Loti del nga sytë, buron nga zemra.
Vargu del nga shpirti, atë e lind mendja.
Me rrënjët nga gjaku, loti rrjedh në faqe,
vargun e nxjerr truri, margaritar në molusqe.
Ç’të jetë derdhja e lotit, çelës mister pa mbarim,
Sytë nga qepa kullojnë lot, jo si lot, kur qeshim?!
Trimat nuk lotojnë, s’kanë burime derti,
Lotët e nënave lumë, me to mbushet deti
Nga gëzimi, kur lind bebja, para se të shohë botën,
Të qarat, tingujt e parë, syçkëmbyllur nxjerr lot..
Në vdekje njeriun e qajnë, s’e ngrenë dot mbi tokë,
Veç emrit dhe hirit mbetet, qajnë strehët, derdhin lot.
Bari kur është me vesë, s’nxjerr ujin, derdh lot,
Në qiell, kur del ylberi, rrezet ngjyrosen me lot.
Keni dëgjuar kur thonë: “Kur vdes njeri e bie shi,
qielli qan si për të thënë, ishte i mirë, shpirt njeriu!”
Kapi një peshk në det, qante si fëmijë, lotonte,
E puthi, e lëshoi në ujë, në botën e lotëve të notonte.
Siç rrjedhin shkronjat në letër, nga kazani musht del rakia,
nga zjarri i shpirti të poetit, pika loti fjalët e dashuria.
Poezitë perla, kur lexojmë, penat gërvishtin e vajtojnë,
Minierë ari monumenti i lotit, lot mjalti të ngrira pikojne.
As ngjasojne lumenjte ,perrenjte,ujvarat me rrjedha loti,
burime plagesh,derdhet pambarim,..loti i Tokes,