9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Llesh Ndoj

Gjigandi liliput

Mu në qendër t’vendit
Dje dukej gjigand
Hoteli i famshëm “Tirana”
Pesëmbëdhjetë kat!
Shikojeni sot miq
Ngjanë një liliput
Sfumuar ai i tëri
Nga zhvillimi absurd!
Po e merr përdore
Koha e orekseve pafund
Me qiellgërvishtëse mbush
Tirana është gjithkund!
Duam apo s’duam
Kjo koha jonë e re
E ka mbyt kujtesën
E kohës me emrin dje!

Krye kanë ulë malet

Tash janë ngritur kodrat

Çuditen skifterët

Sa lart fluturojnë korbat!

“””””””””””””””””””””””””””

I urrej kufijt
I urrej kufjt,
Konfliktet,
Ndarjet,
Absurde të mendjes njerëzore.
I dua lidhjet,
Dashuritë,
Njerëzit e bashkuar,
Dorëpërdore!
Kurrë nuk i kuptova,
Ç’kuptim kanë ndarjet (?!)
Urrejtjet,
Luftërat,
Sharjet.
Ç’ka natyra ka bashkuar,
Nga mendjeçarturit,
Pse duhet të ndahet?
Pse Drinin plak,
E detin e pa anë,
Me vijë të kuqe,
Nëpër harta i ndajnë(?!)
I thonë maqedonas,
Shqiptar, grek a italjan.
Megjithëse i njejti është ,
Uji që ata mbajnë!
Dhe qiellin e kaltër,
Me vija na e ndajnë,
Si zhgarravinat e aeroplanëve
Që lëvizin skaj më skaj.
Po ajrin, ajrin bre
Ajrin s’mund ta ndajnë (!)
Ai na takon të tanëve,
Asnjë kufi s’e ndal!

Bile as dashuritë,

Kufijt s’i përfillin,

Fluturojnë skaj më skaj,

E shpirtrat i lidhin.

Pa pyet për absurdët,

Kufij të mendjes tonë,

S’njeh fe’, ndarje e atdhe

Shpirti që dashuron.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.