13.5 C
Tiranë
E martë, 24 Mars 2026

Luan Sheshi

KUARCE PABESIE…
Prej shikimesh arratisur,
fllad i ngrohtë vesës rënë,
bregut heshtjes i degëdisur,
ngrir kuarcesh puthjet lënë…
Shpres’ e vetme brym veriu,
prag dhjetorësh në tërbim,
verës plazhesh buza shkriu,
rob zemëratash…kristalim…
Fjolla bore shtigjet mbyllur,
peng i ikjeve rëra e nxehtë,
gjurmë të dashurive…dyllur,
grusht pendimi vala e lehtë…
Hapat derdhur mbi syprinë,
mbledhur tok…e ngurtësuar,
mbet kujtimi bar ndër lëndinë,
pabesitë stinësh…ndryshkuar…
Luan Sheshi

: 27 korrik 2020…

ME KOKËN PAS…
Tinguj shtigjesh,
preh krahërimit,
pengjesh,digjesh,
shkum’ bjerrimit…
Pas pendimet,
rrymë harrese,
tret mërgimet,
coftinë dënese…
Shakuj malli,
dallgë notuar,
flatrash djalli,
gjoks ngunjuar…
Me kokën pas,
pemësh ngjitur,
trishtimin ngas,
mëngjeset pritur…
Luan Sheshi

: 26 korrik 2020…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.