2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Luan Kalana

poezi nga Luan Kalana,Florida SHBA.
memorium-KAÇKA E TIM ETI
…Babait tim te pavdekshem,Luftetarit te Liris.
-Një ditë në perëndimin portokalli të verës,
kur isha i ri, provova të shkruaja poezi,
mes degëve të arrës që rrinte për karshi,
nëpër rrezet e diellit si flaka e farkëtarit,
një zë foshnje me ngacmonte në dritare.
E lashë ditarin e nxënësve të mi,
muza me mua kish rënë në dashuri,
i frymëzuar shkrova mbi një fletë,
figurat me radhë, si gurët e shahut
siç vihen njerëzit pas nuses në valle.
Me një dorë shtrëngoja metaforën,
fabulën ma fali muza si abetare,
me tjetrën trokisja ritmin me dorë,
nuk e di shkruaja a këndoja këngë.
Lëvroja fjalët si avlëmend me nxitim,
përzieja si piktori ngjyrat me fjalë,
te mulliri i vjetër priste poezia tjetër,
traktoristja e parë, vasha vishocare.
I hidhja, i prisja figurat si xhongler,
i ngjitja, i zbrisja si fëmija shkallët,
i numëroja kur i ngjitja, kur zbrisja,
rrëshqisja si fëmijët mbi sane.
94 Luan Kalana
Ç’mendohesh, ç’je skuqur, s’më sheh,
si disk fluturues që vjen nga lart?
Jam pema, arra e babait, ore,
dëgjon, jam kaçka e tit eti!
Degët e mia kanë hipur mbi çati,
sëpatat katile duan të më presin!,
E do apo s’e do babanë ti?
S’të dhimbset, do mbetet pa krahë!
Ishte miti pagan që lëvronte
I frikshëm, e pak supersticioz,
Kur thahej kaçka, po mbaronte,
ky ishte fundi, vdekja e të Zotit.
Tërë jetën babai im, kur ishim çiliminj,
e përkëdhelte, kujdesej për të,
e ujiste e krasiste, gjethet ia fshinte,
sikur e kishte fëmijë, fshehurazi i fliste.
U rrit u bë e madhe, zu tërë oborrë,
na pëlqente të rrinim nën hijen e saj,
të hanim lakror, përshesh me dhallë,
vraponim si kuajt në lëmë me litarë.
Kur e mësuam historinë, ishte vonë,
babai kish fluturuar lart në qiell,
kaçka ishte stolisur, kish zgjatur degët,
me rrënjë në tokë, me ombrellë nën retë.
Na thoshte komshiu përherë:
“Yt atë s’ka vdekur, arra s’është tharë,
ajo ka marrë retë, sa rron kaçka juaj,
Yt atë, shpirti i tij është gjallë!
Është historia e përmallur e tim eti,
dashuria e poezisë sime të re.
Babai s’rron më, tretur në varre,
Kaçka e tim eti, vjersha e tij mbeti.
Vishocice,Dhjetor 2003,
Luan Kalana,SHBA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.