14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Lola Shehi

GJEST I ËMBËL

Magji!
Në kafenenë pranë punës,
Aty ku kalojmë minutat e pushimit të drekës,
Çdo zonje,
Kafja i shërbehej shoqëruar me një trëndafil
Mbi mollëza e mbi flokë, grimcohej buzëqeshje
E ashtu si unë,
Me trëndafiln, secila bënte fotografi.
Sa pak ishte dashur të pikturoje lumturi në sy vajzash
Fare pak!
Vetëm një trëndafil!
Nuk u desh sheqer për kafen
E mjaltoi ky xhest më shumë se i ëmbël.

Lola Shehi .

“””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person

MËNGJES
I paska marrë gjumi banorët e lagjes,
Ndërsa unë, qenkam zgjuar me natë si lugat,
Punonjësja e higjenës, rreket të mbledh gjethet e rëna në trotuar,
Ngatërrohet me fshesën, një vrapues që hapat mat.
Pak më tutje, turfullon një zotëri që s’i ndizet makina,
Askush nuk çohet nga kafeneja t’i japë një dorë!
Ç’të ketë vallë, bateria ta ketë lënë, apo benzina…
Sherroset keqas, me portofolin e grisur që mban në dorë.
Çmimi i benzinës, harkohet si diagramat në bursë,
Pjesët e këmbimit, shtrenjtohen keq e më keq,
Bulëza djerse, i mbulojnë qyqarit ballin e vuajtur
Kafja m’shpon fytin, e m’bëhet kockë për dreq.
Ndërsa shkruaj, dëgjoj se motorino u bind
U mbusha me frymë…
Paskam harruar t’i hedh qumështin kafes…

Lola Shehi

“”””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

KUR XHELOZOHEN GJETHET
Pak hileqare kjo degëz hardhie
Me dredhi i ka hipur degëve përmbi
Prushërohen e skuqen të mjerat nga turpi
A ndoshta nga zjarri që u digjet në gji!
Shega më tutje, zverdhëron nga inati
Për gjethet e prushëta po ndjen xhelozi
Vilet e rrushit, si djem çapkënë
Joshen e krekosen atje përmbi…

Futem në mes të bëj gjyqtaren

Nē ç’anë të shkoj, të them të drejtën, s’di…

Më ndihni ju lutem nëse e dini!

A ka ndonjë ligj që gjykon dashuri?!

Lola Shehi .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.