14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Luan Sheshi

SËRISHT DIELLI DO TË VIJË…Imazhi mund të përmbajë: natë dhe qiell
Hëna territ vjollcëruar,
mretëreshë në cak të saj,
shtojzavadhe e mërguar,
vesë agimit dergjur në vaj…
Fill pas resh vjen stuhia,
zemër natës në oshëtim,
mbledhur tok bijë e bija,
në ciklon ngren shtëpinë…
Vijnë dhe ikin bubullimat,
zhurmë e pellgje lënë pas,
gjuhët ngrehur vetëtimat,
rreze-heshtura buzën plas…
Diku tej ndër mjergullnajë,
një fosil pas shpine hedhur,
fund-tunelesh,qesh…e qajë,
përmallimi lëndinash bredhur….
Luan Sheshi

:26 shtator 2020…

“””””””””””””””””
SEÇ Ç’E ZURA NJË YLBER…
Seç e zura një ylber,
kokën vënë kallamishtes,
s’qe as Dimër,as dhe Verë,
qe stuhi buzë muzgishtes…
Derdhur shiut dhe harkuar,
brinjët thyer…humbur resh,
shtatin kërrusur…koloruar,
mes shtërgate nis e qesh…
Seç e zura një ylber,
ngjyrëzuar…tej errësirës,
pasqyruar derë më derë,
shteg-sinoresh i së mirës…
Luan Sheshi

: 26 shtator 2020…

Imazhi mund të përmbajë: qiell dhe jashtë
ME DORËN SHTRIRË…
Me dorën shtrirë,
drejt pikash shiu,
qëndroj i ngrirë,
më cik dhe Veriu…
Rrëketë më tutje,
ndër pellgje rënë,
stuhitë me ngutje,
tërsëllimen lënë…
E gishtat zgjatur,
zhuritje mallesh,
rrebeshet matur,
mergatë vallesh…
Vallëzojnë kujtimet,
gjoks vjeshtës nisur,
dorë shtrirë vegimet,
ëndërrinesh degëdisur…
Luan Sheshi

: 25 shtator 2020…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.