Moj Zall -Dardhë o djep stolisur,
T’i feston me mijra shekuj.
Valle e këngë të kanë harlisur,
Ngele në Dibër krye – vepër .
Nëpër art u lartësove,
Bijtë e tu ta rritën shtatin.
Bregut t’Drinit e nis këngën,
Maja e Madhe s’ta ndal hapin.
Si kurorë të qëndron kënga,
Si gjerdan të mbështjell vallja.
Nëpër vite lartësohesh ,
Me kuvend që ka Zall-Dardha .
Dhe të vdekur flasin artistët,
Po na prit o moj Zall -Dardhë!
Se pèr festën e kuvendit,
Ne të gjithë kemi me ardhë.
Tek vikat me tel t’sharkisë,
Ai rapsodi Hazis Ndreu .
Nuk jua zbeh unë ditën tuaj
Nuk ma ndal jo, këngën dheu !
Zanin shumë e ka trazuar,
Këndon këngë sa tundet kulla!
Vjen źë ëmbël si gjithmonë,
Djali i Dardhës Qerim Sula .
Vala e Drinit e ndal hovin ,
Përcjell këngë me nostalgji .
Po ju këndon Sherif Dervishi ,
N,mes t’kuvendit me çifteli !
S’tè mungojnë artistët kurrë,
Nëpër këngë ta puthin ballin,
Mirë se vinì! Na pret kuvendi!
Në Zall-Dardhë të shuajmë mallin.
Punoi SULBIE .H. SHEHU
ZALL -REÇ
DIBËR
“””””””””””
Ti je ajo pike loti tek une
Erè e lehte prapè je ti
Rreze dielli pranverore
Neper jete te kam un ty!
Ti je kenga neper dasma
Ti je forca e durimi
Ti je heshtja dhe mbeshtetja
Sa here mua me kap trishtimi !
Ti je rigè e fshehtesise
Je buzeqeshje dhe vègim
Ti je diell qe te mbush jeten
Ti je fllad ne perendim !
Ti je lisi shekullorè
Force te madhe te kam ty
Si zambak qe sjell arome
Persèri je vetem ti
Punoi Sulbie .H. Shehu
Tirane / Albania /