“”””””””””””””””””””
GJETHE MBI GURË…
Vjeshta udhë-ikjesh mbetur,
gjurmë nga pas një gjethe la,
vello-verdha…Dimrit e tretur,
derdhur ngricës…e jo shaka…
Vejn e vijnë kreshtash stuhitë,
kryet thyejnë e prap mërgojnë,
pyelli plak fsheh gjoksesh bijtë,
lot mëngjesi degësh çurgojnë…
Eh,mbi gurë kjo gjethe harruar,
trupit të saj…dëshmitë ngulitur,
buzë Marsit përrejtë turfulluar,
coh’ të fundit rrëmbejn papritur…
Vjeshta udhë-ikjesh mbetur,
mjergull-trashën hequr zvarrë,
vello-verdha…Dimrit e tretur,
hesht mbi gurë gjethja e marrë…
“”””””””””””””
NJË ZË MË FSHIHET…
Një zë më fshihet,
një tjetër më bezdis,
nga vijnë s’i dihet,
më thoni nga t’ja nis???
E gjatë heshtja,
gjymtyrë nuk ka,
në shtim kureshtja,
mërzia pirg…Kala…
Llambojnë larg yjet,
krah hënës lakmitare,
zhurmëjnë dhe pyjet,
cek ëndërra në dritare…
Një zë më fshihet,
pas meje në kërcitje,
prek fajin…lart ngrihet,
një tjetër…rri në pritje…