O shtepize, foleze ku mesova germen A!
Te kujtohet hapi i pare!?
Strehez e ndritur! Na mblodhe si ne kosheren me mjalte.
Sa me dhembe kur te shoh keshtu te braktisur.
Gjaku i kohes po te ftohe
Trishtueshem pak e nga pak!
Muri i xhveshur ne vetmi rri semure.
Mushkerite bloze te jane bere.
Si te ishte nate!!!.
Loti i thare ne dritare shpirtin ta ka djegur.
O shtepize e dashur po renkon nga deshperimi
Ste shoh dot te vetmuar , te tronditur!
Semundja e kalbjes te ka kapur.
E qenke mbytur ne lot hidherimi.
Dhe dallendyshet te kane braktisur
Ty dhe folezen e tyre
Rri e qet foleza ime se nje dite do kthehem te ti.
Stane do te bej , shpirtin do ta ngrohe
E sdo te le ne vettmi!
Ndoshta do jem plakur, me bastun ne dore.
Me mall vitesh do te rrefehem si te altari.
Do te te them se sa kam vuajtur neper bote.
Sa ftohte kam ne vitet qe me djegin si zjarri!
Me beso se kurre keto vite sjam ngrohur
Si dikur ne folezen e vjeter.
ne shtepizen e thjeshte.
Me dritare prej druri
Por te mbushur plot me ngrohtesi .
Me dashuri e perkedhelje feminore
Me endrra te bukura
Me kujtime te moshatarve!!!
“”””””””””

Ca pika shiu bien mbi qelq
Ca lot dashurie zbresin,
Jeta vjen si dallget e detit,
Herë të rrëmbejnë
Herë të buzqeshin!
Ca pika shiu mbi faqe bien
Ca lot fëmijerije
Dhe malli per ty më rrëmben
Mall…. dashurie!
Një botë e ndarë më dysh
Një oqean , një det tronditur,
Mergimtar, per ju qajnë malet,
E toka ku kemba u është rritur!
Ca pika shiu mbi faqe ranë
Dhe xhami u merzit,
Gjithë vitet iken pa ju pran
Ehh… jeta u bë Sfidë!
Të dy jemi të pa faj
Tani që thellë mendoj
Ti lufton per jeten
Ne dhe të huaj,
Dhe unë , si ty njësoj!
Nuk është e lehtë
Një dashuri
Ta zbosh dhe pse nuk don,
Nuk është e lehtë të flesh rehat
Kur zemra veç lengon.
Kur malli zë të kap
Të kap e stë leshon
Rrugicat kudo shkela
Një zjarr më pervëlon!
Ca pika shiu ran mbi qelq
Per ty seç ndjeva mall,
Unë në një breg e ti në një breg,
Sa rrallë , shihemi sa rrallë!
Kjo botë e ndarë në dysh
Kjo botë e pa epur,
Nga erdhi ky mallkim ?
As gjallë , as vdekur!