meditim FLAS ME SYTE
…kushtuar të vobektve,të verbërve,shurdh memeceve.
Dëgjoj fjale,kur flasin sytë e tu ,
ata janë si bebet,flasin me ty,
unë e njoh gjuhën e syve,
si bota,galaktika në gjithësi.
sytë flasin gjuhën e shpirtit,
paqja njerëzore e jetes time
lum kush flet,kundron ata sy.
S’është “matafore”,është reale.
më mësoi jeta,nuk është dhunti,
me sytë flas,pastaj nxjerr fjale,
ata janë drita, dielli i zemres time.
Fëmijët, kur ishin të vegjël,me sy flisnim,
Nuk i qortonm me fjalë ,i shihnim ne sy,
në gjumë kur flenë ,kur mbyllin sytë,
i ledhatoj,i dëgjoj që flasin ata sy,
qeshin e lotojnë,me ëngjejt flasin …
Me nënën e gruan flasim me sy,
Ato dhurojnë energji me dashuri.
Edhe me nxënësit e mi, kur hyja në klasë,
I mbuloja të gjithë, shikoheshim sy në sy,
pas “Mirëmengjesit”,me sytë tyre bisdedoja,
rinin goje hapur,kur flisnin buzagas sytë e mij.
Sytë janë reze drite,ata janë këngë,melodi
dëgjoj ku flasin,kur qeshin,edhe në mërzi,
unë dëgjoj sytë tuaja ,ato flasin me ndjesi.
Falmi ata sytë,thotë kënga,të flas me ty,
dashuroj sytë e kaltër ,shkruan poeti.
Për sytë e zinj,sytë margaritar,sytë flori,
i dëgjoj edhe pse të verbër, pa dritë,
jan hapur portat e dashurise e bamirësis,
sytë i kam dashuruar të parët,me ta fola,
pa ju s’ka jetë,ju jeni drita e zemrës time,
ata më thonë -Të dua,-andaj i puth ata sy,