Rapo Rapushi (shpellar ),
prej Çorrushi, katund andej ka Jugu, shkoj ne Gjermani me taku vellain e tij!..
I kishin thane se Vasa (emni i vellait) kishte ba pasuni e miradi e jetonte per mrekulli!
Kudo ku e kerkoj, ne restorante, klube, banka e hotele, i thonin vas..vas..!(çfare thu)?!…
“Kenka ba pronar i madh Vasa i jem”- tha me mendt e tija Rapushi.
Ne restorantin ma luksoz u ndal per dreke, tuej e kujtu gjithnji si restorant i Vases (se edhe ketu vas..vas..i perseriten)..
Porositi prej menyse fjalen ma te shkurte qe mujti me lexu: BOHNE.
Eine Bohne?- (nji groshe), -tha kamarieri gjithe njerezi dhe nuk vonoj groshen t’ia bije!
Rapushi (mbasi pjaten e perlau), shikjoj ne tavolinen perbri, nji burre zotni.Ky sapo kish hanger mish e jangi, tha repete!..e pjata ju perserit.
Si zotnija, bani edhe Rapo Rapushi ,e kamarjeri me xhentilece porosine e permbushi, dy here groshe hangri Rapushi.!..
Kaloj pak kohe e grosha filloi ta baje punen e saj. Me veshtiresi, tuej kalu nga pasqyra ne pasqyre, Rapushi, shkoj ne wc.
Aty ndodhi çudija!…
Punetori i veshun shik me uniformen e vendit te punes, ishte Vasa!…….
Te dy vellaznit u perqafuen te permalluem e shkuen ku banonte Vasa, ne nji podrum!
***
Ne foto si Rapushi qe kerkoj Vasen ne Gjermani, une gjeta ne Zvicer dyqanin e Lushit te Gurit te Zi!…
16 korrik 2022