HOMAZH PЁR KOLЁ FUNIҪIN

U bё njё vit qё Kolё Zef Funiçi ёshtё ndarё nga jeta. Personalisht, dhe besoj edhe shumё e shumё tё tjerё e kujtojnё me shumё respekt ish mёsuesin, njeri nga drejtuesit kryesor pёr shumё kohё nё organet e pushtetit tё lokalitetit Dukagjin, drejtues nё organet e ekonomisё, e pёr mua personalisht ish mёsuesi im nё klasen e tretё nё vitin 1958, eprorin tim nё shkollё kur unё isha nё fillimet e punёs nё arsim, kolegun nё drejtimin e shkollave tё ndryshme nё zonёn e Shalёs, shokun e mikun e paharruar qё kur u njohёm e deri sa vdekja e mori Kolё Funiçin e na ndau.
Ishte njeri i pastёr moralisht, shoqёrisht e shpirtёrisht, nuk shikonte nga xhepat apo strajcat. Parimin kryesor kishte drejtёsinё, korrektёsinё dhe zbatimin e rregullave. Besonte nё veten e tij, nё parimet, dhe ato kёrkonte qё tё viheshin nё jetё. Ishte krenarё por asnjёherё mendjemadh, apo sharlatan a kapadai. Lexonte shumё, mbante shёnime dhe i interpretonte me gojtari tё rrjedhshme nё orgumentimin e problemeve qё shtroheshin pёr diskutim.
Qё nё kohёn qё e njoha si mёsues, mё mbeti emri dhe figura e tij e pashlyer nё mendje dhe zemёr. Qё nga fёmijёria ime, ashtu edhe nё rini, nё pjekuri, por edhe nё kohёn e pleqёrisё tё ati dhe timen, ishim dhe mbetёm shumё tё afёrt shpirtёrisht, e shoqёrisht.
Nё verёn e vitit 2019 u takuam shpesh, mё shumё nё shtёpinё e tij, flisnim e diskutonim pёr probleme tё kohёs, historisё e kulturёs, por gjithmonё nё qendёr tё tyre ishte Dukagjini, historia dhe kultura e tij, tradita dhe e reja bashkohore, rezervat natyrore, kushtet e jetesёs, emigracioni i popullsisё e rradhimi apo braktisja e fshatrave, etj.
Nga pjesa e dytё tё asaj vere, unё shkova nё Itali, pranё fёmijёve dhe nё njё vizitё mjeksore tё zakonshmё me kёrkesёn e tyre, mjekёt konstatuen se kisha nevojё pёr njё operacion. Ai u realizue dhe doli me sukses. Unё u pёrpoqa qё tё mos bёhet bujё, por e kishte dёgjuar edhe Kola. E kam tё ruajtur nё telefon mesazhin e mёposhtёm qё mё ka dёrguar me 23.10.2019:
“Pёrshёndetje Luigj!
Mora vesh se je operue. Ndjeva keqardhje tё madhe, por kur mora vesh se je mirё u qetёsova.
I dashur Luigj, tё kaluara, tё ligat mos paçin vend nё trupin tёnd.
Tё uroj shёndet tё plotё dhe gjithё tё mirat.
Kolё Z Funiçi”.
Natyrisht qё ju pёrgjigja. Ky ishte komunikimi i fundit midis nesh.
Ai u nda nga jeta vetёm katёr ditё mё vonё, mё 27.10.2019, duke lёnё pas njё familje shumё tё mirё nё tёgjitha drejtimet, duke u lёnё fjalёn e mirё e ballin lartё pёr jetёn dhe punёn e tij, e qindra shokё tё jetёs sё tij. Familjarёt e tij, Lina pёr bashkёshortin, dhe fёmijёt pёr babёn e tyre, janё dhe duhet tё jenё krenarё pёr gjithё punёn dhe jetёn e Kolё Funiçit.
Pushofsh nё paqe, o ish mёsuesi dhe shoku im qё nga viti 1958. I lehtё dhe i bekuar qoftё dhéu i vendit tёnd, Shqipёrisё, qё tё mban, e qё aq shumё dёshiroje qё preheshe nё tё.