd të trishtë,
që larg yllit tënd na çonë…!
Më tha malli, mos më ndal,
kur jashtë teje fluturoj,
nuk kam faj që digjem qiejve,
si një rreze tek vi e shkoj…!
Më tha malli; nuk kam faj,
pse të mblidhem si lemsh në fyt…
tek ti na len kaq larg e larg…
nuk kam faj, që ta zë frymën e të mbys…!
Më tha malli, mos më fajso,
pse ty gjumin natën ta prish…
tek shpërthej ëndrrash në lotë,
dhe marr qiejtë e arratisë…!
Më tha malli…!
©LLemadeo
May be an image of një ose më shumë njerëz dhe ambiente të jashtme
Qielli mbi Kordiliere…!May be an image of qiell
E njoh tashmë atë Qiell edhe unë
Gjithë hapsirat ku vështrimet e tua
E panë dhe lindjen dhe perendimin,
Andej ku qarku i ditë netëve flinte pas xhamit.
Eh, më duket si Qielli im, çdo kordinatë
Që ti përshkove me symallin zgjuar,
Me bulëzlotin e mendimeve plot shpresë
Që lije pas në ato ditë e netë kozmike…
Oh, ku dhe yjet lotonin mesnatave
Me ty atje nëpër qiellin tënd mbi Kordiliere,
E me mua këndej në Purgatoret Nordike…
Ku Aerodromet nën mjegull psherëtijnë.
Eh, ato mesnata i kujtoj gjithnjë,
Sa herë yjet zënë e rrezatojnë andej kah Jugu!
“”””””””””””””””””””””””””””

E fundit natë…!
-Në vënd të Lamtumirës-
E fundit natë po kalon,
Vit i vjetër po të lëmë pas,
Stë zemrohem për çfarë s’më dhe dot,
Aq ishte i shkruar i imi Fat!
Mjafton koha që bashkë ishim,
Në të njëjtat udhë e stinë,
Nuk ke faj ti pse pak na deshën,
Dhe kur pafund ua falëm dashurinë!
Natë e fundëme po shkonë ngadalë,
Po shuhen dhe yjet në hapsirë…
Oh, nesër do të jetë një Vit tjetër,
Ndërsa ti, një i dhëmbshur kujtim.
Lamtumirë Vit i vjetër, lamtumirë,
Ëndrrat dhe dhëmbjet me vehte po i marr,
Udha ime vazhdon e paepur,
Si poet rebel serish udhëve do të dal…!
Do ti dua dhe nëse smë duan,
Me gjithë shpirt do ti dashuroj,
Të vërtetën, dhe kur ajo zbehet…
Do ta puth e le të më tradhëtojë!
Do ti falem me mall Elegjie…
Edhe kur nuk qëndron me heroizëm,
Nuk ka gjë, le të mos besojë sot,
Ndoshta nesër mallet do të ngjizen!
Oh, lamtumirë vit i vjetër,
Skam çtë them për fatin e xhindosur,
Unë prap do ti këndoj të Drejtës dhe Lirisë
Me dashurinë time të marrosur…!
Lamtumirë…!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.