Mani i kuq!
Çmu kujtua sot,
Mani mbi serxhi,
Mani i kuq , tek dajat e mi!
Per dore me merrnin
Me ngjitnin ne mal
Kur lodhesha shum
Me hipnin ne kal!
Oh dajat e mi
Atje lart në mal
Me stan e mulli
Me shtepi te rrallë
Çmu kujtua sot mani i zi
Rrethuar mes lulesh .
Në lendinë te tij.
Me kothere bletesh .
Rreth e perqark.
Me xixellonja e zogjë.
Mu aty ne prag!
Eh mani i mbeshtetur.
Ne serxhi perbri .
Pyeti ku eshte daja .
Gjithë vitet e tij,
Iken u larguan
Te gjithë një nga një
Mani i vetmuar
Po behej shkrumb e hi!
Iku nënë daja
E para prej tij ,
Lotet e manit, binin
Mbi serxhi,
Iku me pas gjyshi
U bë helm e vrerë
Trupi po i thahej
Si dielli në verë!
Me pas tezja ime
Vendosi ti rri pran
Mani i helmuar
Su ngrit ma në kam!
Bletet e dashuronin
Nektarin e tij
Në stinën e verës
Kerkonin ngrohtesi!
Mani i kuq u bë
Man i zi , tja shijoje kokrrat
S’kishin ëmbëlsi!
Eh ky man me vite
Mbajti hidherim
Per njerzit larguar
Per bab dajen tim!
Gështenja mbi shtepi .
Zgaver u bë .
Keshtu e vetmuar
Nuk jetoj dot më!!!
U rriten femijët,
U diplomuan ,
U nisen , në shtigje
Të panjohura,
Në vend të huaj
Filluan të ndertojnë
Folet e tyre,
“Fole te ftohta!”
Iken fëmijet si zogjtë shtegtarë
Qe enden nëpër botë,
Kerkojnë ngrohtesi ,
Kerkojnë jetë ,
Kerkojnë te ndertojnë
Themelet
Ne dhe të huaj
Themelet janë te dobet!
Shtepia e errët , boshatisur rri.
Dhe dritat rrin fikur
Dhomat ku ata flinin
Rrinë mbyllur, po myken,
Të kyçur!
Veç gjurmet e mija
E bashkshortit tim
Dhe hijet tona …
Që nga pas na vijnë.
Ngrihem në mesnatë
I hap ato dyer
Dritat jua ndez
Deri në të gdhirë,
Gjumi nuk më zë
Nuk dua ti mbyll sytë,
Më trembin ëndrrat
Qe shoh per fëmijet!
Sillem nëper shtepi
Deri pas mesnatë,
Po sjua degjova zerin
Nuk shtrihem në shtratë.
Kur degjoj të qeshura
Në shkallë, ndonjë fëmijë
Dyert me vrap i hap
E qeshura pranë t’ më vi.
Iken fëmijet u larguan
Një nga një.
Dritat nuk i ndezim,
Veç një per të dy!
Sa per të parë njeri tjetrin
Në sy,
Të dim u gdhim dhe sot
Unë …dhe ti..!