“””””””””””””””””””””
VJESHTA SOT CA E MËRZITUR
Vjeshta sot ca e mërzitur,
kokën kthyer plot përtesë,
varur degësh krejt papritur,
zhytur mjergullës në dënesë…
Udhë pyjesh nis mërgimin,
ndjekur pas prej Dimrit plak,
gjethesh rënë shëmbëllimin,
stofin zverdhur dëborës flak…
Gjumët fsheh nën gërmusha,
grusht kujtimesh mer me vete,
gjerdan pellgjesh var në gushë,
varkë shtegëtimi nëpër dete…
Vjeshta sot ca e mërzitur,
s’di pse mua më ngacmon,
varur degësh krejt papritur,
zhytur mjergullës më qorton…
“”””””””””””””””””””””
Drenushë e brishtë,
tek fushës shkonte,
mekur në një lirishtë,
në heshtje vajtonte…
Vajtonte drenusha,
rob leqesh e zënë,
gjerdan tek gusha,
kusarët thojtë lënë…
Kusarë pyllit fshehur,
gëzueshëm ulërijnë,
përqark,si të dehur,
në turr shkojn e vijnë…
Drenushë e brishtë,
vajton për fatin e saj,
mekur në një lirishtë,
kjo Botë e zënë në faj…